Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Out of the box

by Te Sheshi
09/05/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Out of the box

Pritej që me afrimin e atmosferës elektorale, mediat të përmbyteshin politikisht, duke u përshkuar në dejet e tyre nga kjo limfë që gjallon organizmin tonë të përtharë social. Por ajo që nuk pritej vërtet ishte fakti se përmbytja politike nuk rezultoi si herët e tjera. Ajo thjesht asgjësoi çdo gjë, dhe në formën më ekskluziviste dhe egoiste vendosi artikulimin politik si thelb mediatik të gjithë kësaj periudhe. Vërtet duhej të ndodhte diçka e veçantë që mjetet e komunikimit publik, me të gjithë shumëllojshmërinë e tyre, të unifikoheshin të gjitha, si me komandë, rreth një thelbi të vetëm të kohëve të fundit, që është ngjarja politike.

Një veprim jo i zakontë kishte ndodhur. Partia Demokratike, si udhëheqëse e koalicionit opozitar, pasi kish ndërtuar një çadër në bulevardin kryesor të qytetit, mu përballë kryeministrisë dhe selisë së Kuvendit, qe shprehur në mënyrë ekskluziviste, pa asnjë keqkuptim dhe qartë fare, për një qeveri teknike pa kryeministrin aktual Rama. E gjithë kjo, as më shumë e as më pak, por katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Metodologjia e qasjes së një veprimi të tillë nuk ndryshon në fakt me thelbin e qasjes së opozitës së dikurshme të udhëhequr nga Rama, ku në të njëjtin vend për disa muaj me radhë, brenda po çadrave, u kërkuan thjesht gjëra të ndryshme. I pari pati kërkuar hapjen e kutive pas zgjedhjeve, dhe i dyti kërkon hapjen e qeverisë drejt rifomatimit teknik të saj, duke hequr kreun aktual si kolonë e këtij pushteti. Aksioni është ky, ndërsa artikulimi justifikues i tij nuk është vështirë të gjehet në një vend si ky i yni, ku skandali prodhohet në mënyrë të vazhdueshme, aspak në formë metaforike, por në formën e vet më reale dhe më intensive të mundshme.

Pra, një situatë e cila, edhe pse ngjan pak me atë që kish ndodhur me Partinë Socialiste vite më parë, ngelet e paprecedentë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme politike parlamentare, ku një skenar i tillë nuk ishte hasur më parë. Kur vjen çështja për të bërë analiza politike, më e vështirë është ta analizosh një situatë me terma politikisht korrektë për një lojë politike që nuk është aspak politikisht korrekte. Të flasësh me artikulim publik për një politikë private kulisash është njësoj si të komentosh me fjalë të virtytshme një ndeshje verbale prostitutash. Sigurisht që tifozeria politike e secilës palë këtë që them do ta konsideronte herezi, dhe një litar i përdredhur opinionistik, i gatshëm për qafën time, është duke u bërë gati, por ajo që ka më shumë rëndësi është të përpiqesh të ndërtosh një ekuilibër dhe objektivitet në një vend ku ekuilibri është një nocion i alienuar prej kohësh.

Që problemet me qeverisjen e vendit nën administrimin Rama janë të pafundme, kjo nuk do edhe shumë punë për t’u kuptuar. Që kanabisi, kriminalizimi i politikës dhe i administratës publike, papunësia, mungesa e investimeve të huaja, nepotizmi, arroganca dhe njëfarë kulture diferencimi përkatësor biologjik janë të pranishme gjithandej, edhe kjo nuk do shumë punë për t’u kuptuar. Çka duket e vështirë për t’u kuptuar është se pse opozita shqiptare, e kryesuar nga Partia Demokratike, zgjodhi rrugën më të pamundur për ta luftuar pozitën pikërisht në kohën që bilanci negativ i qeverisjes fliste vetëm në favor të opozitës? Përse u zgjodhën kërkesa ultimative shteruese dhe shkatërruese, si dorëheqja e kryeministrit, në kohën që mund të arriheshin përmes negociatave shumëçka nga problemet me zgjedhjet dhe frikërat që i shoqëronin ato? Me pak fjalë, përse u kërkua ajo që vetë Lulëzim Basha e dinte se nuk mund të arrihej kurrë? Përse u kërkuan negociata, apo përse u quajtën negociata, kur njëra palë nuk lëshon as edhe një milimetër nga kërkesat e veta? Në gjithë këto javë, orvatja e publikut mes përgjigjeve të mundshme dhe realitetit ka qenë sfilitëse deri në kufijtë e komikes.

I gjithë artikulimi politik i Partisë Demokratike gjatë këtyre javëve, që nga fundi i shkurtit e deri më tani, ka qenë kursi më i mirë politik për ta mbajtur në pushtet të majtën dhe për ta nxjerrë triumfator Ramën. Mënyra se si është gatuar e gjithë kjo, që çuditërisht quhet oreksi për “Republikën e re” të artikuluar nga politikanë të vjetër me vese dhe sjellje po të vjetra, ka bërë që shumë nga elektorati me bindje të djathta, për shkak të ekstremizimit të liderit të PD-së, ta gjejnë veten krejt papritur majtas. Kjo jo për ndonjë afeksion me PS-në, por për shkak të absurdit të liderit Basha, i cili tezat e drejta opozitare mbi kanabizimin apo kriminalizimin i shtron në një kontekst “out of box”, duke telendisur ato koncepte mbi jetën institucionale demokratike për të cilat u desh plot një çerekshekulli që të fillonin e të instaloheshin në ndërgjegjen shqiptare. Këto deklarata ekstreme, në fund të fundit, morën format e ikonografisë komike, e cila i bëri këto pikëpamje akoma më abstrakte. Ndërkohë që përultësia, modestia dhe përgjegjshmëria politike ngelën të alienuara nga kjo gjuhë e pakuptueshme. Monopoli i të vërtetës mbi realitetin politik shqiptar u relativizua, dhe secili mund të ndërtoka të vërtetën e tij!

Panoramës komike i është shtuar edhe LSI-ja, e cila situatës abstrakte në të cilën ndodhen palët politike i pati shtuar tharmin e gjuhës së kurrkundit, duke e bërë edhe më shumë komike situatën politike në vend. Komike në ithtësi, në sensin kur nuk të ngelet asgjë për të bërë, vetëm se të qeshësh prej halli dhe të kënaqesh me një president të sapozgjedhur si Meta, i cili pak muaj më parë as që e donte një post të tillë, por kur absurdi merr dhenë, atëherë ai deformon të gjithë strukturën e mendimit dhe veprimit politik, duke shkaktuar edhe viktimat e veta.

Dhe ja ku jemi tani, në një situatë ku të paktën zyrtarisht zgjedhjet e 18 qershorit do të mbahen pa opozitën. Ku opozita kërcënon për protesta dhe pengim të procesit elektoral me çdo kusht. Ku ndërkombëtarët ndodhen mes hallit të moskrijimit të një precedenti presioni politik, si në rastin e PD-së, dhe hallit të përplasjes fizike e destabilitetit të vendit. Në fund të gjithë kësaj, është ai, thjesht populli, në emër të të cilit është folur gjithmonë, e i cili që nga divani i shtëpisë shikon se si po në emër të tij po ndodh e gjithë kjo zallamahi. Dhe ta mendosh, e gjitha po ndodh pa folur ai akoma! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Rikthehet “plazhi i zhdukur”, kishte 33 vite pa u parë (foto)

Rikthehet “plazhi i zhdukur”, kishte 33 vite pa u parë (foto)

PDK u kërkon deputetëve: në mbrëmje të jeni në Kosovë, mund të ketë zhvillime

PDK u kërkon deputetëve: në mbrëmje të jeni në Kosovë, mund të ketë zhvillime

Nr. 2 i LDK-së, Lutfi Haziri: Pres nga PDK një “Jo” ndaj mocionit opozitar për rrëzimin e Mustafës

Nr. 2 i LDK-së, Lutfi Haziri: Pres nga PDK një "Jo" ndaj mocionit opozitar për rrëzimin e Mustafës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni