Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Artikulim politik absolutist

by Te Sheshi
24/05/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Artikulim politik absolutist

Teorikisht, liderëve të zgjedhur u takon të artikulohen si përfaqësues të audiencave politike, duke përdorur kredon elektorale në formë diskrete dhe jo absolutiste. Praktikisht, tek ne ky fenomen bëhet akoma më i vështirë si pasojë e korruptimit të motiveve dhe mekanizmave të përfaqësimit, të cilat e humbin legjitimitetin e tyre gjatë kalvareve elektorale. Ndaj edhe referimi frazeologjik në emër të të gjithë shqiptarëve ngjan me një ankorim të dëshpëruar pas dallgëve dhe tallazeve që politika e përditshme të shkakton. Zakonisht, kjo përthyhet në një atmosferë konfuzioni dhe polarizimi, ku si masa, ashtu edhe trupi politik, kanë mendime skajshmërisht të ndryshme ndaj njëri-tjetrit. Prandaj ankorimi i lidershipit përmes frazeologjive përgjithësuese është shpesh tentativa për të legjitimuar problemet që kanë filluar të hasen me ilegjitimitetin politik.

Në raportet e trajtimit politik të audiencës sonë vërehet një ndjesi e pronësisë së të zgjedhurve ndaj zgjedhësve, e përforcuar kjo nga një sensacion i fortë imponimi. Një ndjesi e  pronësisë së mendimit dhe praktikës politike të liderit ndaj audiencës, e cila nënkuptohet si fletë e bardhë mbi të cilën lidershipi mund të shkruajë çfarë dëshiron, si dëshiron dhe kur dëshiron ai. Këtë e vërejmë shumë lehtë teksa, përgjatë artikulimeve të pafundme publike të udhëheqësisë tonë, strategjitë personale të liderëve partiakë noterizohen në përgjithësime frazeologjike të tipit, “në emër të gjithë shqiptarëve”, apo “ të gjithë shqiptarët…”.

Të dyja kahet e politikës sonë flasin në emër të integrimit, apo edhe për çështje të tjera thelbësisht të rëndësishme, dhe këtë e bëjnë thuajse gjithmonë në emër të shqiptarëve. Po në emër të të njëjtëve shqiptarë, çështje konsensuale, siç është ajo e integrimit, përplasen me vetveten, duke dhënë perceptimin e konfliktit, i cili në fakt qëndron tek trupa politike, dhe jo tek masa. Kështu, nga konsensus masiv për çështje të rëndësishme, transformohen në masivitet të  përplasjes politike, duke ndërtuar pakuptimësi në perceptimin e së njëjtës audiencë, të të njëjtëve shqiptarë.

E kjo pastaj është shenjë e pasigurisë politike. Kur ka pasiguri politike në një trupë partiake, atëherë ose sjellja politike ashpërsohet dhe bëhet konfliktuale, ose artikulimi politik rreket të ndërtohet mbi gjithpërfshirjen e audiencës, në përpjekje për të fshehur krizën. Pra, në thelb ka papajtueshmëri mes formës publike të të bërit politikë dhe substancës së vetë subjektit politik. E thënë ndryshe, është ajo që rëndom ndodh kur ndryshe flitet dhe ndryshe veprohet.

Shprehja e mendimit të krerëve partiakë në formën e një liturgjie politike merr nuancat e predikimeve, e për këtë arsye pasja e gjithë shqiptarëve pas vetes kthehet pothuajse në një ritual gati religjioz, në një domosdoshmëri, ku grigja e urtë dhe e butë ndjek bariun e politikës së përditshme. Secila palë pretendon pronësinë mbi grigjën, dhe secila palë flet në emër të saj. Është pikërisht këtu ku demokracia fillon tatëpjetën e vet. Është momenti kur zgjedhësi pushon së funksionuari si individ i pavarur në logjikën politike dhe në aftësinë e tij personale për ta ndërruar realitetin politik. Është momenti kur individi si zgjedhës bie nën hipnozën e liturgjisë politike të liderit dhe paralizohet i tëri, duke dështuar në shprehjen e mendimit kritik politik. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Ja sa i kushtojnë Kosovës kryeministri, ministrat, zëvendësit e tyre dhe këshilltarët politikë

Ja sa i kushtojnë Kosovës kryeministri, ministrat, zëvendësit e tyre dhe këshilltarët politikë

Izraeli refuzon iniciativën franceze për paqe, palestinezët kundër bisedimeve të drejtpërdrejta

Izraeli refuzon iniciativën franceze për paqe, palestinezët kundër bisedimeve të drejtpërdrejta

Përralla e fëmijës autik që u lexon qenve në Los Angeles

Përralla e fëmijës autik që u lexon qenve në Los Angeles

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni