Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Çfarë nocioni përfaqëson kriticizmi?

by Te Sheshi
16/02/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Çfarë nocioni përfaqëson kriticizmi?

Ka një dëshmi pothuaj konsensuale mbi faktin se një ndër “profesionet” më të përhapura dhe më të dashura për një pjesë të konsiderueshme të banorëve të këtij trualli është edhe ai i kritizerit. Përballë një filxhani me kafe makiato, dhe me pamje shpesh medituese, individë të tërë fillojnë punën e vështirë të nderjes në telin e rrobave të të gjitha bëmave të njerëzisë, për t’i nënshtruar ato brenda një procesi suferinë kritike, me qëllim nxjerrjen në pah të paaftësisë së tjetrit dhe të mrekullisë vetjake. E gjitha kjo pa ditur pothuaj asgjë mbi faktin se nga buron kritika e tyre, modelin e kujt po ndjekin, dhe çfarë nocioni përfaqëson ajo.

Termi kriticizëm na vjen nga greqishtja, i bazuar tek folja krino – krisis, që në thelbin e vet nënkupton, “të gjykosh”, “të ndash”, “të akuzosh”. E gjithë përmbajtja e tij përmblidhet në aftësinë për të bërë diferencimin e çështjeve dhe për të gjykuar pastaj lidhur me to. Por ashtu siç përmend Talal Asad-i në punimin e tij në lidhje me  kriticizmin sekular, qëllimi zanafillor i asaj që ne e quajmë sot kritikë nuk ka qenë zaptimi i  së vërtetës universale, por ka qenë përpjekja për të zgjidhur kriza pjesore, apo mbajtja e një qëndrim të veçantë për çështje të cilat janë të zakonshme. Pra, një ndarje bazë mes dilemash utilitare. Më vonë ky term u përvetësua në përpjekjen e madhe për t’i dominuar të vërtetat ekzistuese.

E konceptuar si burimi i progresit në vendet e qytetëruara dhe të standardizuara, kritika është parë si thelbi i zhvillimit të shoqërive liberale. E origjinuar si zhvilluese dhe interpretuese e të vërtetave, scripteve, (qofshin këto religjioze ose jo), u pa si përpjekja e cila do të ndante së pari arsyen njerëzore nga e gjithë retorika religjioze dhe zbulesa hyjnore me të cilën karakterizoheshin shoqëritë evropiane. Kjo ndarje e logjikës njerëzore, e ”triumfit të arsyes” ndaj asaj që tashmë dukej se do të ishte e dënuar të ishte e dëbuara në këndet e shoqërisë, religjioni dhe religjioziteti, do të duhej të bëhej bazuar mbi evidentimin  dhe shpalljen e gabimeve të teksteve hyjnore, të cilat do të komentoheshin të pasuruara me retorika dhe argumentime verbuese, me qëllim gjunjëzimin e së vjetrës. Pra, misioni i kritikës dhe i kriticizmit, që në thelb është e vështirë të gjesh një vijë ndarjeje mes tyre, ishte pikërisht sulmi ndaj besueshmërisë absolute përmes relativizimit të gjithçkaje në çdo kohë. Armata e bindjeve dhe e besimeve të konsoliduara në shekuj do të duhej të çarmatosej nga arsyetimi kritik, si dekonstruktuese e çdo gjëje të pranuar në formë konfidenciale. Kështu, kriticizmi, me të gjithë ofshamën e vet, zuri një vend të rehatshëm diku mes skepticizmit dhe besimit.

Një ndër kontribuesit më të mëdhenj të mendimit kritik është edhe Kanti me teorinë e tij të “Kritikës së Arsyes së Kulluar”,  në të cilën ai thekson se kritika përcakton një rol më parësor në procesin e vetëpërcaktimit të individit si dhe të rritjes së aftësive të tij njohëse përmes kufijve të racionales, të cilat duhen përcaktuar mirë. I gjithë ky mirëpërcaktim i të mundshmes racionale ndihmon në shtyrjen e besimit dhe konfidencialitetit në terrenet vetjake apo private të individit, dhe e ndan përfundimisht këtë të fundit nga ajo që ai e quan “arsyeja publike” apo terreni i përbashkët. Shtyrja e besimit individual sa më shumë brenda sferës së privacisë e bëri të domosdoshme zëvendësimin e tij në sferën publike me një kriter universal të së vërtetës, i cili do të duhej të vinte në formë të natyrshme, empirikisht i provuar nga një sitë racionaliteti dhe logjike. Kështu, mbi këtë bazë të menduari kantian, kritika u bë kriteri i arsyes universale.

Në këtë mënyrë, teologjia e vjetër në Evropën e Kant-it, Hegel-it, Popper-it apo mendimit neokantian, u zëvendësua me teologjinë e re, me teologjinë moderne, e cila përmblidhej në  Kritikën Sekulare, e cila tashmë kishte ndërtuar metafizikën e vet sekulare, që nuk kishte nevojë për asnjëfarë transhendence, por boshti transhendent i saj përmblidhej tek arsyeja njerëzore. Kjo për sa kohë besimi nuk konsiderohej si kategori e arsyes, e, për rrjedhojë, nuk mund t’i nënshtrohej analizës kritike dhe ishte i paaftë të bëhej pjesë e arsyes publike, që tashmë ishte edhe arsyeja moderne e njerëzimit. E gjitha u përqendrua në transferimin e autoritetit të të vërtetës nga lart, pra, nga Zoti, poshtë tek njeriu dhe tek arsyeja e tij si kriteri i vetëm i kësaj të vërtete. Tanimë njerëzimi, sidomos pas Rilindjes, u përball me atë që quhet “fragmentarizimi i hartës tradicionale të dijes”, e cila vinte e pakëputur nga historia. Kjo ndarje e autoritetit të të vërtetës, që, po për hir të së vërtetës, vinte nga një revolucion si pararendës i Rilindjes Evropiane, pra, nga një luftë e mirëfilltë, solli fragmentarizimin e dijes njerëzore, duke shkëputur llokma të mëdha kohore dhe duke bërë lidhje të shkurtra mes periudhash civilizuese, të cilat të përbashkëta kishin vetëm kriterin e arsyes, vetëm kriterin e kritikës racionale.

Ajo çka në thelb duam të evidentojmë është se, që në zanafillën e vet, kritika dhe kriticizmi në Evropë lindën si veprime kundërshtuese, refuzuese, ndaj një botëkuptimi apo ideologjie e cila mbretëronte në atë kohë. U përdor kritika si arma për të shkatërruar pushtete, dhe jo për të ndërtuar pushtete. Prandaj kritika dhe kriticizmi sekular janë të veshur sot me një tis konfliktual, jehona e të cilit projektohet nga historia.

Të kuptuarit e kritikës sot është bërë fatkeqësisht dhe pashmangshmërisht brenda këtij konteksti, dhe kjo vërehet pa dyshim  jo vetëm kur bëhet fjalë për “arsyen publike”, por edhe për arsyen private të secilit. Kriticizmit dhe kritikës i mungon sot shija e së vërtetës trashendente, prandaj është aq e ftohtë dhe e pamëshirshme, aq e akullt dhe e pashpirt. Kritika e sotme, duke u mbështetur vetëm tek ekskluziviteti racional njerëzor, është shpesh e gabueshme, sepse lënda ushqyese e saj është logjika njerëzore, e cila strukturohet përmes gabimesh. Nga njëra anë, për njeriun modern të kritikuarit u kthye në një detyrë sociale, ndërkohë që, nga ana tjetër, përmbajtja e vetë kritikës degradoi.

Kështu, mendoj se është i domosdoshëm një riformatim dhe rimoralizim i strukturës së kritikës dhe kriticizmit, mbështetur mbi faktin se njerëzimi është tanimë i vetëdijshëm se “hegjemonia e arsyes” nuk është e vetmja rrugëzgjidhje e të fshehtave të pafundme që bashkëjetojnë me njeriun. Në momentin kur njeriu ndërtoi hegjemoninë e arsyes së tij dhe e meremetoi atë përmes vetëm një lloji të kritikës, tërësisht në funksion të kësaj hegjemonie, ai padashur e reduktoi qenien njerëzore nga një qenie shumëdimensionale, e cila ngrihej mbi imagjinatën, në një qenie të dënuar brenda qelisë së arsyes së vet. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Reagime të ashpra pas dorëheqjes së rektorit Zejnullahu: Fituan “kasapët” e Universitetit

Reagime të ashpra pas dorëheqjes së rektorit Zejnullahu: Fituan “kasapët” e Universitetit

Ushqimet që ju vijnë në ndihmë kur pësoni helmim

Ushqimet që ju vijnë në ndihmë kur pësoni helmim

Rama në Kavajë, mbron Beqajn dhe shpall: vetëm PS-ja mund të bëjë shtet!

Rama në Kavajë, mbron Beqajn dhe shpall: vetëm PS-ja mund të bëjë shtet!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni