Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Duhet një qasje e re e opozitës për protestat

by te Sheshi
18/01/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi  SHEHU: Duhet një qasje e re e opozitës për protestat

Sigurisht që zgjedhjet e fundit parlamentare sollën ndryshime thelbësore në tepsinë e pushtetit. Kjo e fundit, si rrallë herë, u gëlltit në pjesën më të madhe me 74 kafshata socialiste duke lënë anëtarët e tjerë të sofrës të pangopur, e disa, fare të uritur. Është krejt interesant fakti se si mundej që Partia Socialiste, pas një mandati të parë, të arrinte një fitore të atillë saqë e lejonte atë të qeveriste e vetme pa shqetësimin e ndonjë aleati kokëçarës. Zakonisht, mandatet e dyta janë më problematiket për t’u fituar, më të vështirat për t’u arritur, e megjithatë pavarësisht kësaj Partia Socialiste ia doli. Në të njëjtën kohë që socialistët ia dolën të fitonin bindshëm, demokratët nga ana tjetër ia dolën të humbnin bindshëm duke rrezikuar një opozitë e cila dukej se do të shpalosej e dobët, për shkak të luftës së brendshme në Partinë Demokratike dhe mospasjes së aleatëve të duhur për një front opozitar të fortë.

Tani, opozitës i është bashkuar edhe humbësja tjetër e madhe e këtyre zgjedhjeve, LSI. Pas më shumë se një dekade në pushtete fluide dhe trafik interesash, punësime dhe aleancash strategjike me partitë në pushtet, LSI po shijon muajt e parë të të qënurit një forcë politike pa pikë force që më shumë se spektrin politik shqiptar, rrezikon rrudhjen drastike të vetë asaj. Në korin opozitar janë edhe përfaqësuesit e partive të vogla të cilat shkrinë identitetin e tyre politik brenda listave të PD-së në këto zgjedhje. Pra, një opozitë e bashkuar, ashtu siç edhe e pëlqejnë ta quajnë, që të përbashkët kanë vetëm aspiratën për pushtet, por pak, e në rastin e LSI-së aspak ide, platforma apo ideologji të përbashkët. Pikërisht mungesa e kësaj fryme të përbashkët e ka bërë shfaqjen publike të opozitës në shumë raste të luhatej në kufinjtë e qesharakes e deri në aktrime dëshpëruese të kreut të LSI në përpjekje për të lëvizur të vetmen armë që i ka ngelur, klithmën.

Kjo situatë  e një opozite që në shumë raste është kthyer në opozitë e vetë opozitës, fatkeqësisht po transfomohet në investitoren më të madhe në favor të pushtetit, të një pushteti i cili në formë skandaloze fitoi pas kanabizimit, kriminalizimit të politikës dhe korrupsionit, dhe që vazhdon të  jetë i qetë dhe pa kokëçarje në pozitat e të bërit pothuaj asgjë, që englendiset me një kryebashkiak kryeqytetas që është kthyer në Mascot televiziv të dheut e lopatës.

Situata në të cilën ndodhet sot pushteti aktual, do të ishte forca më e madhe e çdo opozite reale në rrugën e saj drejt përmirësimit të gjërave në këtë vend. Por jo, ne nuk e kemi këtë luks, edhe pse dukej se mandati parë i qeverisë socialiste do ta shkatërronte përfundimisht PS-në në rrugën e saj drejt një mandati të dytë, ne patëm luksin të bënim protesta në sheshe të cilat përfunduan në një marrëveshje të çuditshme të dyshimtë e cila la shumë të pakënaqur në radhët e së djathtës shqiptare, dhe zveniti shpresën si dhe bindjen, lidhur me forcën e opozitës së re.

Tani, pas pamundësisë dhe pafuqisë politike për t’u imponuar në vendime të rëndësishme, siç ishte edhe zgjedhja e Kryeprokurores së përkohshme, opozita, të paktën përmes deklaratave të saj, po përsërit të njëjtin gabim që bëri muaj më parë me ekstremizimn e situatës me çadrën. Por kësaj radhe asaj i është bashkuar dhe LSI që kërkon po ashtu t’u drejtohet shesheve për të protestuar. Ajo që vërehet në lidhje me protestën e PD-së, si herën e parë ashtu edhe tani, është koiçidenca me lëvizjet e reformës në drejtësi. Kjo është një njollë të cilën asaj ia vuri pozita duke u përpjekur të abuzonte me këtë fakt dhe duke transformuar të gjithë artikulimin opozitar të protestës të asaj kohe, në një alibi për të shpëtuar nga pasojat e reformës në drejtësi.

Të njëjtën gjë shumica parlamentare po përgatitet të bëjë me rastin e fillimit të protestave të opozitës me 27 janar. Pak a shumë artikulimet e javëve në vijim, duket sikur janë të parashkruara dhe pothuaj dihen përmendësh nga publiku. Sfida e Partisë Demokratike si udhëheqëse e kampit opozitar, është që t’i japë një mesazh të rëndësishëm publikut, atë se ajo nuk kompleksohet nga reforma në drejtësi dhe nga Kryeprokuroja e përkohshme. Ajo (PD) duhet qartë të bëjën dallimin mes revoltës dhe ushtrimit të drejtës së saj për të protestuar nga njëra anë, dhe bashkëpunimit me reformën në drejtësi në çdo element të saj nga ana tjetër. Nëse e bën këtë, e djathta opozitare do të rrëzonte akuzën kryesore të Partisë Socialiste ndaj saj dhe do të bëhej më bindëse në sytë e publikut protestues.

Por, kjo duket e vështirë sidomos nëse në krah të saj do të qëndrojë LSI, një parti e kompleksuar nga reforma në drejtësi për shkak të shkuarës së vet dhe akuzat që i janë bërë ish-kreut të saj për lidhjet dhe aferat e ndryshme. Kjo bëhet akoma më e vështirë nëse slogani i protestave do të jetë  “Për varfëri dhe drejtësi”.

Pra, që koinçidencat e përsëritura me situata të tilla dyshuese, të mos jenë refreni akuzues ndaj opozitës shqiptare, kjo e fundit duhet të bëjë një zgjedhje në mënyrën se si do t’i qaset protestës. Edhe pse opozita ka akuzuar Partisë Socialiste se po kap proçesin e reformës në drejtësi, ajo (opozita) mund ta mbajë nën kontroll çdo tentativë të pozitës për të abuzuar me këtë proçes, nëse ajo bëhet pjesë dhe e kontrollon atë; dhe jo nëse e braktis ndërtimin dhe zbatmin e kësaj reforme. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Kosova ka shpresë: Haradinaj me vrap për të shkuar në zyrën e tij (video)

Kosova ka shpresë: Haradinaj me vrap për të shkuar në zyrën e tij (video)

Moska në errësirë rekord, vetëm 6 minuta diell në ditë

Moska në errësirë rekord, vetëm 6 minuta diell në ditë

Mbresëlënës në fushë, Nadal vijon rrugëtimin në Australian Open

Mbresëlënës në fushë, Nadal vijon rrugëtimin në Australian Open

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni