Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Philip Allen LACOVARA*: Si do i japë fund pushteti i faljeve, presidencës Trump

by te Sheshi
30/08/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Philip Allen LACOVARA*: Si do i japë fund pushteti i faljeve, presidencës Trump

Falja e presidentit Trump për ish-sherifin e Arizonës dhe abuzuesin e të drejtave të njeriut, Joe Arpaio ngre çështjen nëse presidenti mund të veprojë i pandëshkuar për të falur individë të përfshirë në komisionin special që po hetohen për lidhjet e fushatës së Trump me Rusinë. Bazuar në përvojën time të studimit të pushtetit të faljes gjatë hetimit të Uotergejtit, unë besoj se përgjigja është jo.

Me shumë siguri, vendimi presidencial për të falur me përparësi çdokënd të përfshirë në hetimin e Mueller, qoftë ky ish-shefi i fushatës, Paul Manafort, ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, Michael Flynn apo Donald Trump Jr., do të ishte efektiv dhe do të kursente ata që janë falur nga prokuroria, të paktën në nivelin federal.

Kështu, Trump mund të joshet ta përdorë këtë mekanizëm për të çliruar vetën nga ajo që ai e quan “gjëja e Rusisë”.

Por, lëshimi i faljeve për miqtë e vet, bashkëpunëtorët dhe të afërmit mund të jetë një rrugë e rrezikshme për Trump, duke krijuar ekspozim shtesë në dy nivele, penale dhe politike – që rrjedhin të dyja nga një dispozitë e rëndësishme por që shpesh nënvlerësohet në debatin rreth pushtetit presidencial. Sistemi ynë ligjor furnizon mekanizma për ndalimin qëllimet dhe motivet pas ushtrimit të pushtetit. Presidenti mund të ketë pushtetin të japë falje efektive në hetimin për Rusinë, por si Kongresi ashtu dhe prokurori federal kanë fuqinë të vendosin nëse ushtrimi i këtij pushteti shkel normat kushtetuese dhe statutore.

Kufizimi më i dukshëm është autoriteti i Dhomës së Përfaqësuesve për të përcaktuar nëse një veprim për të ndrydhur hetimin rreth sjelljeve penale nga njerëz të afërt me presidentin, përbën një akuzë për të gjykuar presidentin. Koncepti në zemër të “krimeve dhe keqbërjes së lartë” është abuzimi i pushtetit politik në shkelje të interesave  të vendit. Ndaj, do të ishte e nevojshme për Kongresin të dalë në përfundimin se vendimi për të ëlshuar falje përbën një “krim” konvencional. Gjithçka që do nevojitej do të ishte të gjendej motivi për faljet, nëse ai është për mbrojtjen e interesave personale të presidentit dhe të ardhmes politike duke prerë në mes hetimin për keqbërjen e atyre që ka përreth.

Ndërsa nxjerrja përpara Drejtësisë mbetet një perspektivë jo e mundshme politike për momentin, po kështu ishte edhe gjatë Uotergejtit – deri sa “Masakra e Natës së të Shtunës” ndryshoi në mënyrë dramatike peizazhin politik. Një vendim nga ana  eTrump për të falur miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të hetuar për bashkëpunim me një fuqi të huaj armiqësore, nxit lehtësisht një reagim të ngjashëm, me pasoja të krahasueshme politike.

Por, Trump nuk duhet të injorojë kurhet potenciale penale në ushtrimin e pushtetit të faljes në këtë kontekst. Ashtu si edhe me pushtete të tjera presidenciale, fuqia e faljes kufizohet nga kërkesa të zakonshme të ligjit federal të aplikueshme ndaj të gjithë zyrtarëve publikë. Për shembull, nëse përfaqësuesit e personit që kërkon faljen, mbërrijnë në Zyrën Ovale me një tufë parash kesh që presidenti i pranon në këmbim të faljes, nuk ka fare dyshim se presidenti do të ishte fajtor për krimin e rryshfetit.

Më e përshtatshme në kontekstin aktual janë një sërë statutesh federalë që e bëjnë atë të jetë krim “për të penguar drejtësinë”. Ato statute kanë të bëjnë me motivin pas veprimit të një personi, madje edhe nëse personi ka përndryshe pushtetin ta ndërmarrë këtë veprim. Për shembull, sipas seksionit 1503 të kodit penal federal, çdo person i cili “në mënyrë korruptive … ndikon, pengon apo shmang ose keqpërdor ndikimin, pengimin apo shmangien e administratës së drejtësisë”, kryen një veprim keqbërës. Nëse Trump do të galte çdo figurë në hetimin aktual për lidhje me Rusinë, veprimi i tij padyshim që do të shmangte apo pengonte administratën e ligjshme të Drejtësisë, sikundër gjykatat e kanë ndërtuar gjerësisht këtë standard.

Nuk do të ishte e vështirë të imagjinonim Mueller duke ngritur çështjen se motivi pas një ndërhyrjeje të tillë ishte “i korruptuar”. Ashtu dhe Etërit Themelues e kanë bërë mëse të qartë, qëllimi pas pushtetit të faljes është të shtrijë mëshirën tek ata që kanë kryer krime por kanë demonstruar pendim. Duke përdorur pushtetin e faljes për të mbrojtur interesat e vetë presidentit kundrejt një situate të sikletshme apo ekspozimit politik, ai nuk është legjitim. Më shumë sesa me të drejtën, ushtrimi klasor dhe me interesa të ngushta i pushtetit presidencial për të penguar administratën e drejtësisë është antiteza e vërtetë e betimit më solemn të presidentit – “për t’u siguruar që ligjet të ndiqen besnikërisht”.

Dhe kjo është përse Trumo duhet të ketë kujdes – të sigurohet që zgjerimi i pushtetit të tij të faljes, sado joshësh, të mos i përplaset fytyrës. Një përpjekje për të përdorur faljet për të mbrojtur presidencën mund të përfundojë duke ia rrezikuar atë.

*Philip Allen Lacovara, zëvendës krye-oficer në departamentin amerikan të Drejtësisë ka shërbyer si këshilltar pranë prokurorëve specialë të Uotergejtit. Artikulli u botua në gazetën “The Washington Post”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Itali, shkatërrohet banda që rrëmbente personat: mes të arrestuarve edhe shqiptarë…

Media italiane: ja si të miturit shqiptarë mbërrijnë në Itali dhe deklarohen të braktisur

Maqedoni: a do të ketë koalicion mes BESA-s dhe Ziadin Selës? Ja ç´pritet të ndodhë…

Maqedoni: a do të ketë koalicion mes BESA-s dhe Ziadin Selës? Ja ç´pritet të ndodhë...

SOS shëndeti! Gjërat që duhet urgjentisht t’i largoni nga dhoma e gjumit tuaj

SOS shëndeti! Gjërat që duhet urgjentisht t’i largoni nga dhoma e gjumit tuaj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni