Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Dy botët tona bashkëshoqëruese

by Te Sheshi
06/04/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Dy botët tona bashkëshoqëruese

Çfarë e shtyn njeriun që i përmbytur në një tajfun çrregullimesh shumështresore dhe shumëpërmasore vazhdon të ecë në të përditshmen e tij me pothuajse të njëjtin nivel optimizmi, të përdorur si pelerinë kundër qullosjes së pesimizmit dhe rutinës vrasëse? Shkalla e madhe e të padrejtës, e së mbrapshtës dhe e skiçrealitetit tonë, do të duhej në fakt ta çarmatoste me shpejtësi marramendëse çfarëdolloj qenieje humanoide, e megjithatë përsëri e gjejmë veten, dhe të tjerët, të kapur vazhdimisht pas një të ardhmeje imagjinare, e cila kapërcyeshëm ndodhet në anën tjetër të realitetit. Është pikërisht ky sekreti i cili jep energji për të vazhduar tutje e për t’i thënë jo asaj që nuk përputhet me pritshmërinë tënde: është ekzistenca e dy botëve tona bashkëshoqëruese, që janë, e tashmja, konkretja, kokëfortja, dhe, nga ana tjetër, e pritshmja, idealja, e mundshmja perfekte.

Me pak fjalë, ne gjallojmë mes së tashmes kokëfortë, problematike e depressive, dhe botës së të mundshmes, e cila sheqeroset nga mijëra ide në kokat tona të asaj se si duhet të jetë gjithçka. Kështu, mes rrugës ku ecën dhe rrugës ideale në mendjen tënde, mes shtëpive ku shumica banojnë dhe shtëpive të shndritshme të mendjes plot luks e dritë, mes rrobave që ke veshur dhe atyre që parfumojnë në imagjinatën tënde, mes makinës që ke dhe asaj që do të doje të kishe, mes punës plot stres dhe punës ideale të pritshme e plot begati, mes qytetit që jeton dhe atij të ëndrrave, të atij që do të doje të ishte, mes portofolit të lehtë nga boshllëku dhe atij imagjinar e çudibërës, mes këtyre mijëra gjërave që ke dhe atyre mijërave të tjera që do të doje të kishe, gjendet hendeku  i madh mes së mundshmes dhe faktikes.

Të kolovitur mes këtyre dy dimensioneve, shpesh nuk e kuptojmë se rendja e shkujdesur me imagjinatën tonë drejt së mundshmes, duke nxituar të kapim atë që Platoni do ta quante “bota e ideve”, dëmton vetë të tashmen, sepse rendja drejt të pamundshmes e kthen praktikisht realitetin në një kalvar sorollatjesh e përhumbjesh. Ne jetojmë mes së tashmes insistuese, të ndërtuar nga gabimet tona, dhe përpjekjeve për ta zbritur të mirën e mundshme nga bota e ideve në të përditshmen tonë. E tashmë, nga kjo kontradiktë, mes realitetit insistues që të tërheq dhe të mirës së mundshme që të josh, vjen edhe gabimi. Gabimi në manierizmin e zbritjes së perfektes në botën e së gabuarës. Kësisoj, teorikisht jemi të ditur në principe, por jemi të varfër në praktikë.

Problemi merr formë për sa kohë secili prej ekstremeve e tërheq njeriun në përhumbjen e tij. Si në rastin kur materializmi ikanik dhe realiteti i sertë e problematik e tërheq individin me gjithë forcën në gropat e veta thithëse, ashtu edhe kur e mira e mundshme, idealja perfekte, e tërheq lart atë drejt avullimit të pafund dhe abstrakt, individi bëhet pjesë e ekstremit, duke humbur nga ekuilibri dhe sensi i masës.

I pari është ekstrem i materiales insistuese plot kurthe të pashpirta, ndërsa i dyti është ekstrem i shpirtit pa bazament, plot rreziqe devijimi e katandisjeje. Ndaj edhe përjetimi i pashmangshëm i këtyre dy dimensioneve bashkëshoqëruese në të përditshmen tonë kthehet në sukses kur moderimi dhe sensi i masës këpusin vargonjtë e ekstremizmit të secilës anë, kur vija ndarëse mes dy botëve transformohet në një të mesme plot begati, në një motor optimizmi ekuilibrues me sens real. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Ristani komenton raportin e BE për drogën: Rama qeveris me trafikantët

Ristani komenton raportin e BE për drogën: Rama qeveris me trafikantët

AAK e Haradinajt: Informatat për përfshirjen tonë në qeverinë aktuale, rrenë e madhe

AAK e Haradinajt: Informatat për përfshirjen tonë në qeverinë aktuale, rrenë e madhe

Vendi që e ka me ligj për celularët të tregojnë dëmet që shkaktojnë

Vendi që e ka me ligj për celularët të tregojnë dëmet që shkaktojnë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Virus i rrallë por vdekjeprurës

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025
Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

04/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni