Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Rami G. KHOURI*: Trashëgimia e sikletshme amerikane pas fenomenit “Trump”

by te Sheshi
17/12/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Rami G. KHOURI*: Trashëgimia e sikletshme amerikane pas fenomenit “Trump”

Problemi me propozimin ekstrem të kandidatit të avantazhuar republikan amerikan, Donald Trump për ndalimin e përkohshëm të hyrjes së muslimanëve në Shtetet e Bashkuara, nuk është se reflekton një pozicion përjashtues, të rastësishëm e periferik kërcënues ndaj një grupi në minorancë. Propozimi përshfaq një fakt shumë më të sikletshëm: komentet e Trump janë pjesë e një tradite të gjatë të shumicës së bardhë të krishterë, që keqtrajton e bën kurban grupe që perceptohen si cënuese dhe kërcënuese për privilegjet e saj hegjemoniste.

Përgjatë katër shekujve të fundit, politikanët populistë e demagogë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë rutinore kanë shfrytëzuar injorancën, arrogancën, frikën dhe militarizimin për të përparuar në axhendën e racizmit dhe ksenofobisë që dëshmohen kundër muslimanëve sot.

Demagogjia e tyre i ka rrënjët  në injorancën e gjerë për ata që nuk janë as të bardhë e as të krishterë dhe tek një besim arrogant se sistemi qeverisës në Shtetet e Bashkuara dhe struktura e pushtetit janë ndërmarrja më e shkëlqyer e njerëzimit në shtetformim, të tilla që nuk duhen ndryshuar apo sfiduar. Injoranca manifestohet në formën e frikës ndaj të huajve apo atyre që devijojnë nga thelbi i idealit amerikan. Arroganca është evidente në përpjekjet rutinë të Shteteve të Bashkuara për të eksportuar modelin e vet qeverisës për të rikonfiguruar shtete të tjera. Kjo përfshin përdorimin e forcës së armatosur për të zmbrapsur apo shkatërruar kërcënimin e “të tjerëve”, që ka sjellë luftëra pa fund dhe përpjekje për të bombarduar kundërshtarët deri në shuarjen e tyre, edhe pse pa sukses.

Këto praktika nuk janë përcaktuese për të gjithë amerikanët, sigurisht dhe ligjet e kombit me kohë, kanë fshirë diskriminimin flagrant që ka shfytyruar jetën e brezave të minoriteteve, përfshi personat me ngjyrë, hebrenjtë dhe amerikanët vendas, apo indianët. Në letër, kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është një dokument i mrekullueshëm që ia vlen të merret shembull. Por, sërish, historia e vërtetë e Shteteve të Bashkuara tregon për forma të përsëritura e mungesa – që përfshijnë madje genocid dhe krime kundër njerëzimit-  në shpërthimet e racizmit, anti-semitizmit dhe ksenofobisë, krime të urrejtjes, islamofobi dhe një dhunë e vazhdueshme apo kufizime për disa minoritete që prej shekullit të 17-të.

“Amerika ka një traditë për të cilën ndjehet krenare si një komb emigrantësh, por ka edhe një histori të gjatë të margjinalizimit të atyre që i cilëson si ‘të tjerë’”, shkruante në vitin 2012, romancieri dhe profesori i Virginia Tech, Ed Falco në një opinion për CNN.

“Trashëgimia tjetër e Amerikës përfshin dyshimin, armiqësinë, abuzimin dhe madje, vdekjen, e ushtruar ndaj grupeve etnike ndërsa ato mbërrijnë valë pas vale përgjatë këtyre dy shekujve e gjysmë”.

Edhe italianët dhe katolikët kanë qenë dikur objekte linçimi dhe diskriminimi. Falco vë në dukje se linçimi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara ndodhi në New Orleans në vitin 1891, kur turma vrau 11 italo-amerikanë pasi nëntë prej tyre u shpallën jo fajtorë për vrasjen e shefit të policisë së New Orleans-it,  David Hennessy.

“Linçimet pasoheshin nga arrestime masive të emigrantëve italianë në New Orleans dhe valë sulmesh kundër italianëve në të gjithë vendin”, shkruan Falco.

Cili ishte krimi i tyre?

Ndoshta, thjesht se ishin të ndryshëm nga shumica protestante që përcaktonte Amerikën e bardhë të asaj kohe. Hebrenjtë, hispanikët, afro-amerikanët, muslimanët amerikanë dhe emigrantë të tjera nga bota në zhvillim kanë pësuar të njëjtat akte indinjuese dhe kërcënime. Në pak raste, frikërat e turmës amerikane reflektonin shqetësime të vërteta e të kuptueshme në lidhje me sigurinë, sidomos pas sulmeve të 11 Shtatorit  dhe atyre në Paris, Egjipt, Bejrut e San Bernandino të lidhura me ISIS. Sërish amerikanët nuk përgjigjen ndaj terrorizmit të brendshëm të kryer nga njerëzit e bardhë në të njëjtën mënyrë si reagojnë me masa shtrënguese ndaj muslimanëve, si po ndodh sot.

Fenomeni Trump dhe demagogjia e ngjashme e krahut të djathtë nga disa republikanë, kombinojnë këto rezervuarë frike, arrogance, injorance dhe militarizimi me kundërterrorizmin, politikën dhe teknologjinë. Media, mbulimi i fiksuar e plot sondazhe i saj për garën presidenciale 2016, dhe përdorimi i medias sociale për fushata elektorale përqëndrohen në atë që inkurajojnë kandidatët të shfrytëzojnë frikërat nga emigrantët e muslimanët për të fituar vota.

Zgjedhjet demokratike janë një nga pikat e forta të Shteteve të Bashkuara, por mund të jenë edhe pjesë e moçalit etik. Për shembull, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e amerikanëve besojnë se Islami është i papërputhshëm me Demokracinë. E megjithatë, me qindra milionë muslimanë në botë – nga Turqia në Indonezi, Indi, Kanada, Malajzi e Pakistan, pjesën më të madhe të Europës Perëndimore e madje në SHBA- shijojnë qytetari të shëndetshme në demokraci.

Amerikanët janë kuptueshëm të çuditur e të zemëruar e të frikësuar nga fenomeni ISIS dhe qartësisht nuk dinë sesi të reagojnë ndaj tij. Ç’ka është më frustruese, është se habia amerikane për synimet e ISIS dhe mënyrat sesi mund të mposhtet, vjen pas gati dy dekadash luftë aktive, por jo përfundimtare kundër al Kaedës. Në të vërtetë, sidoqoftë, lufta globale e drejtuar nga amerikanët ndaj terrorizmit lejoi që Al Kaeda të spektrohet në ISIS, me pushtimin amerikan të Irakut që krijoi kushtet e përshtatshme për rritjen e tij.

Një vlerësim i ndershëm dhe përfundimtar sesi dhe pse doli ISIS dhe sesi të luftohet, kërkon me shumë kapital politik, kulturor dhe intelektual në shkallë globale sesa qeveria amerikane dhe shoqëri që kërkojnë të shpenzojnë. Për shembull, me shumë pak përjashtime, pjesa më e madhe e amerikanëve refuzojnë të pranojnë faktorin e politikës së SHBA në Lindjen e Mesme në lindjen dhe jetëgjatësinë e Al Kaedës dhe ISIS.

Mbështetja e Uashingtonit për autokratët arabë, përdorimi i fuqisë ushtarake në rajon dhe keqmenaxhimi dhe roli amerikan në zgjatjen e konfliktit mes palestinezëve dhe izraelitëve vijon të nxisë ndjesi antiamerikane në të gjithë Lindjen e Mesme. Nëse nuk kemi kurajon të kuptojmë ndershmërisht se nga erdhi ISIS, ne mund të mos përvijojmë kurrë një strategji për eleminimin e grupit.

Eshtë shumë më e thjeshtë të veçohen muslimanët si kërcënime për sigurinë kombëtare. Në fund të fundit, amerikanët kanë bërë ekzaktësisht të njëjtën gjë me minoritete të tjera për shekuj. Nga njëra anë, rritja e Trump përfaqëson më të mirën e demokracisë amerikane, që i lejon çdo personi të kandidojë për detyra shtetërore dhe lejon të gjitha pikëpamjet të shfaqen përballë gjykimit të opinionit publik. Por, nga ana tjetër, kjo tashmë reflekton anën e shëmtuar dhe kriminale të Shteteve të Bashkuara, sistemi demokratik i të cilave mundëson që frika, injoranca, arrogance dhe militarizimi që shpesh sjell racizëm, ksenofobi, linçim e hakmarrje zemërake kundër minoriteteve “të tjera”.

Në këtë kuptim, Trump nuk është një përjashtim nga vlerat politike amerikane por fëmija-poster, i shëmtuar dhe i gjithi amerikan.

*Rami G. Khouri, jordanezo-palestinezi është bashkëpunëtor në Institutin Issam Fares për Politikat publike dhe Çështjet ndërkombëtare në Universitetin Amerikan të Bejrutit dhe një bashkëpunëtor shkollës Kennedy Harvard.

 Opinioni është botuar nga rrjeti televiziv Al Jazeera.

 Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Ndodhte në Kosovë: Tekniku medicinal (farmacisti), kryente punën e mjekut

Ndodhte në Kosovë: Tekniku medicinal (farmacisti), kryente punën e mjekut

SHBA-të dhe Turqia arrijnë marrëveshjen për misionet ajrore patrulluese amerikane

SHBA-të dhe Turqia arrijnë marrëveshjen për misionet ajrore patrulluese amerikane

Kreu i shërbimeve sekrete austrialiane: mbajeni gojën kur të flisni për Islamin

Kreu i shërbimeve sekrete austrialiane: mbajeni gojën kur të flisni për Islamin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni