Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ornela MEMUSHI: Ekonomia shqiptare në periudhë afatgjatë drejt një krize të kapitalit human

by te Sheshi
06/07/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ornela MEMUSHI: Ekonomia shqiptare në periudhë afatgjatë drejt një krize të kapitalit human

Shqipëria si një vend me të ardhura mesatare e ndoshta edhe më të ulëta, që nga vitit 2008 me fillimin e krizës ekonomike globale e deri më sot, ka mundur të ruajë ritme pozitive  të rritjes ekonomike, pavarësisht krizës ekonomike që kaluan dhe fqinjet e saj (Greqia dhe Italia) me të cilat ka shkëmbimet më të mëdha tregtare. Para vitit 2008, Shqipëria gëzonte norma reale të rritjes ekonomike deri në 6% në vit, duke pakësuar ndjeshëm hendekun e madh midis personave.

Pas vitit 2014, ekonomia shqiptare filloi të stabilizohet dhe në vitin 2016 sipas Ministrisë së Financave, rritja ekonomike ishte 3.5% ndërsa parashikohet që në vitin 2017 rritja ekonomike të shkojë në 3.8%. Projeksionet janë pozitive dhe këto vlera duhet të vazhdojnë edhe për vitet në vazhdim. Për këtë gjë, rëndësi të madhe ka edhe kapitali human (burime njerëzore) kontributi i të cilit, si në administratë ashtu dhe në sektorin privat është i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe duhet të jetë ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik në programet qeverisëse.

Por, Shqipëria shumë shpejt do të përballet me probleme të mëdha sociale dhe mungesë të theksuar të kapitalit human për shkak të plakjes së popullsisë, rënies së lindshmërisë dhe sëmundjeve të rënda gjithmonë në rritje. Sipas të dhënave globale nga “health data”, sëmundjet tumorale, kardiovaskulare, pulmonare dhe kronike e kanë renditur Shqipërinë vendin me barrën më të lartë të sëmundshmërisë në rajon për vitin 2015 si dhe vdekshmërinë më të lartë për çdo diagnozë.

Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i vdekjeve në Shqipëri në 2016 është 21.388, duke rezultuar me një normë vdekshmërie prej 74,3 për 10.000 banorë, normë kjo shumë e lartë për një vend me 2.876.591 banorë. Në vitin 2016, rreth 52,0 % e vdekjeve janë shkaktuar nga “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat për këtë periudhë janë ulur me 4,2 %, në krahasim me 2015. Ndër shkaqet e tjera që zënë peshë të rëndësishme në numrin e vdekjeve janë “tumoret” me 15,8 % të totalit. Në vitin 2016, vdekjet e shkaktuara nga tumoret janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë, ku nëngrupi i sëmundjeve “tumor në mushkëri” përbën 20,4 %. Nga viti 2002 e deri tani, numri i të sëmurëve me tumor është rritur me mbi 70%, ndërkohë që po preken gjithmonë e më shumë moshat e reja. Shqetësimi më i madh është se gjithnjë e më tepër sëmundjet e rënda po prekin grupmoshën e re 20-40 vjeç dhe në periudhë jo të largët, përkeqësimi do të jetë alarmant si pasojë e plakjes së shpejtë të popullsisë. Vendi ynë, shumë shpjet do të përballet me probleme të mëdha shëndetësore dhe sociale të popullsisë të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik. Për shkak të:

  1. emigracionit të lartë,
  2. plakjes së popullsisë,
  3. shtimit të sëmundjeve të shumta,

produktiviteti i kapitalit human do të bjerë dhe shumë shpjet njësitë ekonomike do të vihen përballë këtij problemi i cili nga ana tjetër do të ndikojë negativisht në ekonomi. Sipërmarrësit do të kenë mungesë të kapitalit human të trajnuar dhe të aftë për punë, do të përballen me kosto të mëdha në mungesën e produkteve dhe shërbimeve cilësore që ofrojnë, si rezultat i produktivitetit të ulët të një force punëtore me probleme të mëdha shëndetësore.

Sipas të dhënave fiskale të publikuara nga FMN për periudhën 2012-2015, Shqipëria shpenzon vetëm 2.8% të GDP për shëndetësinë duke qenë kështu vendi që shpenzon më pak në rajon. Ndërsa në vitin 2017 sipas Ministrisë së Financave, financimi publik për shëndetësinë parashikohet të jetë rreth 2.9 % e GDP, shifër kjo e pamjaftueshme për situatën ku ndodhet vendi ynë.

Si përfundim, mund të themi se, me sytë nga e ardhmja, qeveria shqiptare duhet të fokusohet drejt zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Kjo bëhet e mundur me hartimin e një politike fiskale lehtësuese për bizneset vendase apo të huaja, lehtësimin e kostove të kreditimit sidomos për bizneset e vogla dhe të mesme, menaxhimin më të mirë të shpenzimeve publike, zhvillimin e investimeve në infrastrukturë, edukimin e qytetarëve për mënyrën e të ushqyerit që në brezat e rinj duke përmirësuar sistemin arsimor 9 vjeçar dhe të mesëm me vakte ushqimi nëpër shkolla si dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor me kaq shumë probleme i cili po merr dalëngadalë jetë njerëzish të pafajshëm. Situata e shëndetit të qytetarëve shqiptarë është alarmante dhe nga ana e qeverisë duhet të merren masa të menjëhershme për të shmangur një katastrofë të madhe të kapitalit human drejt të cilit po shkon vendi ynë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
“Ekonomia si shkencë u zhvillua nga idetë e Jozefina Topallit?”: Shikoni çuditë e tezës së provimit në një universitet shtetëror në Shqipëri

“Ekonomia si shkencë u zhvillua nga idetë e Jozefina Topallit?”: Shikoni çuditë e tezës së provimit në një universitet shtetëror në Shqipëri

Gjykata lë të lirë nusen që tentoi të helmojë vjehrrën

Gjykata lë të lirë nusen që tentoi të helmojë vjehrrën

Specat djegës mund të ndihmojnë në vrasjen e qelizave të kancerit

Specat djegës mund të ndihmojnë në vrasjen e qelizave të kancerit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni