Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Inskenimi i fushatës, si vepër arti standarte

by te Sheshi
10/06/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Inskenimi i fushatës, si vepër arti standarte

Fushata jonë elektorale dallon dukshëm në raport me fushatat elektorale të vendeve të tjera, për faktin se, kjo e jona nuk përbën të veçantën e mjedisit tonë politik, nuk është veçori dalluese në raport me mandatin qeverisës, nuk është kulmi i kumtimit polititk dhe organizimit të ideve dhe mendimit, ashtu siç fushatat e tjera zgjedhore në vendet e zhvilluara dallojnë nga praktika qeverisëse. Këtu tek ne, dallimi mes praktikave qeverisëse dhe fushatës zgjedhore është pothuaj simbolik sepse, aq shumë praktika jonë qeverisëse që përshkon mandatin politik është e mbushur me artikulim fushate, saqë kur fushata vjen, ajo nuk është e veçanta, as ngjarja e cila do të tërhiqte vëmendjen e elektoratit për të kuptuar se në ç’raport ka qene praktika jonë qeverisëse me realitetin. Pra, fushata tek ne, nuk përbën kohën e bilancit, të llogarisë, të hesapeve me laps të hollë, të përgjegjësive që dikush duhet të marrë përsipër, jo aspak, ajo (fushata) është thjesht zgjatimi i artikulimit politik të liderëve dhe formacioneve të tyre, i cili është shtrirë gjatë gjithë kohës bile edhe gjatë gjithë pushimeve, ku fushata transformohej në rekorde noti apo edhe kush bënte paradë me kostume linoje më seksi në bregdet.

Në këtë kuptim, ne, gjatë këtij muaji zyrtarisht jemi në fushatë zgjedhore, por faktikisht jemi në ditët normale të qeverisjes. Pse ? Sepse qeverisja jonë merr kuptim vetëm përmes fushatës, artikulimit elektoral, dhe jo produktit e punës. Praktika jonë qeverisëse në të shumtën e rasteve ka një bilanc shumë të varfër ose në disa raste nuk e ka fare, dhe mbajtja e audiencës nën kontroll politik, bëhet duke vazhduar retorikën e fushatës pa ndërprerje gjatë gjithë mandatit. Kjo retorikë është e mbështjellë me parullën se fajin gjithmonë e ka “tjetri” politikisht, dhe kur fushata vjen, dhe videot elektorale përsërisin të njëjtin lajtmotiv, atëhere e kupton se fushata nuk është gjë tjetër vetëm se një vënie e madhe në skenë me disa akte politike, që spektatori duhet ta duartrokasë përmes votës së tij.

Inskenimi i fushatës merr kuptim në formën e një vepre arti të standartizuar ku personazhet kryesore janë vetëm niveli i të dukshmes politike dhe regjizura qëndron atje e fshehur prapa të njëjtit qëllim politik, prapa të njëjtit produkt. Në fund të llogarive, sado që mëngët e përveshura të Erjon Velisë të të  flladisin me energji rinore, sado që buzëqeshja naive e Halim Kosovës, apo edhe brilantina në flokët e Bashës, të shkëpusin nga realiteti ynë i hidhur, përsëri rregjizorët e vënies në skenë të fushatës elektorale jonë po ata, të vjetrit, të pathyeshmit, të pamposhturit, Berisha dhe Rama.

Në këtë kuptim, ne jemi po aty ku kemi qenë, tek durimi ynë për të përsëritur pafund të njëjtën gjë, të shohim të njëjtën vënie në skenë me aktorë të rinj por me rregjizorë dhe  sponsorë të vjetër. Të shohim sesi nuk ka asnjë përgjegjësi për gjithçka të keqe që vazhdon e bymehet në këtë vend. Madje jo vetëm kaq, por e keqja nuk ka edhe autorët të saj. Kështu i bie nëse nuk ka autorë dhe përgjegjësi, atëhere e keqja në këtë vend as edhe nuk ekziston, dhe ne pluskojmë në një botë naive ku të këqinjtë janë atje larg në eufemistikë ndonëse korrupsioni, vjedhja,dhuna, vrasja, atentatet politike, janë tashmë pjesë e mozaikut të së përditshmes. Për këtë, ne na duhet një kandidat i cili përvesh mëngët për të punuar pa filluar puna, ndonëse mëngët e përveshura të kryetarit të tij nuk kanë lënë vend për punë. Na duhen kandidatë të cilët thonë se nuk jemi politikanë, por administratorë, pavarësisht se administratori aktual është politikani që i jep tonin fushatës së tyre.  E kështu, vënia në skenë vazhdon me akte rë reja dhe me ditirambe mbi epokën e artë tonën dhe makthin e kundërshtarit.

Tashmë kemi një elektorat të lodhur duke parë të njëjtën gjë. Për këtë arsye kandidatët e dy partive kryesore politike tentojnë të tërheqin vëmendjen e zgjedhësve duke u përpjekur të shfaqen si të pavarur brënda varësisë së tyre politike. Tentojnë të vishen me një koracë të qelqtë pavarësie ndaj liderit, për të ndërtuar përceptimin e ndryshimit, por siç rëndom ndodh me kopjet në raport me origjinalin, pavarësinë politike dinë ta shërfaqin vetëm ata që janë vërtet të pavarur në mendim dhe veprimin politik.

Kjo, padyshim që është fushata më me pak vëmendje dhe intensitet elektoral, është e zverdhur që në premisë, sepse asgjë e re nga fronti i politikës, ndërkohë që një çerek shekulli sapo ka kaluar duke u kavërtisur në një pikë tonën, e cila ndodhet diku mes kurrkundit dhe asgjësë, dhe fushata e zverdhur e jona nuk përbën të veçantën e mjedisit tonë politik, nuk është veçori dalluese në raport me mandatin qeverisës, nuk është kulmi i kumtimit polititk dhe organzimit të ideve dhe mendimit, është thjesht rutina e radhës për t’u projektuar përmes ideografisë politike ku grafika sundon mbi ideologjinë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Gjykata e Lartë: Deputetët Noka e Ndreu nuk mund të dënohen penalisht për një grusht…Reagon ashpër PD

Gjykata e Lartë: Deputetët Noka e Ndreu nuk mund të dënohen penalisht për një grusht…Reagon ashpër PD

Kadri Veseli: Kosova tashmë ka miq kudo, ndaj rehatohu baca Isë

Kadri Veseli: Kosova tashmë ka miq kudo, ndaj rehatohu baca Isë

BE publikon foton e takimit të krerëve të Maqedonisë

BE publikon foton e takimit të krerëve të Maqedonisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni