Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Dekriminalizim i mendësive dhe i vullneteve kriminale

by Te Sheshi
01/06/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Dekriminalizim i mendësive dhe i vullneteve kriminale

Nuk ka se si të qëndrojë më mirë dekriminalizimi në një ambient të kriminalizuar politik si ky i yni. Këtu jemi në natyrshmërinë e një reforme si ajo e dekriminalizimit të politikës shqiptare. Si çdo nismë politike dhe ligjore që ndërmerret  tek ne, rezultatet synojnë të arrihen në pikat fundore, në pasojat, duke evituar në formë pothuaj të “pafajshme” shkaqet e këtyre pasojave. Nëse e kemi vënë re, artikulimi që i ka shoqëruar të gjitha përpjekjet për ligjin e dekriminalizimit ka qenë i impostuar në atë format sa të dukej se kriminalizimi i politikës sonë ishte një bela e ardhur nga faktorë jashtë nesh, dhe, për këtë, të gjitha palët, në unitet të plotë rreth këtij ideali, të shqetësuara madje, po përpiqeshin ta zgjidhnin këtë brengë të madhe që i kishte rënë këtij vendi.

Retorika e partive politike, e Partise Socialiste, më saktë, si aksionerja kryesore në kuotat e krimit politik në Shqipëri, u mbështet në një justifikim të ftohtë dhe sipërfaqësor në lidhje me kandidatët e saj, një justifikim që bazohej vetëm në një copë letër dëshmie penaliteti, e cila reklamohej si certifikatë shëndetshmërie morale e individëve të cilët qenë angazhuar për të hequr “qelbësirën” e të djathtëve. Kaq ishte e mjaftueshme për të majtët që të lanin duart zyrtarisht ndaj taborit të të fortëve që i zaptuan nivelet e qeverisjes qendrore dhe lokale. Mirëpo ky aksion po i kthehet politikës shqiptare si një kamatë me hua të lartë, duke tronditur përmes skandaleve të njëpasnjëshme thelbin e vetë shtetit tek ne.

Rasti i kryebashkiakut të Kavajës, dhe ndikimi që ai kishte ndaj audiencave, si përthithëse të mesazheve tashmë jo të koduara politike, por të drejtpërdrejta, tregon se  kur rrallë flitet hapur politikisht tek ne, kjo bëhet duke thënë të vërteta të tmerrshme. Në këtë kuptim, ne mund të deduktojmë se e vërteta në thelb e politikës tonë nuk na qenka gjë tjetër, veçse një lajm i tmerrshëm, i kamufluar me fraza e shprehje të sherbetosura mediatike, që i paskan zgjatur jetën fshehjes së kësaj të vërtete. Prandaj, ajo që kemi dëgjuar vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe, ka qenë një simfoni hipokrizie mbi figurat dhe bëmat politike të cilat kanë përdorur metaforat elektorale për të fshehur veten dhe për të bindur të tjerët.

Por a ka një shkak për këto pasoja? Frroku, Ndoka, Doshi, Xhelili, Roshi dhe të gjithë Roshët e tjerë, të stivosur kujdesshëm në hierarkinë e shtetit shqiptar, kanë qenë atje si pasojë e një vullneti të qartë politik. Ky vullnet, për ata që me vëmendje e kanë vëzhguar fushatën elektorale të 2013-tës, ka qenë i deklaruar hapur, duke sfiduar çdo moral në funksion të të vetmit qëllim: rrëzimit të pushtetit të të djathtëve me çdo kusht. Prandaj justifikimet e llojit “certifikatë virgjërie” janë thjesht larje duarsh. Përgjegjësia kryesore bie mbi liderët e partive politike, si të vetmit të mandatuar për hartimin e listave të deputetëve. Përgjegjësia kryesore në këtë konsorcium krimi në Shqipëri bie mbi kryeministrin aktual, i cili, përveç amoralitetit politik me LSI-në, shprehur në aleancën për pushtet, adaptoi kontratën e pamoralshme me krimin po për hir të pushtetit. Ky është shkaku kryesor, dhe dekriminalizimi, më shumë se me personat, ka të bëjë në thelb me dekriminalizimin e mendësisë që të çon në përkrahjen dhe promovimin e krimit për hir të pushtetit. Një pushtet i kriminalizuar është një pushtet i korruptuar, dhe një pushtet i korruptuar është ilegjitim që në premisë.

Por, si për ironi, loja vazhdon. Tani që shpërthimi i skandalit është një fakt i kryer, mjeshtrit e rinj të politikës së vjetër luajnë me adresimin e problemit, duke e zgjeruar rrethin e të përfshirëve, në mënyrë që elektorati të mos ketë një adresë të vetme për pyetje, por ta shpërndajë atë në të gjithë spektrit e politikës shqiptare. Psikologjia e të mbyturit që kërkon t’i mbysë të gjithë është simbolika e asaj që, ose do të biem të gjithë, ose do shpëtojmë të gjithë.  Kjo në fakt tregon në kohë reale se shkalla e ndotjes së politkanëve tanë është  pjesë e vetë problemit. Në situatën tonë, ku vështirë të ketë legjitimitet politik për shkak të deformimit të moralit politik, skandali mbetet e vetmja rrugë apo mënyrë për të riformatuar veten politikisht. Ajo që i ngelet elektoratit, të ledhatuar në cilësinë e sovranit, është të ngushëllohet duke votuar skandalin më të vogël të radhës. Është pikërisht kjo ajo çka procesi i dekriminalizimit nuk duhet të bëjë. Ai duhet të dekriminalizojë mendësitë dhe vullnetet kriminale së pari, pastaj të dekriminalizojë personat dhe veprimet e tyre kriminale, në mënyrë që zgjedhësi shqiptar të mos përhumbet në zgjedhjen e skandalit apo krimit më të vogël të mundshëm, i cili nga ana e vet transformohet nesër në krimin dhe skandalin më të madh. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
100 vite të modës së shamisë së kokës në 1 minutë (video)

100 vite të modës së shamisë së kokës në 1 minutë (video)

De Biasi: Ja pse largova Gjimshitin dhe 3 të tjerët

De Biasi: Ja pse largova Gjimshitin dhe 3 të tjerët

Vijojnë akuzat mes Bashës dhe kryebashkiakut të dorëhequr të Kavajës

Vijojnë akuzat mes Bashës dhe kryebashkiakut të dorëhequr të Kavajës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni