Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Është thjesht vetëm një lëng

by te Sheshi
26/09/2018
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Është thjesht vetëm një lëng

Ai është thjesht vetëm një lëng ngjyrë kafe me shkumë i futur në një poç porcelani me dorezë, që thjesht na ka kapur për veshi të gjithëve. Me aromën dhe shijen e vet ka neutralizuar pavarësinë tonë për të cilën kaq shumë krenohemi dhe na ka bërë fansa të cilët pa bërtitur fare, një e nga një, njëri pas tjetrit, bëjnë të paktën më shumë se një herë në ditë ritualin e pirjes së tij dhe këtë duke rënë në kompromis të rëndë me punët që kemi.

Një lëng pothuaj i pazëvendësueshëm, që me efektin e vet, kurdis për punë secilin dhe e formaton në versionin “i gatshëm”.

Servirur në një pjatancë elegante nga kamarierë po aq elegantë mbi një tavolinë luksi në ambiente që ngjajnë me oaze në raport me realitetin shqiptar, kafeja kënaq sistemet tona të shijimit.

Pothuaj e barabartë me bukën, është ndoshta artikulli më i konsumuar për ne shqiptarët. Nëse vende prodhuese si Brazili e kanë ngritur frutin e saj në kult duke e vendosur edhe në flamurin e tyre kombëtar, neve pa frikë mund të themi se kemi kthyer në kult lëngun që del prej tij. Kjo nuk është e tepruar kur kujtojmë se terminologjia me bazë kafenë, përdoret në të gjitha sferat e jetës sonë.

Kafeja është kthyer padyshim tradicionalisht në logon e mikpritjes shqiptare. Kafeja është ajo që na shoqëron në ditët tona dhe netët tona, në pritjet dhe përcjelljet, në ftesat tona miqësore, në bizneset tona, në lindjet tona dhe në vdekjet tona.

Ne jemi një shoqëri që do ta kishim të vështirë të shprehnim ndjenjat ndaj njëri-tjetrit nëse do të duhej të hiqej termi kafe.

Ekonomikisht lokalet si komponentët e shërbimit të këtij lëngu, janë padyshim industria jonë më e përhapur dhe më e konsoliduar. Me investime që në shumë raste ia kalojnë linjave të prodhimit, kjo industri është kthyer në kapitullin kryesor të sektorit tonë të shërbimeve.

Falë marrëdhënieve tona të mira me kafenë, po ashtu dedikuar kulturës tonë të mangët post-moderne industriale, që prodhon një mënyrë jetese jashtë orarit tradicional të punës, kafenetë, lokalet janë kthyer në të ashtuquajturin parlament i popullit ku marrin “zgjidhje” gjitha hallet dhe problemet tona.

Kaq shumë është e pandarë lidhja jonë me lëngun intrigues ngjyrë kafe, sa në çdo rast, rrethanë, biznes, takim formal apo informal, kudo, është e nevojshme të merret aprovimi apo “noterizimi” tek tavolina e kafesë.

Kafeja në situata të ndryshme merr trajta të ndryshme. Ndryshe shijon një kafe në një rast vdekjeje, ndryshe shijon një tjetër para marrjes së një tenderi. Megjithëse i njëjti lëng dhe e njëta ngjyrë, ndonjëherë vlen miliona, ndonjëherë është thjesht kafeja e blerë tek kthesa e rrugicës së shtëpisë.

Pushtetit të kafesë nuk i kanë shpëtuar as edhe pushtetarët. Çdo kafe është e pranueshme për ta përveç asaj të mirëkuptimit politik. Aq shumë kafeja dhe kafenetë kanë ndërhyrë në jetën politike sa nuk janë të rralla rastet kur politikanë e deputetë të shquar, japin deklarata të rëndësishme politike në kafenetë e kryeqytetit, ku zërit të tyre autoritar i bashkangjitet në sfond tringëllima e lugëve dhe gotave të sapolara nga banakieri që zhurmshëm mundohet t’i sistemojë.

Ftesa për të pirë një kafe është ndoshta ftesa më pak e refuzuar nga ne. Si popull kafedashës dhe kafedhënës e kemi spostuar këtë traditë nga ambientet familjare të shtëpive tona, në ambientet publike siç janë baret dhe kafenetë, duke sjellë një epokë te re në konceptin e mikpritjes. Ndryshe nga ajo kafeja që piqej në prushin e purpurt dhe që u servirej burrave hijerënë këmbëkryq në sofrën tradicionale shqiptare, kjo kafeja jonë moderne nën emra apo marka të ndryshme, që sapo ia ka bërë bisht doganës, nën pseudonimet “espresso” apo “macchiato”, i bën shoqëri  burrave e grave të sotme  aspak hijerëndë dhe jo këmbëkryq të tretur në mjegullën e shtëllungave të pambarimtë të duhanit.

Sidoqoftë ai është vetëm një lëng ngjyrë kafe që do të dëshironim ta pinim vetëm në raste të mira. Ai është thjesht një lëng ngjyrë kafe që është i pandashëm me ne… ai ështe thjesht vetëm një lëng…/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Ish-kryeministrit francez Manuels Valls, shpall ambicien: drejt Barcelonës si kryebashkiak

Ish-kryeministrit francez Manuels Valls, shpall ambicien: drejt Barcelonës si kryebashkiak

Erdogan për Reuters: ekonomia turke, asnjë lidhje me fatin e priftit Brunson

Erdogan për Reuters: ekonomia turke, asnjë lidhje me fatin e priftit Brunson

Pse tatimorët vijojnë të jenë grabitqarë?

Pse tatimorët vijojnë të jenë grabitqarë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni