Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga parullat “Poshtë dinastia” në 1990, tek trashëgimia e pushtetit tek familjarët

by te Sheshi
29/05/2017
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Dekretet për Manjanin e Vasilin, prova më e freskët për 71 vota

Alfred Peza, gazetari që u angazhua në politikë 4 vjet më parë, në një shkrim të tijin bënte një qasje mbi tendencën që po ndodh në politikën shqiptare, ku shumë prej figurave të njohura por edhe të panjohura, jo vetëm të politikës, por edhe strukturave parapolitike të pushtetit, po përdorin strategjinë e ruajtjes së privilegjeve nëpërmjet trashëgimisë, përdorimit të familjarëve apo njerëzve të afërt për të mbajtur istikamet e vjetra.

Në mesin e vitit 1990, në Kavajë u zhvillua protesta e parë e fuqishme antikomuniste pa ndonjë organizim, por thjesht nga njerëzit e guximshëm që kërkonin ndryshime të thella.

Ndër parullat që protestuesit nxorën ishin: “Poshtë Dinastia, rroftë Ramiz Alia”.

Jo se kavajasit kishin ndonjë dashuri për Ramiz Alinë, por në një farrë mënyrë populli i Kavajës u tregua mendjehapur dhe i ofronte një shans udhëheqësit komunist për të kryer reformat e nevojshme pa hijen e Nexhmije Hoxhës, së vesë së diktatorit komunist, e cila edhe pse nuk kishte pushtet në letër, realisht kishte ndikim të madh politik.

Nuk është rastësi që edhe disa nga figurat e reja të politikës si nga PPSH ashtu edhe nga PD-ja dolën nga ish-bashkëpunëtorët e saj në Institutin e Marksizëm-Leninizmit.

Frrok Çupi botoi shkrimin e famshëm në RD: “Pse nuk çahet blloku”, ku theksonte se njerëzit e Byrosë Politike janë kudo jo vetëm në administratë, por edhe në art e shkencë.

E kështu Shqipëria u fut në rrugën e saj të një sistemi të ri politik, atë të demokracisë, ku populli zgjidhte me votë dhe që kërkonte që të mos përsëriteshin më fenomenet e nepotizmit në administratë ku emëroheshin njerëzit e oligarkisë.

Por nuk qe e thënë. Në Shqipërinë e vogël ku kushdo njeh gjithkënd dhe ku pikërisht për këtë duhej shmangur nepotizmi, ai zuri rrënjë edhe në administratën e re.

Ishte pikërisht në pranverën e vittit 1991 kur një gazetë e re e botuar n Lezhë- Koha Jonë, botoi një shkrim të bujshëm: “Skema nepotike e Partisë Demokratike”, ku theksonte se njerëz të afërm, familjarë e farefis të të mëdhenjve ishin ngulur si rrjetë merimange në politikën shqiptare.

Pas një impasi të vogël, ku u duk se po ndalohej ky fenomen, ai rritej gjithnjë e më shumë duke e kthyer demokracinë në një farsë të përcaktuar.

Dhe pikërisht në stinët e ndryshimeve politike kjo dukej gjithnjë e më shumë.

Gjatë qeverisjes së PD-së në vitet 2005-2009, pati një moment kur Sali Berisha grumbulloi shumë pushtet rreth vetes duke i dhënë influencë të madhe fëmijëve të tij; Argita dhe Shkëlzen Berisha.

Në ato vite flitej shumë për hyrjen e tyre në politikë dhe ish-kryeministri nuk e mohoi, madje e quante një gjë normale pasi ata kishin qenë përkrahës dhe militues të PD-së.

Por në këtë rast nuk flitej për pjesëmarrës por korrës të fryteve të sistemit, jo nëpërmjet vlerave, por nëpërmjet influencës së trashëgimisë.

Dhe kjo duket se u bë avash-avash si një rregull i pashkruarr madje krahasohej edhe me realitetin grek të dinastive të mëdha politike që u shemb në vitin 2008, por edhe me atë në SHBA ku përmendej dinastia Bush apo ajo Kenedy ose Clinton.

Por në Shqipërinë tonë të vogël, ky fenomen i merr frymën sistemin dhe i pret krahët kujdo që kërkon të ecë përpara.

Dinanstitë u përhapën kudo si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë. Kjo ndodhi si në të gjallë, ashtu edhe në të vdekur.

Në Partinë Socialiste u bënë deputetë Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, ish-udhëheqës i PPSH-së, Ditmir Bushati, sot ministtër i Jashtëm, i biri i Sulejman Bushatit, një udhëheqës lokal i PPSH-së.

Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë deri dje, i biri i ish-funksionarit komunist, por një figurë e shkencës shqiptare, Hamit Beqja.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës, i biri i deputetit socialist, Lekë Gjiknuri, Ben Blushi, i biri i Kiço Blushit, ish-deputet i PSD-së dhe nipi i Dhimitër Shuteriqit, shkrimtar dhe ish-kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Edi Rama emëroi si Drejtor të MEICO-s, korporatës më të fuqishme shtetërore të transaksionevee të armëve dhe municioneve, Martin Lazrin, djalin e Sofokli Lazrit, ish-ideologu i Enver Hoxhës për politikën e jashtme.

Ndërkaq ky fenomen u vu re edhe në të djathtën shqiptare: i ndjeri Sabri Godo, përpara se të ndërronte jetë loboi që e bija e tij Anila, të emërohej ministre e Shëndetësisë si përfaqësuese e Partisë Republikane.

Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i Argita Berishës, hyri në politikën aktive të PD-së dhe u zgjodh në lidershipin e saj që në vitin 2013, ndërsa sot është një prej kandidatëve për deputet.

Ajo që gjatë qeverisjes së Berishës u fol për emërimin e fëmijëve të funksionarrëve të lartë nëpër ambasada dhe vende pëllumbash në administratë tashmë kjo po bëhet realitet edhe në politikën aktive.

Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit është një nga kandidatet e PD-së për deputetë në listën e re.

Kiri, i biri i të ndjerit Hajdari është zgjedhur në forumet e larta të Partisë Demokratike.

Por më shumë bujë bëri kandidimi i Klevis Balliut, djalit të Fahri Balliut si kandidat për deputet në Pogradec.

Fahri Balliu edhe pse nuk ka pasur realishtt post zyrtar, ka qenë një nga më influentët në ounturage-n e Sali Berishës.

Në politikën zyrtare të PD-së flitet shumë për influencën e kunatit të tij Erion Isufi në politikë, megjithëse i vëllai i bashkëshortes së Bashës, një intelektual i shkolluar në Holandë, nuk njihet fare publikisht dhe nuk zotëron ndonjë post politik.

Bardh Spahia, mjeku që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës dhe zv.ministër i Shëndetësisë është kandidat për deputet i PD-së në Shkodër. Ai është i biri i të ndjerit Ali Spahia, ish-numri dy i Partisë Demokratike.

Anduel Xhindi, deputeti i PS-së, është i biri i të ndjerit Fatmir Xhindi, ish-deputet socialist, i vrarë në rrethana misterioze në vitin 2009.

Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika janë dy nga drejtuesit e LSI-së. Në fakt Monika ndoshta si bashkëshorte e Ilirit nuk ka ecur aq lart sa ka pritur, por edhe poshtë nuk ka qenë pasi gjithmonë ka ekzistuarr në “tavën e pushtetit”. Numri i saj është më i rëni nga militantët e LSI-së për të gjetur ndonjë punë.

Lista e lidhjeve nepotike po të gërmosh më shumë zgjatet e zgjatet, duke arritur të shikosh vajzat, nuset, dhëndurët, nipat e krushqitë, të cilat ia kanë marrë frymën sistemit.

Që janë në administratë dhe ambasada, në qerveri, OJQ, universitete, media e gjitthë hapësirën ku vendosen fate, shpërndahen fonde dhe ku krijohet pushtet.

Shqipëria është shumë e vogël për të qenë një Republikë nepotike. Askush nuk thotë që fëmijët e familjarët të diskriminohen meqë janë “fëmijë arti”; por ata nuk duhet të zënë radhët e para, por pikërisht prej mundësive të mëdha do të duhej që të bënin një hap mbrapa për të liruar një çikë hapësirën; të paktën të krijohet përshtypja nga njerëzit që starti është i barabartë dhe të motivonte ambicjen. Pasi kjo sjell zhvillim dhe lindjen e ideve të reja.

Stanjacioni shqiptar, ndoshta është edhe efekt i “ujit të ndjenjur” që pushteti këtu është trashëgimi dhe jo meritë…

/tesheshi.com/

Tags: dinastiaparlamentipdPStesheshi.com

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare Konstantin Micotaqis, ish-kryeministri i Greqisë

Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare Konstantin Micotaqis, ish-kryeministri i Greqisë

Shkaktarët e dridhjes së duarve, kur nuk kemi të bëjmë me një sëmundje të organizmit

Shkaktarët e dridhjes së duarve, kur nuk kemi të bëjmë me një sëmundje të organizmit

Kafka në ‘metamorfozën’ e Musa Ramadanit- fiton çmimin letrar 10.000 euro

Kafka në 'metamorfozën' e Musa Ramadanit- fiton çmimin letrar 10.000 euro

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni