Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Arkipelag ishujsh të së bukurës në mesin e një kënete

by Te Sheshi
29/10/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A

Duke ngarë makinën në rrugët tona, apo edhe duke ecur në këmbë përmes rrugicave të pafundme të qyteteve, m’u kujtua shprehja e cila thoshte se një komb nuk quhet i kompletuar nëse nuk i ka të përmbyllura çështjet estetike të tij. Këtu, sigurisht, bëhet fjalë për çështjet estetike individuale dhe për estetikën kolektive shoqërore, e cila pashmangshmërisht ështe e pandarë nga përmbyllja e çështjeve etike të po së njëjtës shoqëri. Që të jesh i përmbyllur nga ana estetike si komb, duhet që etika dhe estetika jote të jenë të sinkronizuara në atë që quhet aksiologji. Pra, konceptet e së mirës dhe të drejtës në rrafshin etik duhet të jenë të shkrira me harmoninë e së bukurës në rrafshin estetik, ku e gjithë kjo shkrirje do të përjashtësohej pastaj me një botë ndijore të një shkalle superiore, e materializuar në një realitet estetik kolektiv.

Ky realitet estetik shoqëror quhet i përmbyllur kur anëtarët e shoqërisë, në më të shumtën e saj, e kanë përmbyllur individualisht harmoninë mes etikës dhe estetikës vetjake. Pra, do të thotë që konceptet e së drejtës dhe të mirës të jenë konsensualisht të përputhshme me ato të së bukurës. Por çfarë do të ndodhte në një shoqëri kur konceptet e së drejtës dhe të mirës janë të ndryshme në individë të ndryshëm, apo në grupe sociale të ndryshme, brenda së njëjtës shoqëri? Atëherë mekanikisht do të thonim se secili nga këto individë apo grupe kërkon të krijojë etikën e tij të veçantë, e cila do të duhej të përputhej me një koncept po të veçantë të së bukurës, që për pasojë do të sillte një rrëmujologji aksiologjike sociale.

Elementi që garanton konsensualitetin e etikës dhe estetikës në të gjitha shoqëritë është raporti i tyre me të vërtetën, sepse e drejta, e mira dhe e bukura, pavarësisht se i përkasin respektivisht etikës dhe estetikës, përsëri bashkohen me të vërtetën e cila i përshkon ato. E drejta si koncept, në fakt, është e vërteta, e mira, po ashtu, është e vërtetë, dhe e bukura është e bukur, sepse, në radhë të parë, është e vërtetë. E gjithë kjo qasje na drejton kah të menduarit se një komb, që ta ketë të përmbyllur estetikën e tij, duhet së pari ta ketë të përmbyllur të kuptuarit e drejtë të së vërtetës. Ky kuptim i të vërtetës është i lidhur detyrimisht me lirinë. Shoqëritë jo të lira kanë defektologji në qasjen me të vërtetën, prandaj i gjejmë të kenë probleme të theksuara me estetikën individuale e shoqërore. Por ka edhe shoqëri të lira në kuptimin administrativ, por që janë të penguara kah liria për shkak të injorancës. Sa më injorante dhe sa më e mbyllur të jetë një shoqëri, aq më shumë probleme estetike shfaqen në të.

Kur një komb e ka të përmbyllur estetikën e tij, kjo do të thotë se ai ka arritur të krijojë dhe të konsolidojë kulturën estetike e cila është në përputhje me ligjet e normat universale të së bukurës, që nga ana e tyre marrin formë në përputhje me shpirtin dhe vlerat tradicionale të atij kombi. Duke qenë kështu, kultura estetike merr atëherë atribute të cilat janë të tipit komunikues me anëtarët e vet, por edhe me shoqëritë e tjera. Merr atribute informuese, sepse përçon traditën e vet tek kulturat e tjera. Përveç të tjerash, një kulturë e mirëkonsoliduar estetike e një shoqërie mund të kthehet në një rregullator me funksione edukuese, qoftë edhe predikuese, të realitetit kolektiv estetik drejt realiteteve estetike individuale, duke formësuar ndërgjegjen estetike të anëtarit të shoqërisë.

Pyetja tjetër që mund të shtrohej do të ishte në mund të jetë një shoqëri e ditur, apo me indeks të lartë diturie, një shoqëri me kulturë të mirë estetike? Po! Me plot gojën mund të themi se po. Sa më e ditur një shoqëri, aq më e pjekur dhe e rafinuar është kultura estetike e saj. Një shoqëri e ditur nuk mund të jetë në të njëjtën kohë veçse një shoqëri e lirë, sepse dituria e merr kuptimin e saj të vërtetë brenda lirisë. Dhe ja ku ndodhemi në trekëndëshin e artë mes diturisë, lirisë dhe estetikës, të cilat përplotësojnë njëra-tjetrën, ku mungesa  e njërës prej tyre e deformon shoqërinë, pra, e bën atë të papërmbushur. Kjo na lë të kuptojmë se kultura estetike është një proces i cili mund të evoluojë përmes dijes. Sa më afër të vërtetave të diturisë, aq më shumë qasja aksiologjike është në nivele mbresëlënëse.

Duke ecur nëpër rrugët e rrugicat e qyteteve tona, secili mundohet të kuptojë se çfarë po ngjet me kulturën tonë estetike. Si trashëguese e traditës së një shoqërie, harmonia aksiologjike e saj ndikohet nga e shkuara dhe në të njëjtën kohë prodhon të ardhmen. Për të kuptuar kulturën tonë estetike, na duhet të gjejmë nëse shoqëria jonë ndodhet diku në trekëndëshin mes diturisë, lirisë dhe estetikës. Në fakt, ne jemi një shoqëri pa shumë dituri (në kuptimin e shtrirjes sociale). Jemi gjithashtu një shoqëri e lirë në letër dhe e robëruar në realitet nga një mijë ngërçe, që fillojnë me injorancën vetjake e deri tek prangat e kthyera në sistem. Kështu kultura jonë estetike ngjan me një arkipelag ishujsh të së bukurës në mesin e një deti të kthyer tashmë në kënetë. Sepse harmonia jonë aksiologjike nuk ka shtrirje me bazë të gjerë, por kufizohet në disa territore vetjake.

Ne jemi një shoqëri e cila jeton mes shumë të vërtetash individuale, e për rrjedhojë fragmentarizohet estetikisht në forma të çuditshme. Ne i kemi shpallur luftë traditës, dhe për pasojë estetika jonë, aty ku gjehet, është një përzierje e alienuar realitetesh të jashtme në një territor vendas. Prandaj e kemi tmerrësisht të vështirë të gjejmë funksionet e kulturës tonë estetike. Në këtë formë në të cilët ajo gjendet tani, nuk mund të komunikojë apo të na informojë, të paktën për një thelb të qenësishëm, neve si anëtarë të shoqërisë, por edhe kulturave të tjera. Funksionet e saj edukuese, mos të themi predikuese, anojnë drejt kaosit, i cili si reaksion zinxhir kthehet në një vazhdimësi të deformimit të ndërgjegjes estetike shqiptare. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
FOTO/Modele të veçanta këpucësh këtë vit, a i keni veshur?

FOTO/Modele të veçanta këpucësh këtë vit, a i keni veshur?

Pesë separatistë baskë akuzohen për krime kundër njerëzimit

Pesë separatistë baskë akuzohen për krime kundër njerëzimit

Erdogan: Turqia e vendosur për t’i mbrojtur kufijtë e saj

Erdogan: Turqia e vendosur për t’i mbrojtur kufijtë e saj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni