Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Ka rënë zjarr në një televizion

by te Sheshi
04/07/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Ka rënë zjarr në një televizion

“Do t’i japim lajmet të zhveshur,” tha drejtuesi i një televizioni të quajtur “Zjarr”, i revoltuar nga fakti se përse në media, e kryesisht në rrjetet sociale, u aktivizua një kritikë e gjerë rreth mënyrës si ai kishte menduar ta organizonte edicionin e tij të lajmeve. Ndonëse një televizion live-stream, kjo nuk qe pengesë që spikeret e lajmeve të shfaqeshin me  xhaketa të hapura, ku mungesa e sytjenave ishte më se e dukshme. Me një emërtim të ngjashëm me një pije energjike, kjo strukturë mediatike ishte ngazëllyer jashtë mase se brenda një dite kishte arritur mijëra klikime, që sigurisht nuk kishin të bënin aspak me esencën e kësaj medieje, por me imazhin dhe seksualitetin e saj. E, në fakt, aty nuk po bluhej lajm, as nuk po ndërtohej një media, aty thjesht po institucionalizohej një tentativë e dëshpëruar për të rënë në sy; dhe ku ka më mirë sesa të rënit në sy me metodën më të lashtë që qenia njerëzore njeh, atë të lakuriqësisë. Një media, e cila në vetvete është vlerë, kërkohet të ndërtohet përmes antivlerës. Dhe ja ku jemi këtu në debatin  jo fort të  vjetër mbi moralin dhe relativizimin e tij. Një ngjarje e tillë, apo edhe shkreptimat e  ndonjë showmen-i në televizionet kombëtare, ku vlera dhe antivlera shoqërohen me pije energjike, kthejnë vëmendjen tonë përmes pyetjesh legjitime, se çfarë është e moralshme dhe ku janë kufijtë e saj.

Debatet e sotme mbi relativizimin e moralit nuk janë edhe aq komode, për arsye se për herë të parë shoqëritë moderne u shfaqën si shoqëri relativiste, duke sulmuar direkt principet morale që kishin zënë vend me shekuj, dhe, si të tilla, ishin absolute, të pandryshueshme, objektive, e, në të njëjtën kohë, universale. Përballë tyre, relativizmi i moralit shfaqej i ndryshueshëm, subjektiv dhe individual, i cili humbi kuptimin mbi të mirën dhe të keqen,  e tha se të menduarit i bën fenomenet të mira ose të këqija. Si i tillë, të menduarit u kthye në variablin bazë për të gjykuar ekzistencën ose jo të moralit, dhe në kundështim me formulën e vjetër moraliste, që është morali që gjykon ndjenjat, relativistët pohuan se ndjenjat janë standardet për të gjykuar moralitetin. Dhe ja ku loja u hap. Kështu, ndjenjat individuale të secilit mund të përcaktonin morale individuale, dhe ngrehina e moraleve individuale sipas qejfit të ­çdonjërit është bymyer tej mase, sa pritet vetëm koha e shpërthimit të saj.

Mirëpo vlerat morale, të cilat janë edhe universale në të njëjtën kohë, janë transkulturore dhe tejhistorike, të përmbledhura në atë që është quajtur ligji i përbashkët njerëzor me të cilin shoqëritë kanë administruar veten. Vlerat morale janë për një kulturë dhe ligjet e saj siç janë konceptet për fjalët, pra, kemi gjuhë të ndryshme, por koncepte të përbashkëta. Në të njëjtën formë, kemi shoqëri të ndryshme, por vlera morale të përbashkëta. Ajo që mund të bëjnë njerëzit është ndërtimi i modeleve të ndryshme shoqërore, por jo i moraleve të ndryshme, sepse ne nuk mund t’i transferojmë vrasjen, tradhtinë, përdhunimin, vjedhjen nga modele të këqija në të mira. Po ashtu, vlerat morale janë si ngjyrat, të dhëna një herë, dhe nuk mund të ndryshohen. Ne nuk mund të ndërtojmë një rend të ri moral; ajo që mund të bëjmë është vetëm të vendosim ta refuzojmë ose jo atë. Ne mund të vendosim të përdhunojmë ose të vrasim dikë, por jo t’i sanksionojmë këto si morale, si detyrime për të vrarë dhe përdhunuar. Pra, liria jonë qëndron në të bindurit ose jo ndaj këtyre vlerave.

Deri këtu pothuajse të gjithë janë dakort. Problemi komplikohet kur qasja morale futet në fushën e feminizmit dhe të seksualitetit. Dhe këtu barriera e moralit bie, qasjet e relativizmit moral gëlojnë, çka e bën  në vetvete forcën e cila e udhëheq relativizmin si teori të jetë në të shumtën e rasteve ekskluzivisht seksuale. Pra, ti mund t’i japësh lajmet jo vetëm pa sytjena, por edhe tërësisht e zhveshur, sepse nuk është logjika ajo që mbizotëron në vlerësimin e situatës; janë ndjenjat ato që përcaktojnë nëse ky veprim është i moralshëm apo jo. Dhe reagimi  shoqëror vjen më se i natyrshëm ndaj këtij rasti, sepse shoqëria i kthehet natyrshmërisë së vet kur kufijtë e moralit cenohen, sepse ajo (shoqëria) përshkohet edhe pa e kuptuar vetë nga ndjenja e fajit, e fajit të ikjes nga e natyrshmja e saj. Mendo sikur të zhduknim çdo normë morale, të relativizonim çdo parim, të vinim në dyshim çdo standard etik. Atëherë nuk do të ekzistonte faji, e ne nuk do të ndjeheshim më fajtorë për asgjë. Faji do ta humbte kuptimin e vet, sepse ai merr kuptim nëse ti ke shkelur një normë, dhe nëse norma nuk ekziston, atëhere edhe përgjegjësia për të avullon.

Individualizmi intensiv i shoqërive moderne, i bazuar mbi postulatin “parapëlqimi im është morali im”, i materializuar edhe në shembuj të tillë, apo edhe në dhjetra të tjerë, ka humbur tiparin themelor me të cilin qenia njerëzore dallon nga krijesat e tjera. Në fakt, kjo situatë dëshmon edhe fundin e të jetuarit shpirtërisht të një realiteti, sepse të jetosh shpirtërisht do të thotë në thelb të jetosh moralisht; dhe ajo që e bën një qenie njerëzore të dallohet nga të tjerat është intelekti dhe vullneti për të bërë zgjedhje morale. E nëse ka reagime nga shoqëria për një televizion që i vë zjarrin vetes, atëherë ky është një lajm i mirë, sepse tregon që ndjenja e fajit ekziston akoma, referenca etiko-morale akoma është e gjallë ndër ne, dhe ne kemi akoma shpresë për sa kohë vazhdojmë të bëjmë zgjedhje morale dhe ngulmojmë fort për to. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Ajo humbet kujtesën dhe nuk mban mend asnjë gjë, ja çfarë bën bashkëshorti i saj për ta mbajtur pranë

Ajo humbet kujtesën dhe nuk mban mend asnjë gjë, ja çfarë bën bashkëshorti i saj për ta mbajtur pranë

Ja ç`bën shqiptari po të dojë: një mjet praktik, plot fantazi e me pak kosto, për punë të mëdha e të dobishme

Ja ç`bën shqiptari po të dojë: një mjet praktik, plot fantazi e me pak kosto, për punë të mëdha e të dobishme

“Kasapi”,  futbollisti që luajti për 90 minuta duke i rrjedhur gjak (foto & video)

“Kasapi”, futbollisti që luajti për 90 minuta duke i rrjedhur gjak (foto & video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni