Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Fjalët e një prifti: “Izraeli s’është një demokraci, ashtu siç as SHBA-të apo Evropa, as ne që kthejmë kokën nga ana tjetër”

by te Sheshi
16/04/2025
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
149
SHARES

Prej tetëdhjetë vitesh, Perëndimi “civil,” vendlindja e së Drejtës, nuk ka denjuar të reagojë as me një të kollitur ndaj fatkeqësisë së Gazës dhe popullit palestinez, të cilëve prej tetë dekadash u grabitet toka – tokë që, ndër të tjera, iu njoh zyrtarisht nga OKB-ja; e njëjta OKB që, në të njëjtën kohë, i njohu Izraelit të drejtën për t’u “kthyer në shtëpi”. Një e drejtë natyrore, pas dëbimeve romake, përndjekjes së krishterë, shfrytëzimit katolik dhe genocidit shkencor të Hitlerit dhe Musolinit.

Gjithçka që Izraeli ka pësuar nga Perëndimi civil dhe i krishterë, ia ka kthyer palestinezëve dhe sot Gazës, me të njëjtin vullnet vrasës me atë të nazistëve: të shkulë përgjithmonë një popull nga toka ku ka lindur, nga e cila nuk mund të përfitojë as përkohësisht.

“Tetëdhjetë vjet është jeta e një njeriu të fortë (Psalmi 90/89,10)”. 7 tetori u përsërit me vend e pa vend, për të pasur kredencialet që të mos dukemi si apriori të njëanshëm kundër Izraelit. Prej gjashtëdhjetë vitesh studioj Izraelin biblik, të cilin kam ditur gjithmonë ta dalloj nga qeveria izraelite – në krye të së cilës sot qëndron Netanjahu dhe nesër do të jetë dikush tjetër. Këtu nuk ka krematoriume, këtu zjarri sillet direkt në shtëpi, vetëm pse je palestinez, pra “abuzues” që qëndron padrejtësisht në “ha-Eretz Israel” – Tokën e Izraelit, dhuratë e Zotit, pasi më parë ajo u është marrë dhe u është grabitur Kanaanëve. “Toka jonë” dhe e askujt tjetër, në kundërshtim me çdo të drejtë natyrore dhe juridike.

Nëse qëllimi i Netanjahut është shkatërrimi i palestinezëve, si mund ta quajmë këtë ndryshe përveçse me të vetmin term që i bashkon të dy popujt “vëllezër binjakë,” pra: genocid. Deri më 7 tetor, kishte një logjikë të natyrshme në rezervimin e këtij termi për të vetmen vendimmarrje monstruoze, të programuar në mënyrë shkencore dhe politike, për “zhdukjen e një populli të tërë”. Tani, pas vendimit të qeverisë Netanjahu për ta kthyer Gazën në gërmadhë dhe për të zhdukur popullin palestinez, ai term i shenjtë dhe i përbuzur njëkohësisht, unik dhe i paprekshëm, bëhet “trashëgimi e njerëzimit,” pikërisht aty ku Izraeli kërkon të zhdukë “binjakun” e vet: genocid. Nuk ka mbivendosje, as letrare, por përputhje, historike, morale, të shënuar nga “hakmarrja shtatëdhjetë herë nga shtatë herë”.

Që nga momenti kur nisi sulmi i Hamasit, më 7 tetor 2023, humba fjalët dhe nuk arrita, nuk munda të shpreh dot as zemërim, as revoltë, as emocion, as tronditje përballë pamjes së të rinjve të therur si dele — fajtorë vetëm pse donin të argëtoheshin, por në vendin e gabuar ama, që në parim. Nuk shkohet për të kërcyer në kufi me Gazën, si për të thënë: “këtu jemi ne zot”. Çdo fjalë më thahej në gojë, ashtu siç iu tha gjuha hebrenjve në fyt kur u dëbuan në Babiloni (shek. VII p.e.s.), dhe torturuesit u thoshin: “na këndoni këngët e Sionit!” (Psalmi 137/136). Si mund të këndosh këngët e Zotit në një tokë të huaj?

Ndoshta ata të rinj nuk e kishin imagjinuar se mund të hasin ndonjë rezistencë të çfarëdo lloji, sepse prej tetëdhjetë vitesh ishin mësuar, brez pas brezi, të dëbojnë banorët nga Bregu Perëndimor, të shkatërrojnë fshatra dhe pemë karube e fiq deti (simbolet më të spikatura arabe), për t’i zëvendësuar me vendbanime izraelite – duke e bërë të pamundur zbatimin e rezolutës 67/19 të OKB-së, të datës 29/11/2012, që njeh Shtetin Palestinez, në bashkëngjitje me rezolutën 2334/2016 të datës 23/12/2016, e cila i kërkon Izraelit t’i japë fund ndërtimit të vendbanimeve në territoret palestineze, përfshirë Jeruzalemin. Foli murit.

Perëndimi civil dhe ata që thirren në Zot apo në rrënjët e krishtera kanë shpallur zyrtarisht shuarjen e vet, e lidhur kjo ngushtë me fatin e Gazës: nga mali i pesëdhjetë mijë të vdekurve, pesëdhjetë e një me gjithë të vrarët hebrenj të 7 tetorit (të vdekurit nuk kanë ngjyrë — kanë vetëm dhimbje dhe vdekje!), gjenocidi i Shoah-së që vazhdon të thërrasë “Kurrë më / Për të mos harruar” dhe genocidi i palestinezëve (fëmijë, të rinj, gra, burra, pleq e madje edhe kafshë) na ndjek këmba-këmbës në udhën e hakmarrjes — dhe vetëm hakmarrjes — duke na kthyer te paralajmërimi i pastorit gjerman, Martin Niemöller (1892–1984), i cili në një predikim të vitit 1946 tha disa fjalë që duhen skalitur në tmerrin palestinez, në humnerën e Gazës dhe në turpin e 7 tetorit. Të gjitha të lidhura bashkë me një fill të kuq të errët, shenjë dhe simbol i një mëkati që nuk kursen askënd: “Kain, ku është Abeli, vëllai yt? Gjakrat e tij (në shumës) më ulërasin nga dheu” (Zanafilla 4:10).

Çirret pastori Martin Niemöller: “Në fillim erdhën të marrin romët dhe unë u ndjeva mirë, ngase vidhnin ngapak. Pastaj erdhën të marrin hebrenjtë dhe unë heshta, se nuk i doja. Më pas erdhën për homoseksualët dhe u lehtësova, se më bezdisnin. Pastaj erdhën për komunistët dhe nuk thashë gjë, se nuk isha komunist. Derisa një ditë erdhën për mua — dhe nuk kishte mbetur askush që të protestonte.”

Edhe pse i vetëdijshëm se jam një zë i mbytur në shkretëtirën e atyre që llomotisin e komentojnë pa ditur asgjë, unë personalisht qëndroj pranë varrit të Jezusit, e ndiej turpin të më mbulojë, siç kam bindjen e palëkundur se Izraeli nuk është një demokraci, ashtu siç nuk janë as SHBA-të, as Evropa, as ne vetë, që bëjmë sikur nuk e shohim të vërtetën dhe ndërkohë që presim debatin e  rradhës, kthejmë kokën nga ana tjetër – se palestinezët janë larg. Po Ukraina? “E dinim që do përfundonte kështu!”, se demokratët amerikanë nuk e mbajnë fjalën. Ky është fillimi i fundit — dhe fundi i të gjitha mashtrimeve. Ah, Evropë!

Publikuar në të përditëshmen italiane “Il Fatto Quotidiano” online më 15 prill 2025, me titullin: “Tacendo su Gaza e i palestinesi, l’Occidente civile e cristiano si è definitivamente estinto.”

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Doni më për Izraelin? Ja kush janë viktimat më të fundit…

Doni më për Izraelin? Ja kush janë viktimat më të fundit…

Izraeli planifikoi sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane?

Izraeli planifikoi sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane?

Lista e parë evropiane e vendeve të sigurta të origjinës

Lista e parë evropiane e vendeve të sigurta të origjinës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni