Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga rasti i freskët “Fico”: pasojat gjëmëndjellëse të atentateve politike në Evropë

Një vrasje në Ballkan 110 vite më parë shkaktoi Luftën e Parë Botërore

by te Sheshi
17/05/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Atentat ndaj kryeministrit sllovak, kush është Robert Fico me plumb në bark?

Nga Guillermo Altares, El Pais

Shumë nga tmerret që u panë gjatë shekullit XX-të, nisën me një atentat që kishte shumë mundësi të mos ndodhte. Vrasja e Arkidukës së perandorisë Austro-hungareze, Franc Ferdinand së bashku me gruan e tij Sofia në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës më 28 qershor 1914, e cila më pas do të shkaktonte edhe Luftën e Parë Botërore, ndodhi pas një grumbullimi të madh rastësish.

Shkrimtari boshnjak me banim në Francë, Velibor Çoliç, autor i një romani për vrasjen e famshme “Sarajevo Omnibus”, e përshkroi krimin si një “teatër kaotik”. A do të kishte ndryshuar historia nëse nuk do të kishin ndodhur dy vrasjet? Ndoshta.

Historiani Kristofer Klark, ka argumentuar se nëse autori i vrasjes, serbi Gavrilo Princip, do të kishte dështuar në atentatin e tij, Franc Ferdinandi, i cili nuk njihej si një luftënxitës, do të ishte përpjekur që të shmangte luftën.

Madje Klark shpiku konceptin e “përgjumësit” – që është edhe titulli i librit të tij më të famshëm – për të përshkruar mënyrën sesi fuqitë e mëdha u tërhoqën drejt katastrofës nga e cila buruan më pas të gjitha fatkeqësitë e tjera. Sepse lindja e nazizmit në Gjermani, nuk mund të shpjegohet pa Luftën e Parë Botërore. As Lufta e Dytë Botërore. Me siguri as Revolucioni Bolshevik në Rusi, dhe për rrjedhojë as stalinizmi. Pa qenë tërësisht të vetëdijshëm se veprimet e tyre do ta çonin botën drejt shkatërrimit, udhëheqësit evropianë ecën me kokën lart drejt humnerës. Dhe kur u ndërgjegjësuan për mekanizmin që kishin vënë në lëvizje, ishte tepër vonë për ta ndalur atë. Shumë analistë po pyesin sot, nëse ne në Evropë po jetojmë sërish në një epokë të ecjes përgjumësh. Kjo është një nga arsyet përse pati një sukses aq të madh libri i jashtëzakonshëm i Kristofer Klarkut.

Dhe tentativa e të mërkurës për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë , populistit Robert Fico, është veçanërisht tronditëse pasi ndodhi në një kohë kur shumë evropianë po mendojnë se tashmë është e mundur çdo gjë, qoftë edhe një luftë në shkallë të gjerë me Rusinë.

Asnjë atentat nuk është i padëmshëm, sidomos në vende me një histori kaq të dendur siç është edhe Evropa Qendrore. Dhe aq më pak në një kohë kaq të paqëndrueshme sa ç’është ajo aktuale. Të dhënat mbi tentativën për vrasjen e Ficos, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, janë të pakta.

Të mërkurën pasdite, autoritetet sllovake, sugjeruan se krimi ishte i motivuar politikisht. Fico është një politikan me shumë dritë-hije. Një aleat i deklaruar i kryeministrit populist dhe rebel të Hungarisë Viktor Orban, ai qëndron më afër Rusisë sesa Ukrainës.

Po ashtu, pikëpamjet e tij, përkojnë rrallëherë me ato të udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë dënuar në mënyrë të palëkundur krimin e ndodhur. Shumë çështje politike komplekse sillen rreth figurës së tij, dhe ato mund të ndihmojnë në zbardhjen e motiveve të plota të këtij akti, megjithëse një person tashmë është arrestuar, shkrimtari 71 vjeçar Juraj Cintula.

Policisë iu deshën 34 vite për të zbardhur vrasjen e kryeministrit suedez Olof Palme, i cili u vra në Stokholm në vitin 1986 në moshën 56-vjeçare. Në vitin 2020, autoritetet deklaruan se autori i krimit ishte një person që kishte vdekur prej 20 vitesh, pra në vitin 2000.

Tek figura e Palmes, një nga themeluesit e socialdemokracisë evropiane dhe një nga simbolet më të mëdha të ndershmërisë në politikë, u bashkuan të gjitha rrymat dhe komplotet e kohës së tij, edhe pse në një mënyrë krejtësisht të kundërt me atë të Fikos.

Në Evropën e luftës së Ukrainës, dhe me rrjetet ruse të spiunazhit që bredhin lirshëm nëpër kontinent, një atentat i ri prodhon më shumë sesa thjesht një shqetësim. Ai është me siguri një tregues më shumë, se për fatin tonë të keq jemi duke jetuar në kohë interesante.

Related Posts

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Ajo që e pret këtë shkencëtar rus akuzuar si tradhëtar…

Ajo që e pret këtë shkencëtar rus akuzuar si tradhëtar…

Letra e një francezi me famë drejtuar Hitlerit

Letra e një francezi me famë drejtuar Hitlerit

Sa të zhdukur shkaktuan luftrat në ish-Jugosllavi?

Sa të zhdukur shkaktuan luftrat në ish-Jugosllavi?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni