Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Festa e largimit nga natyrshmëria jonë

by Te Sheshi
29/12/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Festa e largimit nga natyrshmëria jonë

Drita pulsuese vezulluese, që me ndriçimin e tyre injektojnë një optimizëm euforik në formën e një mbidoze kafeine, e cila gjithsesi mbetet në kuadrin e një ndjesie kalimtare. Kjo është një panoramë e mbushur plot me simptoma të sëmundjes që për ne shqiptarët është shumë e dashur, asaj të festomanisë. Të ngarkuar me qese plot me “lëndë plasëse” ushqimore për festën, njerëzit ecin rrugëve me një buzëqeshje të ngrirë nga pasoja e pariparueshme që sapo la kontakti me shitësin. Mes ngjyrave, dhe ndonjëherë dritave, qeseve dhe flokëve të borës së rreme në vitrinat e dyqaneve, konsumatori shqiptar ecën duke rënkuar mes dhimbjeve të mesit nga ngarkesa dhe dhimbjeve të kokës nga pagesa.

Të etur për të shfryrë dufin e akumuluar me muaj, festa e vitit të ri është rasti më ideal për t’u marrë hakun dietave të përditshme. Një psikozë e angazhimit kolektiv për të zbrazur xhepat, e cila transformohet kryesisht në mall ushqimor që si destinacion ka një rrugëtim të mundimshëm biologjik të kurorëzuar me një fund jo të lumtur. Festim i cili luhatet midis një boshllëku kuptimor dhe atij shpirtëror, që tentohet të mbushet me zhurmë fishekzjarresh dhe erë baroti. Festomania, kapsolldeliri apo shashkopsikoza që i karakterizon festimet tona është thelbësisht shprehëse e botës sonë të brendshme, e cila shfrytëzon rastin më të parë për të dalë nga ndrydhja rutinë, duke shpërthyer në orgji baroti dhe shkëndijash. Shashka, kapsolla kamikaze, të gatshme për t’u vetëflijuar, shkaktojnë me mijëra veshë-viktima, që me dëme shpesh të pariparueshme për shumë veta kthehen në një festë të harruar.

Pirgje me fruta, kofsha pule e mish çfarëdolloji, zaptojnë çdo hapësirë që quhet publike, me çmime që zhvlerësojnë edhe arin. Një paradë e mirërreshtuar prodhimesh nga më të ndryshmet i bëjnë striptizë çdo pensionisti apo kryefamiljari hallemadh, që pas shpërthimit nga kapsolla e radhës e rënë në këmbët e tij, e humb fare toruan nga pamundësia e “mëkatit” për t’i shtënë në dorë ato. Një atmosferë shpërthyese me destinacion përfundimtar stomakun. E gjithë kjo zallamahi, ky angazhim individual, kolektiv e mediatik, kjo përveshje mëngësh e pantallonash, përqendrim e fokusim, vetëm për një darkë të shtruar plot e përplot me luftanije sallatash, platforma mishi të pjekur, rubineta pijesh, depozita majoneze e kargo me bukë! Një natë e vetme ku ia vlen të marrësh borxh, që vitin tjetër ta nisësh me një dhimbje më të madhe koke. Një natë e vetme ku në krahasim me shpërthimet e fishekzjarreve tona, bombardimi i Bagdadit duket si një abazhur i vogël anemik.

“Po festojmë vitin e ri,” të thonë, po se çfarë kuptimi ka të festosh ardhjen e një viti të ri me atmosferë lufte shpërthimesh, me abuzime çmimesh, asnjëri nuk mund ta thotë. Ardhja e një viti të ri sigurisht që është një moment mbi të gjitha meditimi. Pakkush ndalet e mediton mbi atë se çfarë ishte viti që kaloi, në vend që të merret me anën sipërfaqësore të ndërrimit të viteve. Çfarë bëri ai ose ajo për të kontribuar në këtë shoqërinë tonë të sëmurë? Çfarë kontributi moral, edhe material, dha ai apo ajo për të përmirësuar vetveten dhe të tjerët? Pse ky delir? Ndoshta viti që vjen mund të jetë më i keq për secilin, ndoshta për dikë ai mund të jetë viti i fundit. A thua ky festim është që na bën të ndihemi më mirë? Çfarë ndodh ditën e nesërme të festës? Të gjitha qytetet janë të zbrazura, shija e festës është zëvendësuar me një shije tjetër. Çfarë ngeli në vetvetet tona përveç një kujtimi gjysmë të dehur?

Ne festojmë vetëm se duhet festuar; qëllimi i gjithë kësaj atmosfere është festa. Konsumatorët shpenzojnë se duhet festuar, ne jemi të dënuar të festojmë sepse kështu është! Ndoshta ndërrimi i viteve duhej të ishte e vetmja datë që duhej festuar më pak. Tradicionalisht për ne shqiptarët nuk kanë ekzistuar festa të tilla. Ne kemi festuar dikur festa me një kuptim historik dhe religjioz, që pa dyshim kanë më shumë justifikim kuptimor se kjo e vitit të ri. Fshirja e kujtesës gjatë periudhës komuniste solli edhe fshirjen e çdo gjëje tradicionale, dhe festat tona u zëvendësuan me ato të karakterit proletar. Me ndërrimin e sistemeve, festat tona u pasuruan me ardhje të reja festimesh, që fillojnë me Shën Valentinët, Netët e Bardha, dhe mbarojnë me Hallouinët! Me një fjalë, ne jemi të prirur të festojmë festën e më të fortit, e jo festën më të bukur e më kuptimploten. Ne rendim pas asaj feste që bën më shumë zhurmë, por pak kujdesemi në e kënaqim zemrën tonë.

Sigurisht festimi është pjesë e pandarë e njeriut. Por njeriu është një amalgamë e shkëlqyer mes materiales dhe shpirtërores. Në çdo veprim të tijin ai është i shoqëruar nga kjo simbiozë. Ndaj edhe festa duhet të reflektojë këtë shkrirje. Çdo veprim a fjalë që anon vetëm nga njëra cilësi e njeriut e lë atë gjysmak, prandaj kur ne festojmë duhet mbi të gjitha të festojmë për gjëra që kanë kuptim dhe lënë mbresa në zemër, dhe ajo çka e bën zemrën të festojë është kënaqësia shpirtërore. Çdo festim tjetër i pakuptimtë është festa e largimit nga natyrshmëria jonë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
E bujshme: Barcelona anulon transferimin e lojtarit që kishte postuar kundër klubit

E bujshme: Barcelona anulon transferimin e lojtarit që kishte postuar kundër klubit

Turqia e kushtëzon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin me heqjen e bllokadës ndaj Gazës

Turqia e kushtëzon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin me heqjen e bllokadës ndaj Gazës

Çantat plumb të rënda në shpinën e fëmijëve, ankesa prindërish dhe Maqedoni: Po na kërrusen!

Çantat plumb të rënda në shpinën e fëmijëve, ankesa prindërish dhe Maqedoni: Po na kërrusen!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni