Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Indiferenca e civilizuar për Halepin

by Te Sheshi
19/12/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Indiferenca e civilizuar për Halepin

Në Halep u nënshkrua turpi i veshur me kollare, hipokrizia e mishëruar në buzëqeshje tinzare e shikime ledhatuese, pafytyrësia e shprehur me shtrëngime duarsh, të cilat na shfaqen herë pas here kur në majën e thikës, në tytën e pushkës apo në hundën e një bombe, nuk ndodhet askush tjetër, veçse popujt muslimanë. Ngjarjet e fundit në Halep janë kulminacioni i masakrës ndaj popullsisë siriane, të filluar që pesë vite më parë, kur plumbat e regjimit të Asadit i përshkonin ata qindra e mijëra demonstrues që mbushnin sheshet e qyteteve siriane duke protestuar dhe duke shpresuar që më së fundmi liria nuk do të ishte pronë e vetëm disa popujve, por, pse jo, edhe e tyrja.

Ajo çka u pa me ngjarjet e Sirisë ishte përzierja e politikës ndërkombëtare me emocionin e përkatësisë së fuqive pjesëmarrëse në të; me pak fjalë, një qasje “emolitike”, një lloj qëndrimi që politikën e drejtë e përzien me emocionet dhe e deformon atë, dhe emocionet e pastra i përzien me politikën dhe i ndot ato. Në rastin konkret, ku e gjithë historia e Sirisë, e parë në këndvështrimin e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, ka qenë në vija të përgjithshme qasja e njëjtë me të cilin ky faktor e ka trajtuar, përdorur dhe shfrytëzuar, në përgjithësi Lindjen e Mesme, por edhe luftërat në Afganistan dhe Irak, në Libi, si dhe ngjarjet në Egjipt, të cilat janë karakterizuar nga ajo që Talal Asad, profesor i New York University, e quan me termin “dhunë e civilizuar”, e fuqizuar nga luftëra të cilat, për shkak se fillohen nga fuqitë perëndimore, marrin konotacionet e luftës si dhunë e civilizuar, edhe pse ajo drejtohet kundër një shteti tjetër sovran. Luftëra të tilla janë justifikuar me rrezikun që sjell terrorizmi si “dhunë barbare”, kundërpala e “dhunës së civilizuar”, gjë që do të justifikonte çdo lloj pasoje dhe efekti anësor që dhuna e civilizuar mund të sillte në emër të asaj që kuptohet sot me civilizim, si një cilësor që i atribuohet ekskluzivisht dhe gjeografikisht vetëm një rajoni të caktuar, edhe pse nuk u provua asnjëherë që armët kimike ekzistonin në Irak apo se banda e terroristëve të 11 shtatorit kishte shkelur ndonjëherë në Afganistan.

Emolitika  në Siri mori një trajtë tjetër, për shkak se nuk qe e filluar nga ndërhyrjet ushtarake perëndimore, si në rastin e Afganistanit dhe Irakut; emolitika perëndimore në rastin e Sirisë tashmë merr ngjyrë në krahun e kundërt të “dhunës së civilizuar”. Ajo më së shumti u përfaqësua në Siri me “indiferencën e civilizuar”, apo me “vakumin e civilizuar” perëndimor, i cili në Siri, e sidomos në Halep, rezultoi me pasoja më shkatërruese se “dhuna e civilizuar” perëndimore në Irak e Afganistan. Dhe për çudinë e të gjithëve, “indiferenca e civilizuar” perëndimore u projektua si kundërpalë e “dhunës barbare” ruso-asado-iraniane, e cila i tejkaloi pritshmëritë që ne si qenie njerëzore kemi për dhunën.

Asnjë formë e arsyeshme nuk është e vlefshme tashmë për të justifikuar emolitikën perëndimore në Halep, e mishëruar më së miri në indiferencën e civilizuar që ajo shfaqi në konfliktin sirian që në kohën kur tërheqja nga termi “vijë e kuqe”, e përdorur nga presidenti Obama si kufiri njerëzor i shkelur nga Asadi me rastin e përdorimit të armëve kimike, u la në harresën e kancelarive perëndimore. Është koha kur ekuacionet politike nuk përputhen me emocionet njerëzore, është koha kur njerëzorja thërret për nga drejtësia, ndërsa gjeopolitika thërret drejt kulisave dhe meskinitetit.

Halepi është aktakuza firmosur më drejtpërdrejt me bojën e kuqe të gjakut të atyre që të vetmin faj që kishin ishte dëshira për të qenë të lirë, së cilës iu vendos përballë indiferenca e civilizuar, e shprehur me frazën, “problemi sirian është problem i tjetërkujt”. Është një pikë ku dhuna dhe indiferenca takohen, e për më tepër është një pikë ku dhuna dhe indiferenca i japin forcë njëra-tjetrës. Halepi, Siria më gjerë, janë esenca e asaj se sa më shumë dhunë ushtrohet, aq më shumë indiferencë shikohet nga ata të cilët kanë marrë përsipër të qeverisin dhe mbrojnë përmes aleancave dhe organizmash ndërkombëtare nderin dhe dinjitetin e qenies njerëzore pa dallim përkatësie identitare.

Problemi është se kur interesat e kërkojnë, përdoret dhuna e civilizuar me pretekstin për të çuar demokracinë, për të shpëtuar vlerat njerëzore, për të shpëtuar popujt nga shtypja dhe zgjedha e të paudhëve, paçka se miliona janë viktimat, paçka se zhvatja e pasurive kombëtare të popujve nën dhunën e civilizuar vazhdon të shterohet. Ndërsa, kur po interesat e kërkojnë në një situatë tjetër, aplikohet indiferenca e civilizuar, paçka se qindra e mijëra janë viktimat, miliona janë të shpërngulurit, paçka se qytetet thjesht nuk ekzistojnë më. Në të gjithë këto histori nuk ka asgjë të civilizuar. E vetmja gjë e duhur është kapja pas së vërtetës dhe reagimi sipas kritereve të saj; edhe nëse disa popuj nuk na duken si disa të tjerë, përsëri ata meritojnë të vetmen gjë të civilizuar, dashurinë! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Rrëzohet avioni rus, mbijetojnë të gjithë të gjendurit në të

Rrëzohet avioni rus, mbijetojnë të gjithë të gjendurit në të

Nga F1 tek F12, këto janë funksionet e tasteve “të çuditshëm”

Nga F1 tek F12, këto janë funksionet e tasteve “të çuditshëm”

Rinis evakuimi në Halep, pritet miratimi i mbikëqyrjes së procesit nga OKB-ja

Rinis evakuimi në Halep, pritet miratimi i mbikëqyrjes së procesit nga OKB-ja

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni