Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Duhet dhunuar e dhunshmja brenda nesh

by Te Sheshi
05/05/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Duhet dhunuar e dhunshmja brenda nesh

Ngjarjet  e fundit, të krimeve brenda familjes, kanë rikthyer edhe një herë bindjen se gjërat nuk janë përmirësuar aspak. Në formë të përsëritur, me intervale kohore të caktuara, gati në formën e një rituali, shoqëria jonë përballet me krimin brenda familjes, i cili pa dyshim që është përfaqësuesi më i përbindshëm i konceptit të krimit në përgjithësi. Ngjarje të tilla konfirmojnë vazhdimisht se sa shumë është varfëruar vlera dhe cilësia e jetës në Shqipëri. Koka të prera, trupa grash të gjetura në kazanin e plehrave, vrasje në sy të fëmijëve të vegjël, pleq të çmendur që masakrojnë vajza të reja, baballarë që ekzekutojnë fëmijët e tyre, fëmijë që ekzekutojnë prindërit, nëna që u marrin jetën fëmijëve, e kështu gjëma mbërrin kulmin. Familja, e vetmja kështjellë e fundit me të cilën krenoheshim, ka rënë. Ajo tashmë po kthehet në një konak horrori, duke degraduar edhe vetë krimin si akt, duke sakatosur edhe vetë konceptin për krimin. A janë këto vetëm krime, apo ne shkojmë më tej? Si ka mundësi që kjo na ndodh në vatrat tona familjare, në vendet që praktikisht përfaqësojnë strehën e sigurt për secilin, vendin ku qëndron shpresa dhe morali i një kombi, vendin më të dashur me njerëzit më të dashur?

Ne filluam të vrasim fuqishëm, masivisht dhe në formë të pandërprerë, në momentin kur filluam të vrasim njerëzoren brenda nesh. Janë bërë përpjekje të panumërta, debate publike e mediatike, aksione të shoqërisë civile, mbi krimin në familje, janë mbuluar qytete me postera sensibilizues, janë rreshtuar shkaqe pa fund lidhur me arsyet se pse ky krim po ndodh kaq intensivisht tek ne, por mendoj se pak është folur mbi origjinën e vërtetë, që, sipas mendimit tim, është në zanafillë të krimit shqiptar në përgjithësi, e atij familjar në veçanti. Në fakt, ne na ndodhin gjëra në varësi të asaj se çfarë bëjmë apo çfarë jemi, duke na u rikthyer në formën e një huaje sociale me kamatë të lartë të keqinvestimeve në raport me veten dhe ambientin që na rrethon. Kur ngjarje të dhimbshme si këto vijnë duke prekur limite të tilla, atëhere ne alarmohemi dhe kërkojmë të gjejmë strehim. Por strehim nga kush? Në të vërtetë, strehimin duhet ta gjejmë për t’u ruajtur nga vetja. Manifestimi i jashtëm i dhunës zanafillon tek psikologjia e brendshme e saj; shkaqet e jashtme të dhunës kurohen duke gjetur motivet e brendshme të saj.

Kam bindjen se nëse rendim vetëm të rregullojmë pasojat e traumave ne nuk ndihmojmë në kurimin e problemit që në gjenezën e vet. Mendoj se shkaqet thelbësore nga i cili vjen ky deformim i sjelljes individuale përqendrohen në dy të meta të mëdha që e karakterizojnë shoqërinë shqiptare. Të meta në procesin e edukim-arsimimit, si dhe në procesin e kultivimit shpirtëror. E kam përmendur edhe diku tjetër Jack Miller-in e Universitetit të Torontos, i cili fillon pikërisht kështu te “Education and the Soul”: “Shekulli i njëzetë nuk ka qenë fare i mirë për shpirtin.” Në teorinë e tij, ai e akuzon shoqërinë e sotme moderne se ka ndërtuar një formë të mekanizuar jetese, dhe se sistemi i sotëm i shkollave më shumë po prodhon konsumatorë të ardhshëm dhe njerëz si njësi elektorale, si entitete të zëvendësueshme, pra, thjesht elemente statistikorë, dhe shumë pak po evidentohet roli kyç i arsimit si kultivues i shpirtit njerëzor. Ai argumenton se shkollat sot po përdorin gjithmonë e më tepër metafora të mekanizuara në kurikulat e veta, të cilat po e mekanizojnë mendimin dhe po e zhdukin meditimin si ushqim kryesor për përmirësimin e qenies individuale. Por, përveç kësaj që thotë Miller-i, nëse shtojmë edhe kequshqyerjen e vazhdueshme të shpirtit me lloj-lloj OMGJ-sh në kurikulat shkollore, të tipit, njeriu, një zgjatim me xhinse i sojit të majmunëve, e deri tek këmbëngulja gati në fiksim e idesë së ekzistencës rastësore të njeriut, pa përgjegjësi, pa qëllim, atëherë ne po kultivojmë breza të ftohur në raport me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ndaj familjes dhe shoqërisë.

Përveç sëmundjeve globale, që fillojnë me muzikë të dhunshme, me filma e videogame-e që të vrasin në tredimensional, me filma vizatimorë me vampirë e robokopë, me robotë me lloj-lloj tytash, që, si pasojë e insistimit të përditshëm në perceptimin e audiencave, fillojnë dhe i japin një dimension romantik dhunës, kemi edhe dhunën si realitet shqiptar në formën më primitive të saj, jashtë çdo romanticizmi, e cila përkthehet tashmë në gjuhë komunikimi masiv të shoqërisë shqiptare me veten. Aq e vërtetë është kjo, sa për pjesën më të madhe të popullsisë tonë, në situata të befasishme, reagimi i parë që instiktivisht na vjen në mendje është ai i dhunshëm. Kjo, sepse dhuna tashmë ka depërtuar në nënvetëdijen tonë dhe është kthyer në mekanizmin shkatërrues që asgjëson të ndryshmen ndaj nesh. Si pasojë e kësaj, dhuna tek ne është kthyer në mënyrë komunikimi, e cila fillon që me marrëdhënien e çiftit në prani të fëmijëve, ndaj vetë fëmijëve, me shokët e lagjes e të shkollës, në marrëdhëniet institucionale, politike, publike, e deri në parlament.

Boshllëku besimor, karakteristikë për një pjesë të mirë të shoqërisë si produkt postkomunist, është një ndër shkaqet themelore që i paraprin fenomenit të prishjes së thurjes familjare dhe të avancimit deri në eliminimin pjesor apo tërësor të saj. Nëse një individ arrin të ndërtojë një ekuilibër të brendshëm me veten dhe shpirtin e tij, e ka shumë të vështirë të manifestohet i dhunshëm në hapësirën publike. Është pikërisht kjo që kemi nevojë si shoqëri: të ndërtojmë ekuilibrin e brendshëm. Por nëse edhe pas dy dekadash vrapojmë të bojkotojmë, të fshehim, të spastrojmë nga publikja çdo gjë që ndërton dhe pasuron shpirtrat tanë, atëherë e kemi kot t’i ankohemi shoqërisë si e pashpirt.

Ndaj, kur na bie e zeza mbi kokë, rendim të gjejmë shkaqet. Nuk kemi pse rendim askund përveçse drejt vetes, sepse dhunën që shohim përditë e prodhojmë, e pjekim dhe e servirim, vetë. Prandaj, nëse duam ta zgjidhim problemin, së pari duhet dhunuar e dhunshmja brenda nesh. Kemi probleme me moralin individual, kemi probleme me moralin shoqëror, kemi probleme me moralin e vetë lirisë, sepse e konceptojmë lirinë tonë të pakufi, dhe një liri pa kufi është një liri e pamoralshme, e cila është e gatshme të dëmtojë dinjitetin, nderin, pronën dhe fizikun e tjetrit. Çfarë është kjo që na bën të jemi kaq të egër me njëri-tjetrin dhe aq të butë, e shpesh jargavitës, me këdo jashtë nesh? Kjo luftë me neveritjen, e cila përzihet së bashku me pafuqinë për t’i ndryshuar gjërat, na bën akoma më të dobët e të pashpresë. I gjithë procesi i strukturimit dhe i meremetimit të prototipit të ri shqiptar, si një makineri qejfi, u shoqërua përmes refuzimit të kultivimit dhe të kuptuarit të proceseve të brendshme, që gjatë kësaj kohe ndiqnin udhën nga deformimi në deformim, me produkt arratisjen nga vetvetja. Kurimi së jashtmi, shpesh me metodologji fallse, e bëri zgjidhjen e problemit një problem akoma më të madh për t’u zgjidhur. Raste të tilla na thërrasin drejt zgjidhjesh që i kemi pasur gjithmonë pranë nesh, por i kemi kërkuar diku larg, prandaj le të punojmë që të paktën ky shekull të jetë i mirë për shpirtin. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Shqipëria nis sistemimin e sirianëve të parë

Shqipëria nis sistemimin e sirianëve të parë

Cila është origjina e çokollatës?

Cila është origjina e çokollatës?

Dëfrim Methasani: Si po shndërrohet Giani De Biasi  në “Gani Abazi”; në Dibër këndoi dhe “Hajredin Pashën”

Dëfrim Methasani: Si po shndërrohet Giani De Biasi në "Gani Abazi"; në Dibër këndoi dhe "Hajredin Pashën"

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni