Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Kavaja, duhet ta rithemelojmë veten dhe shoqërinë ku jetojme

by te Sheshi
11/02/2019
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Kavaja, duhet ta rithemelojmë veten dhe shoqërinë ku jetojme

Po po, ta rithemelojmë. Ky nuk është një slogan apo titull i ndonjë libri sociologjie, është një thirrje që buron natyrshëm nga thellësia e shpirtit. Ngjarja e Kavajës, e cila përfaqëson edhe kurorëzimin e dhjetra ngjarjeve të tilla të dhunimit seksual, ishte tronditëse sepse nuk kishte të bënte me një raport individual mes dhunuesit dhe të dhunuarës, por tashmë kishte të bënte me një  ngjarje në grup ku dhunimi kishte marrë edhe formën një organizate të strukturuar shantazhi nga adoleshentë të një moshe të pa menduar më parë.

Si për për ironi, është pastruesja e shkollës e cila zbulon ngjarjen dhe e bën prezente tek drejtoresha. Metafora e një pastrueseje e cila pastron të gjithë sistemin e kalbur moral dhe institucional, tregon se përmirësimet mund të zanafillojnë aty ku nuk ta pret mendja dhe nganjëherë janë aq të thjeshta dhe konkrete, përkundrejt mendimit që vërtitet se përmirësime të tilla janë të pamundura. Këtu nuk dua të ndalem në punën e policisë apo në këndvështrimin politik të ngjarjes, sepse do të kërkonte një shkrim tjetër. Sigurisht që jam dakort që duhet filluar me dënimet dhe proçedimet ndaj abuzuesve, por ama, theksi dhe vëmendja , sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla, duhet  fokusuar në proçesin para traumës sociale në mënyrë që gjërat të mos vijnë në pikën ku jemi ne sot.

Gjithë proçesi i rithemelimit shtrihet në mënyrën se si ne kemi konceptuar jetën, familjen dhe shoqërinë në të cilën jetojmë. T’i rithemelosh këto dimensione do të thotë ta konsiderosh individin jo tashmë si njësi elektorale, si shifër që prodhon vetëm statistike, do të thotë të mos e konsiderosh më atë një zgjatim me xhinse i sojit të majmunëve, do të thotë ta konsiderosh dha ta trajtosh atë si një qënie njerëzore me vlera dhe me dimensione të cilat duhen kultivuar dhe mirëmbajtur në mënyrë të vazhdueshme. T’i rithemelosh këto dimensione do të thotë të mos rreshtësh së konsideruari njeriun si një qënies e cila ka dy dimensione atë fizike dhe shpirtërore dhe për të qenë i tillë, ka nevojë për një ekuilibër të brëndshëm me veten dhe shpirtin e tij. Ashtu si individi ka nevojë për ekuilibër të brëndshëm, edhe shoqëria ka nevojë për atë ekuilibrin e brëndshëm të saj.

Të rithemelosh shoqërinë tonë do të thotë që të dhunojmë të dhunshmen brënda nesh. Dhunë e cila është kalçifikuar në nënvetëdijen tonë që shkatërron të ndryshmen ndaj nesh, dhunë që është kthyer në mënyrë dhe simbol të komunikimit tonë të cilën e prodhojmë, e mbarsim, e pjekim dhe e servirim vetë. Dhunë e cila është kthyer në të vetmen gjuhë  me të cilën ne merremi vesh me njëri-tjetrin, që nga çifti në shtëpi në prani të fëmijëve, në lagje, në shkollë, në institucione, në politikë dhe deri në Parlament. Të rithemelosh shoqërinë tonë do të thotë t’i japësh individit një ideal të lartë për ta ndjekur, një synim fisnik për ta zbatuar, një projekt mirësie për ta aplikuar. Me pak fjalë, të ndërtosh breza njerëzish të cilët nuk janë të alienuar nga detyrat dhe përgjegjësitë sociale.

Ta rithemelosh shoqërinë, do të thotë të rivendosësh në binarët e duhura lirinë dhe konceptin ndaj saj. Të kuptosh se liria pa kufinj për të bërë gjithçka dhe kurdo, është në thelb një liri e pamoralshme e cila pasohet nga një amoralitet në mendim dhe veprim. Është pikërisht kjo që kemi nevojë ne si shoqëri, të ndërtojmë atë ekuilibrin e brëndshëm duke gjetur balsamin për shpirtin tonë. Por, nëse edhe pas tre dekadash vrapojmë të bojkotojmë, fshehim, spastrojmë nga hapësira publike çdo gjë që ndërton dhe pasuron shpirtrat tanë, atëhere e kemi kot t’i ankohemi shoqërisë si e pa shpirt.

Kam bindjen se ne vrapojmë vetëm të rregullojmë pasojat pas traumave të kësaj natyre, të cilat nuk na ndihmojnë aspak për ta zgjidhur problemin që në zanafillën e vet. Shkaqet thelbësore nga i cili vjen ky deformim i sjelljeve të adoleshetëve, gjendet në dy të meta të mëdha që e karakterizojnë shoqërinë shqiptare. Proçesi i edukim-arsimimit, si dhe proçesi i kultivimit shpirtëror të tij. Ne filluam të vrasim masivisht dhe të përdhunojmë akoma më shpesh, kur filluam ta ekzekutojmë njerëzoren brënda nesh. Për hir të së vërtetës, neve na ndodhin ngjarje të tilla në varësi të asaj se çfarë jemi apo asaj se çfarë bëjmë, duke na u rikthyer në formën e një huaje sociale me kamatë të lartë, të të gjitha keqinvestimeve tona në raport me veten dhe mjedisin që na rrethon.

Ngjarjet e fundit kanë treguar se krimet, si brënda dhe jashtë familjes, si individualisht por edhe kolektivisht, kanë rikthyer bindjen se gjërat tek ne nuk janë përmirësuar aspak. Në formë rutinore ato veçse mbushin kronikat e para të lajmeve, duke e bërë rithemelimin e vetes dhe shoqërisë një domosdshmëri të një prioriteti të lartë. As qasja e politizuar e krizës duke akuzuar vetëm një palë si përgjegjëse nuk është zgjidhja. Debatet shterpë të liderëve politike në twiter apo facebook mbi ngjarjen, e bëjnë zgjidhjen e problemit një problem akoma më të madh për t’u zgjidhur. Çështja është më e thellë se kaq, ajo shtrihet në bazamentet kuptimore të secilit. Prandaj rithemelimi i vetes tonë dhe i kuptimit që ne duhet të kemi për tjetrin është zgjidhja, rithemelim bazuar në vlerat më të mira humane. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
TAKSA/ Goditje amerikane për Haradinajn? Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

TAKSA/ Goditje amerikane për Haradinajn? Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Berisha e Balla, shihen në gjyq

Berisha e Balla, shihen në gjyq

A do jetë Anastas Angjeli kreu i ri i KLSH-së? Përgjigja e Metës….

A do jetë Anastas Angjeli kreu i ri i KLSH-së? Përgjigja e Metës….

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni