Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Epoka e informacionit të informacionit mes TV-ve dhe mediave online

by Te Sheshi
24/04/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Epoka e informacionit të informacionit mes TV-ve dhe mediave online

Përditë e më tepër po ndërgjegjësohemi se mënyra jonë e marrjes së informacionit po ndryshon me një shpejtësi të habitshme. Jetojmë në epokën e informacionit të informacionit, ku cunami informativ përplaset përherë e më shumë me vetvetet tona, duke na dërrmuar rëndshëm. Pastaj vjen koha e pushimit, e cila për habinë e askujt kalohet përsëri duke marrë informacion. Pra, informim mbi informim, i cili shtyhet përpara drejt shqisave tona, që të përmbytura nuk ia dalin dot të përpunojnë e magazinojnë thelbin e tyre. Në fund të gjithë kësaj shohim se ajo që ka ndryshuar më shumë nuk është teknologjia me të cilën ne informohemi; në fakt, ata që kanë ndryshuar jemi thjesht ne. Ndryshimet teknologjike kanë ndryshuar thelbin e asaj që quhej lajm, dhe sigurisht duke na ndryshuar edhe vetë ne.  Në fund të gjithë kësaj ngelet si mirësi fakti që, për herë të parë në histori, smartfonët i bënë shqiptarët një popull kokulur.

Kur duam të mundohemi të gjejmë se cilat po marrin përparësi më shumë sot, mediat online apo mediat tradicionale, shpesh bëjmë një gabim të vogël, duke i ndarë ato si dy kategori të ndryshme nga njëra-tjetra. Fakti është se, më shumë sesa konkurruese, ato janë komplementare, duke u përplotësuar dhe integruar tek njëra-tjetra. Sot rrjetet sociale bashkëveprojnë me televizionet, duke u shtuar atyre interaktivitetin me audiencat dhe duke rritur kapacitetin e tyre ndikues; nga ana tjetër, vetëm mediat online kërkojnë të shfaqen si televizione duke adoptuar video apo regjistrime live e duke u dhënë kështu njëfarë karakteri televiziv këtyre rrjeteve.

Ka një numër lidhjesh dhe marrëdhëniesh mes televizionit dhe mediave online. Televizioni u pranua në shumë ekrane portalesh, dhe përdoruesit e tyre online mund të transmetonin në kohë reale ose jo produktet televizive. Nga ana tjetër, mediat online ua bënë të mundur televizioneve që të jenë më interaktive me audiencat, sepse këto të fundit përmes mediave online mund të komentonin, pëlqenin apo refuzonin produkte televizive në kohë reale. Pra, më shumë sesa përplasje formash të të perceptuarit mediatik, televizionet dhe mediat online kërkojnë të integrohen tek njëra-tjetra, sepse ka plot raste kur komentet në mediat online shfaqen në ekranet e programeve televizive në kohë reale. Këto komente bile mund të shkojnë deri aty sa në disa raste mund të ndryshojnë edhe vetë përmbajtjen mediatike të emisioneve televizive.

Ajo që vërehet më së shumti është integrimi apo konvergimi i të gjitha mediave në një  platformë, që është interneti. Ky i fundit lakmohet nga të gjitha format e transmetimit apo edhe teknologjive për shkak të aftësisë së tij të kudogjendshmërisë, ku më së shumti këtë e konstatojmë tek pajisjet smartphone. Pra, integrimi në një platformë të përbashkët bëhet më qëllimin e arritjes së kudogjendshmërisë, për të qenë sa më afër me audiencat në çdo kohë e vend.

Mediat online e kanë zgjeruar shumë ndikimin dhe shikueshmërinë e televizioneve, por në të njëjtën kohë, teknologjia ka bërë të mundur që të ndryshojë përmbajtjet mediatike, ku në shumë raste ajo gjenerohet nga përdoruesit, dhe si e tillë influencon në ndryshimin e mediave tradicionale. Ato ua kanë bërë të mundur televizioneve që ta kenë më të lehtë rating-un e shikueshmërisë dhe të aksesit të audiencave në to. Regjistrimet e emisioneve në mediat online u mundësojnë shikuesve që të ndjekin ato programe që i kanë humbur gjatë transmetimit direkt, duke shtrirë në kohë dhe hapësirë ndikimin e televizionit tek njerëzit. Interaktiviteti i komenteve apo i pëlqimeve në kohë reale ua mundëson miqve të rrjeteve sociale që të tërheqin miq të tjerë në shikimin e emisioneve që po transmetohen.

Deri para shfaqjes së mediave online, apo rrjeteve sociale, televizionet, si media trandicionale, e kishin të pamundur ta formësonin opinionin publik brenda një kohe fare të shkurtër përmes informacioneve që emetonin. Elihu Katz dhe Paul Lazaresfeld janë dy studiues që patën vërtetuar se masmedia nuk mund t’ua ndryshonte e vetme njerëzve mendjen. Në një proces me dy kohë do të duhej që opinioni publik të formësohej në audiencat. Ata thonë se opinionet së pari transmetohen në media dhe pastaj marrin jehonë tek  miqtë, familja apo kolegët e punës. Është pikërisht ky hapi i dytë i diskutimit me  njerëzit e tjerë rreth asaj që u transmetua në televizion që përbën edhe fazën e fundit të krijimit të opinionit publik. Mirëpo kjo teori e Kahtz-it dhe Lazaresfeld-it me shfaqjen e mediave online ka ndryshuar, sepse janë pikërisht këto të fundit që për shkak të interaktivitetit në kohë reale me miqtë, familjen dhe kolegët, e shkurtojnë kohën e formimit të opinionit publik; dhe kështu, televizioni, në saje të fuqizimit të mediave online, tashmë mund të formojë opinion publik në kohë reale.

Televizionet janë një përcaktues i rëndësishëm për ndryshimin e koncepteve mbi realitetet sociale për shkak të lidhjes mes të parit dhe gjykimit. Sa më gjatë që të ekspozohen audiencat ndaj televizioneve, aq më shumë konceptet mbi realitetin tonë social ndryshojnë. Dhuna, seksualiteti, krimi, etj., të shikuara në formë të shpeshtë, bëjnë që audiencat të ndryshojnë apo të formojnë bindje të gabuara për realitetin nisur nga ndikimi i televizioneve. Ndërsa mediat online janë një përcaktues i rëndësishëm për qëllimin e sjelljeve të caktuara të individit, i cili i ndikuar nga mënyra e jetës së shfaqur në mediat online ndryshon sjelljet vetjake në funksion të asaj çka ai ka perceptuar nga këto media. Por ama, të dyja bashkë, si televizionet dhe mediat online, janë një përcaktues i rëndësishëm drejt ndryshimit të vlerave morale dhe kulturore të një shoqërie. Ndyshimi është se televizionet këtë ndikim në audiencë e paraqesin në formë lineare për kohën televizive që kanë në dispozicion, ndërsa mediat online pasqyrojnë realitete të copëzuara, kontradiktore, kontroverse dhe polarizuese. /tesheshi.com/  

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Edhe Jahjaga e thotë: Ushtria nuk bëhet pa Amerikën

Edhe Jahjaga e thotë: Ushtria nuk bëhet pa Amerikën

Ky është qeni më i madh në botë (foto)

Ky është qeni më i madh në botë (foto)

Bllokimi i rrugëve, deputeti Bumçi e kalon paligjshmërinë te policia

Bllokimi i rrugëve, deputeti Bumçi e kalon paligjshmërinë te policia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni