Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Paul KRUGMAN*: si u ngushtua gara Clinton-Trump

by te Sheshi
02/10/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Paul KRUGMAN*: si u ngushtua gara Clinton-Trump

Debati presidencial i së hënës ishte një shkundje, me siguri konfrontimi më kokëfortë në historinë politike amerikane. Hillary Clinton ishte e vetëdijshme, e pagabueshme dhe –nëse guxojmë ta themi – e pëlqyeshme. Donald Trump ishte injorant, i goditshëm dhe i vrazhdë.

Megjithatë, në vigjilje të debatit, sondazhet tregonin për një garë të ngushtë. Si ishte e mundur kjo?

Në fund të fundit, kandidatët që pamë të hënën ishin të njëjtët njerëz që kanë qenë gjatë gjithë kësaj kohe. Hiri i Clinton dhe madje humori i shfaqur nën presion, ishin tërësisht të dukshme gjatë seancës së fundit dëgjimore për Bengazin. Mburravecëria hungërisëse e Trump ka qenë e dukshme çdo herë që ai ka hapur gojën pa lexuar nga një teleprompter.

Kështu që, a mund që dikush si Trump të jetë në pozicion të parë për të marrë Shtëpinë e Bardhë? (A mundet ende të arrijë atje, pasi akoma nuk kemi plotësisht të zbardhur efektin që debati ka pasur në sondazhe).

Pjesë e përgjigjes është se shumë më tepër amerikanë sesa ne na pëlqen të imagjinojmë, janë nacionalistë të bardhë në zemrat e tyre. Në të vërtetë, apelet e qarta për armiqësi racore, prej një kohe të gjatë, kanë qenë në thelb të strategjisë së republikanëve: Trump u bë i nominuari i GOP duke thënë drejtpërdrejt atë që kundërshtarët e tij u përpoqën ta përcjellin me bilbila që thërrasin qentë.

Nëse ai humbet, republikanët do të pretendojnë se ai ishte një lloj uzurpuesi, që nuk tregon asgjë për natyrën e partisë së tyre. Por ai nuk është i tillë.

Por, ndërsa votuesit e motivuar nga ana racore janë një minoritet më i madh nga sa na pëlqen të mendojmë, ata janë minoritet. Ashtu sikundër në gusht, Clinton kishte një avantazh të madh. Më pas sondazhet për të morën përposhtë.

Çfarë ndodhi? A bëri ajo ndonjë gafë të madhe elektorale?

Unë nuk mendoj kështu. Ashtu si kam shkruar edhe më parë, ajo u “gorizua”. Kjo është, ashtu si Al Gore në vitin 2000, ajo ra në një spirale me raportime kundërshtuese në median tradicionale, e cila trajtoi hapa të vegjël të saj të gabuar si skandale të mëdha, dhe shpiku skandale edhe atje ku nuk ekzistonin.

Ndërkohë, skandalet e dukshme të kundërshtarit të saj dhe disa episode groteste u lanë në hije apo edhe u zbukuruan; por ashtu si thotë edhe Jonathan Chait nga revista “New York magazine”, normalizimi i Donald Trump ishte me gjasa më pak i rëndësishëm sesa çnormalizimi i Hillary Clinton.

Kjo masakër në media nisi me një raportim të Associated Press për fondacionin Clinton, që koincidoi me nisjen e rënies së kandidates Clinton në sondazhe. AP nxori një pyetje të vlefshme: a kishin donatorët e fondacionit akses të papërshtatshëm dhe a përfituan ndikimin që nuk u takonte?

Ndodhi që AP nuk arriti të gjejë ndonjë provë për keqbërje – por pavarësisht shkroi një artikull sikur të kishte gjetur të tilla. Dhe kjo ishte nisja e një serie të jashtëzakonshme historish armiqësore në lajme për aspekte të ndryshme të jetës së Clinton që “ngrenë dyshime” apo që “hedhin hije” duke përcjellë përshtypjen e gjërave të tmerrshme pa thënë asgjë që mund t’i mbështeste.

Kulmi i këtij procesi erdhi me forumin e turpshëm të moderuar nga Matt Lauer, që mund të përmblidhet shkurtimisht si “Email-e, email-e, email-e, po, Trump, thoni ç’të doni, Trump”.

Ende nuk e kam kuptuar plotësisht këtë armiqësi, që nuk ishte ideologjike. Në vend të kësaj, ndjehej ndjesia sikur djemtë e famshëm në gjimnaz po u hakërreheshin shkollarëve. Seksizmi ishte sigurisht i përfshirë por mund të mos ketë qenë qendror, meqënëse e gjëjta gjë ndodhi dhe me Al Gore.

Në çdo rast, ata prej nesh që e kujtojnë fushatën e vitit 2000 presin që më e keqja të pasonte debatin e parë: me siguri pjesa më e madhe e medias do ta deklaronte Trump fitues, madje, edhe nëse ai gënjente në mënyrë të vazhdueshme. Disa “analistë lajmesh” ishin atje duke vendosur themelet, duke vendosur standarde të ulëta për të nominuarin e GOP, ndërsa paralajmëronin se gjuha e trupit e Clinton mund të shprehë mospërfillje.

Më pas erdhi vetë debati, që ishte pothuajse i patjerrshëm. Disa njerëz u përpoqën, duke deklaruar Trump fitues të debatit për tregtinë madje, edhe kur gjithçka ai tha ishte fraksionale ose konceptualisht fallco. Ose, e preferuara ime, ne patëm deklarata që ndërsa Trump nuk ishte shumë i përgatitur, Clinton mund të ketë qenë “më shumë se e përgatitur”. Çfarë?

Por, ndërkaq, dhjetëra milionë amerikanë i panë kandidatët në veprim, drejtpëdrejt, pa filtrin e medias. Për shumë prej tyre, pohimi nuk kishte të bënte me performancën e Trump, por me atë të Clinton: gruaja që panë kishte pak ngjashmëri me robin e ftohtë, pa gëzim që atyre iu ishte thënë se do të shihnin.

Sa do të vlejë kjo? Hamendja ime – por mund të jem fare mirë tërësisht gabim – është se kjo do të vlejë shumë. Mbështetësit fanatikë të Trump nuk do të lëkunden. Por votuesit që kanë planifikuar të qëndrojnë në shtëpi  ose që është gati e njëjta gjë, ata që do të votojnë për një kandidat të tretë nga partitë e vogla më mirë sesa të zgjedhin mes një racisti dhe një “djallusheje” mund të kuptojnë tani se kanë qenë të painformuar. Nëse është kështu, performanca trime e Clinton, nën një presion të pabesueshëm, do të ndryshojë zbaticën.

Por gjërat nuk duhet të kishin mbërrritur kurrë deri në këtë pikë, kur kaq shumë varet nga pritshmëria e media në harkun kohor të një ore e gjysmë. Dhe ata që ndihmuan të na sjellin deri këtu, duhet të angazhohen në ndonjë gjueti serioze shpirtërash.

* Paul Robin Krugman është ekonomist amerikan dhe kolumnist për “The New York Times”. Krugman  ka marrë çmimin Nobel Memorial në shkencat ekonomike për kontributin në teorinë  e tregtisë së re dhe gjeografinë e ekonomisë së re. Opinioni është publikuar në gazetën “The New York Times”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Referendumi kundër emigrantëve në Hungari: basti ksenofob i Orban ka gjasa të marrë 95 për qind mbështetje

Referendumi kundër emigrantëve në Hungari: basti ksenofob i Orban ka gjasa të marrë 95 për qind mbështetje

Rusia dërgon bombardues shtesë në Siri

Rusia dërgon bombardues shtesë në Siri

Një meteor shpërbëhet në qiejt e Spanjës: dyshohet për mbetjet e një komete

Një meteor shpërbëhet në qiejt e Spanjës: dyshohet për mbetjet e një komete

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni