Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Ka njerëz që as virusi nuk mund t’i shërojë

by te Sheshi
09/04/2020
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Ka njerëz që as virusi nuk mund t’i shërojë

Hiçgjëja dhe asgjëja, sot, më shumë se kurrë, po grinden jashtë mase sepse numri i atyre që i përkasin këtyre dy kategorive është rritur aq shumë, saqë nuk mund të përcaktohet kufiri ndarës se sa i përkasin kategorisë së hiçgjësë dhe sa kategorisë së asgjësë. Duke pasur si kriter bazë zeron, hiçgjëja dhe asgjëja, si dy binjake rebele, po tentojnë t’i grabisin njëra-tjetrës pasuesit vet. Por, ekziston edhe një kategori jo e vogël njerëzish që nuk i përkasin as njërës dhe as tjetrës. Ata, janë parkuar në rehati të plotë brenda një kategorie tjetër, asaj të kurrgjësë, e cila në ndryshim nga “hiçi“ dhe “asi“ që përgjithësi nuk bëjnë ndonjë gjë, këta të kurrgjësë, janë kurrë në raport me gjënë. Për ta sqaruar konceptin themi, nuk mjafton që të mos bësh gjë apo kurrë të bësh ndonjë gjë, por mundesh që të bësh gjëra të cilat kurrë përbëjnë ndonjë gjë. Dhe pikërisht ata të kurrgjësë të cilët janë kurrë në raport ne gjënë, përpiqen të prishin çdo gjë.

Në mesin e një pandemie ku i gjithë globi faktikisht është spostuar nga demokracia në karantinokraci, ku jeta e njerëzve tashmë është kthyer në tabelë shifrash me ngjyrat e semaforit, të cilat në formë të përshpejtuar orë e çast rasportojnë sëmundjet dhe vdekjet, në gazetën “Tema”, e cila rastësisht m’u shfaq gjatë scroll-it të përditshëm, më tërhoqi vëmendjen një lajm rreth vdekjes së artistit dhe humoristit të njohur, të ndjerit Gëzim Kruja. Gazeta në fjalë, nuk kishte përtuar të shqetësohej, në vetëm pak rreshta, për faktin se si mbi arkivolin e artistit ishte hedhur “një copë jeshile me mbishkrime arabe”. Pra, këta të kurrgjësë nuk i shqetëson ndjeshmëria e familjarëve për humbjen e njeriut të dashur të tyre, as edhe halli i madh që i ka gjetur në këtë pandemi për pamundësinë e përcjelljes së tij për herë të fundit, por në këndin e tyre të anti-teizmit, fuqizuar me një cocktail injorance, shqetësohen për besimin e elitave kulturore të vendit.

Unë vij nga një qytet si Shkodra, e cila ka qenë dhe është krenaria kombëtare në fushën e kulturës, artit, mendimit dhe fesë së këtij vendi. Nga ky qytet kanë dalë dhe vazhdojnë të dalin, kolosë dhe referenca të vetëdijes shqiptare. Këta njerëz, gjithë aktivitetin e tyre krijues e kanë të ndërthurur me një farë dimensioni transhendent, i cili u jep kuptim kontributit të tyre. Pra, lidhja e tyre me transhendencën, krijimtaria e tyre, gjithsesi ka qenë dhe është një dimension personal që i ka garantuar dhe garanton lidhje me besimin, çka e ka bërë produktivitetin e tyre kaq të veçantë dhe kaq unik.

Me guximin injorant të zeros, në përpjekje për të zeruar realitete  në Shqipëri, me shkrime të cilat zerojnë nënshkruesin dhe organin që i boton, këta individë kundrojnë plot mllef të kundërtën e tyre. Këta të kurrgjësë me vetëdije të plotë kanë vendosur të ngelen një zero e shkëputur në raport me shoqërinë duke mbartur mbi vete kurrgjë vlera. Ajo “copë jeshile me mbishkrime arabe” e cilet sillet nga media e tipit “ tunde para përdorimit”, nuk janë veçse vargje kuranore të cilat u vendosën të vdekurve sipas pëlqimit të tyre dhe familjes, si një konfirmim i lidhjes mes krijimtarisë së individit me Krijuesin Suprem. Një ndjeshmëri që të paktën duhet nderuar dhe respektuar nga çdokush  në lidhje me familjarët për të dashurin e tyre që nuk është më. Pra, domethënë, sot mjafton të jesh pjesëtar i denjë i kurrgjësë dhe të projektohesh në mediat e hiçgjësë për të sulmuar fare kollaj një popullsi të tërë e cila si bartëse e virtyteve në sajë të besimit të vet, përpiqet të jetë një vlerë e shtuar larg zbrazëtirës. Në raste të tilla sfida më e madhe e secilit, është se si të përballet me përbindëshin  pa u bërë vetë një i tillë.

E gjitha niset nga premisa e nacionalizmit kundër çdo gjëje që përbën kulturë të importuar, qëllimisht duke i bërë by-pass, faktit që nacionalizmi shqiptar zanafillon pikërisht nga shpirti i besimit dhe klerikëve të këtij vendi. Por, e veçanta e nacionalizmit të kurrgjësë është se ky nocion, në ndryshim nga nacionalizmi klasik ku fetë kanë qenë pjesë thelbësore në forcimin e tij, nacionalizmi i kurrgjësë sulmon njërën nga fetë e shqiptarëve, atë më të madhen, në emër të shpëtimit të identitetit nacionalist. Tek ne nuk ka një kod të nënkuptuar konsensual, siç ndodh me qytetërimet e tjera, ku e kaluara historike përbën vlerë dhe krenari për rrjedhojë ajo përdoret nga elitat për të forcuar konstruktin social të brezave të rinj. E kundërta ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë me ne në Shqipëri, ku e kaluara jonë historike shpërfillet dhe keqserviret duke shpërbërë strukturat dhe thurrjet sociale ndërmjet brezave dhe duke prodhuar sisteme mostra siç qe ai i pas çlirimit.

Këta të kurrgjësë së bashku me këta të hiçgjësë, duket se nuk e kanë kuptuar akoma që sa më shumë presion të ushtrojnë ndaj virtytit, aq më lart ai ngrihet. Ne nuk jemi një shoqëri që papritmas erdhi nga bota e kurrkundit dhe u instalua pa një profil të sajin. Vlerat e konsoliduara në ndërgjegjen shqiptare edhe pse të luhatura, sot janë thellë në vetëdijen e secilit. Pandemitë si kjo e Covid-19 vijnë jo vetëm për të na lënduar. Ata janë shanse, që në momente të ndryshme historike u jepen shoqërive, për të vetreflektuar. Janë momente për të rikonfiguruar mendimet dhe praktikat e secilit prej nesh, drejt një qasjeje më të përmirësuar. Por, siç duket ka akoma njerëz apo media të cilët as virusi nuk mund t’i shërojë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
BE vendos prishjen e konkurrencës: miraton bashkëpunimin e prodhuesve të ilaçeve

BE vendos prishjen e konkurrencës: miraton bashkëpunimin e prodhuesve të ilaçeve

Lagarde: evropianët, nevoja për të qëndruar “krah për krah”

Lagarde: evropianët, nevoja për të qëndruar "krah për krah"

Guterres: S’është kjo koha për të vlerësuar reagimin global ndaj Covid-19

Guterres: S'është kjo koha për të vlerësuar reagimin global ndaj Covid-19

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni