Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga perspektiva arabe: kryqëzata e parë dhe pushtimi i Jerusalemit

by te Sheshi
19/07/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga perspektiva arabe: kryqëzata e parë dhe pushtimi i Jerusalemit
11
SHARES

“Kryqëzatat: një perspektivë arabe” është një cikël dokumentarësh prej katër pjesësh që rrëfen historinë dramatike të kryqëzatave parë me sytë e arabëve, duke nisur me pushtimin e Jerusalemit nën papën Urban II në vitin 1099 deri në rimarrjen e tij nga Salah ad-Din, përpjekjet e Riçard Zemërluanit për ta rifituar qytetin, dhe fundin e luftërave të shenjta në vitin 1291. Dokumentarët vijnë nga “Al Jazeera” ku në këtë pjesë të parë eksplorohet historia e kryqëzatës së parë dhe pushtimi i Jerusalemit.

Kryqëzatat janë epitoma e “luftës së shenjtë”. Megjithatë, rrënjët e këtij konflikti 200-vjeçar shtrihen jo vetëm në fe, por po ashtu në kushtet ekonomike të Europës mesjetare.

“Rreth kohës së kryqëzatave, Europa përjetoi disa thatësira të cilat e bënë popullin të humbte besimin në gjithçka”, thotë Antoine Domit, profesor historie në universitetin libanez.

Në Europë po zhvillohej një betejë midis kishës dhe shtetit: Cili do të qeveriste mbi popujt e Europës, papa apo mbreti?

Pas shekujsh dominimi europian, më së shumti përmes ushtrive të Romës perandorake, pellgu i Mesdheut kishte rënë vendosmërisht nën kontrollin musliman. Kështu muslimanët kishin rrethuar Europën, nga Spanja në perëndim e deri në Mesdheun Lindor në lindje.

“Për europianët, lindja ishte ‘Një mijë e një Netët’. Ajo përfaqësonte pasurinë, veshjet e bukura, konkubinat e reja, lulëzimin e jetës publike, këngëve dhe kulturës”, thotë Elias al-Kattar, profesor historie në universitetin libanez.

Ndërsa muslimanët në lindje, jetonin në prosperitet, Europa kishte rënë relativisht në varfëri dhe konflikt.

“Shoqëritë mesjetare perëndimore ishin shoqëri feudale, që donte të thoshte se aristokracia ishte në kontroll të shumë njerëzve që nuk zotëronin fare tokë”, thotë Jan Vandeburie, nga Shkolla e Historisë në universitetin e Kentit.

Ishaaq Abaid, profesor historie në universitetit Ain Shams shpjegon se “vetëm një për qind e njerëzve që kishin titujt e kontit, dukës apo baronit zotëronin të gjitha tokat bujqësore. Nëntëdhjetë e nëntë për qind e popullsisë evropiane quheshin bujkrobër dhe punonin në këto toka”.

Pjesa më e madhe e europianëve në shekullin e 11-të jetonin në varfëri dhe kishin vështirësi për të mbijetuar, ndërsa lufta dhe konflikti midis kalorësve ishin pjesë e jetës së përditshme.

Në anën tjetër të Mesdheut, shtrihej prosperiteti relativ dhe pasuri kulturore të botës myslimane, por fasada shkëlqyese fshihte ndasi të thella politike dhe fetare. Nga mesi i shekullit të nëntë, Kalifati Abasid kishte rënë gradualisht nën kontrollin e dinastive të ndryshme. Kalifët, të cilët duhej të ishin liderët universalë të Islamit, nuk ishin asgjë më shumë sesa kukulla në duart e ministrave, komandantëve ushtarakë dhe madje, shërbyesve.

Kryqtarët nuk ishin më të shumtë në numër sesa popullsia apo forcë më të madhe dhe aftësi më të mira luftarake. Megjithatë, ata dolën fitimtarë për shkak të ndasive demografike dhe politike të muslimanëve.

Turqit muslimanë selxhuk nisën zgjerimin e perandorisë së tyre në çdo drejtim. Zgjerimi më domethënës dhe më serioz ishte ai në Azinë e Vogël kundër perandorisë së krishterë Bizantine. Dhe pas betejës së Manzikert në vitin 1071, selxhukët arritën më afër Konstandinopojës, kryeqytetit të madh të perandorisë Bizantine. Ata e kapën rob Romanus Diogenes IV dhe pasardhësi i tij, perandori Alexios Komnenos, kërkoi ndihmë nga Europë Perëndimore.

“Papa Gregory VII e pa këtë si mundësinë perfekte për të realizuar ëndrrën e tij për kontrollimin e Kishës së Varrit të Shenjtë dhe për të mbledhur të gjitha forcat e armatosura nën lidershipin papnor në një fushatë që ai e quajti ‘Projekti i Zotit’”, thotë Qassem Abdu Qassem, kreu i departamentit të Historisë në universitetin Zaqaziq.

Zubeida Atta, profesor historie në universitetin Helwan thotë: “Papa Gregori pati idenë e luftës së shenjtë. Ishte ai që doli me idenë e dërgimit të një fushate në lindje për të rimarrë varrin e Jezu Krishtit nga duart e muslimanëve të cilët ai besonte se e kishin marrë atë me forcë”.

Kur Papa Gregori vdiq në vitin 1085 përpara se ta shndërronte projektin e tij në realitet, pasardhësi i tij ambicioz, papa Urban II mori në dorë frenat.

“Ai ishte fanatik dhe besonte thellësisht në eksportimin e katolicizmit dhe në militarizimin e Krishtërimit”, thotë Muhammad Moenes Aëad, profesor historie në universitetin Sharjah.

Kryqëzata e Parë: ‘Është vullneti i Zotit’.

Kryqëzata e Parë u thirr në nëntor 1095 nga papa Urban II në qytetin francez Klermont, ku ai mbajti një këshill të Kishës Katolike. Por, çfarë nisi si një takim fetar, mori një kthesë dramatike kur papa Urban mbajti fjalimin që do të ishte pikënisja e dy shekujve gjakderdhje.

Ai iu adresua anktheve të përbashkëta të njeriut të zakonshëm dhe premtoi pendesë për të gjithë ata që do të shkonin në luftën e shenjtë.

“Të luftoni është detyra juaj, ju duhet të vazhdoni luftën për të mbrojtur pronën tonë, tokat tona. Pronat tona që janë tuajat. Ne duhet të luftojmë me ata të pafe dhe të rimarrim tokën tonë të shenjtë. Është vullneti i Zotit”.

Papa Urban II hartoi një axhendë për fushatën e parë që duhet të niste në verën e vitit 1906. Por disa e injoruan komandën e shenjtë dhe gjetën një lider që do t’i drejtonte menjëherë drejt Lindjes: një murg të vjetër të quajtur Pjetër Eremiti.

Këta entuziastë të parë, por të padisiplinuar, që u drejtuan drejt Jerusalemit u shtypën nga muslimanët selxhukë në Azinë e Vogël.

Por, tashmë, në verën e vitit 1096, forca shumë të forta, më të mëdha dhe më të organizuara u mblodhën dhe avancuan drejt lindjes. Këto ushtri që përbënin Kryqëzatën e Parë komandoheshin nga figura të fisnikërisë europiane.

“Ushtritë u nisën nga Europa Perëndimore drejt Tokës së Shenjtë. Disa shkuan për të mbrojtur reputacionin e tyre, ndërsa të tjerë kërkonin të fitonin toka të reja dhe të ndërtonin një perandori”, thotë Abdu Qassem.

Ushtritë e Kryqëzatës së parë që u nisën drejt lindjes në vitin 1096 ishin të komanduara nga figura të fisnikërisë evropiane.

Deri në fund të vitit 1096, ushtritë evropiane nisën të mbërrinin në kryeqytetin e Bizantit, Konstandinopojë.

Sipas profesorit Said al-Bishawy nga Universiteti i Hapur i Jerusalemi, kryqtarët u betuan për aleancë ndaj perandorit bizantin,

Alexios Komnenos, dhe premtuan të rikthejnë tokat e marra prej turqve selxhukë. Kjo marrëveshje ishte e nevojshme për ta që të merrnin leje për t’u drejtuar në lindje.

Pasi kaluan Bosforin, kryqtarët marshuan drejt kryeqytetit selxhuk në Azinë e Vogël, qytetit të Nikaeas. Duke iu përmbajtur betimit ndaj perandorit, qyteti Nikaea iu rikthye bizantinëve. Por ndërsa kryqtarët vazhduan marshimin e tyre të suksesshëm në Azinë e Vogël, detyra e tyre për të marrë Jerusalemin u la përkohësisht mënjanë, pasi një pjesë e tyre ndërmorrën një sulm ndaj qytetit Edessa.

Një prej komandantëve, Balduini i Bolonjës, u drejtua në Edessa që u bë edhe shteti i parë kryqtar që themelohej në lindje.

“Marrja e Edesës tregon se kryqtarët nuk drejtoheshin nga ndonjë diktat fetar. Kryqtarët erdhën nën pretendimin e çlirimit të Varrit të Shenjtë nga të pabesët dhe jo-besimtarët. Por Edessa nuk ishte rrugës për në Jerusalem, nuk kishte asnjë varr të ndonjë prej dishepujve të Jezusit dhe nuk ishte një vend pelegrinazhi”, thotë Muhammad al-Makhzoumy, profesor historie në universitetin Libanez.

Ushtria kryesore, sidoqoftë, marshoi drejt e tek muret e Antiok, një qyteti të mbiquajtur “ djepi i Krishtërimit” pasi termi kristian doli së pari në këtë vend.

Në qershor 1098, Antiok ra dhe u sundua nga Bohemond, Normani, princi i Tarantos.

Kur kryqtarët mbërritën për herë të parë, ata u betuan për aleancë me perandorin bizantin. Por, kur ata morën Antiok, ata nuk ia kthyen atë perandorit ashtu si premtuan. Ata e mbajtën qytetin për vete.

Pas Antiok, ushtritë më në fund u drejtuan në jug, drejt Jerusalemit.

Pushtimi i Jerusalemit: ‘Një masakër famëkeqe’

Në korrik 1099, pas tre vjetësh marshimi të gjatë, betejash të përgjakshme, epidemish dhe urie, kryqtarët më në fund hynë në Jerusalem.

“Ata çliruan tensionet e mbledhura të tre vjetëve në marshim pasi më në fund arritën qëllimin e tyre final. Kështu që nuk ishte një situatë ku kryqtarët dëshironin të pastronin qytetin dhe t’ia kthenin vetes”, thotë Jonathan Phillips, profesor historie në universitetin mbretëror Holloway, në Londër.

Sipas Antoine Domit, ata nisën “një masakër famëkeqe. Ata vranë njerëz nëpër rrugë, në shtëpitë e tyre dhe në çdo qoshe”.

Venderburie shpjegon se ishte shumë e vështirëpër kryqtarët të bënin dallimin midis popullsisë lokale të krishterë, muslimane dhe hebreje për shkak se atyre u dukeshin të gjithë njëlloj, “të gjithë u dukeshin si arabë”.

“Suksesi i Kryqëzatës së Parë në pushtimin e Jerusalemit është i rëndësishëm pasi jo vetëm realizoi një ëndërr evropiane, por po ashtu për shkak se ndëshkoi muslimanët dhe arabët për ndasitë dhe luftimet mes vetes”, thotë Abdu Qassem.

Me marrjen e Jerusalemit, Kryqëzata e Parë e kishte arritur objektivin e vet. Por ky sukses i parë nuk do të zgjaste, ishte thjesht një skenë dramatike hapëse në një betejë shumë më të gjatë. Dhe ndërsa niste rilindja myslimane, shtrohej edhe rruga për dy shekuj të tjerë Kryqëzatash.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Katër të arrestuar Prishtinë me kërkesë të Interpolit; vrasës dhe rrëmbyes

Katër të arrestuar Prishtinë me kërkesë të Interpolit; vrasës dhe rrëmbyes

Tragjedia vazhdon: një tjetër “Aylan Kurdi” në ujrat e Mesdheut

Tragjedia vazhdon: një tjetër “Aylan Kurdi” në ujrat e Mesdheut

“Downtism”: kafeneja e veçantë e Teheranit (foto)

“Downtism”: kafeneja e veçantë e Teheranit (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni