Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ornela MEMUSHI: Të bësh turizëm në Shqipëri?

by te Sheshi
31/07/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ornela MEMUSHI: Të bësh turizëm në Shqipëri?

 Turizmi është një shërbim që ndodh për një periudhë të shkurtër kohe, varet nga kushtet klimaterike si dhe nga partneriteti i gjithë faktorëve që e bëjnë të mundur këtë shërbim (turisti, agjencia turistike, biznesi i hotelerisë, gjithë shërbimet e tjera publike apo private, qeveria/pushteti lokal me politikat e ndjekura për turizmin, komuniteti etj.)

Në vendin tonë, turizmi po merr gjithnjë e më shumë një rëndësi të madhe në gjenerimin e të ardhurave. Në bazë të të dhënave nga Këshilli Botëror i Turizmit, kontributi direkt i turizmit në GDP-në e vendit tonë ka qenë 127.7 miliard lekë ose 8.4% e GDP-së gjatë vitit 2016 dhe parashikohet të rritet me 5.2% në vitin 2017 dhe të rritet me 6.2% në vit, nga 2017-2027, pra thënë ndryshe 244 miliard lekë në 2027 (10.8% e GDP-së totale). Në vitin 2016, kontributi direkt i turizmit në punësim është 85.500 vende pune (7.7% e totalit të vendeve të punës), shifër kjo e cila pritet të rritet me 3.2% në 2017 si dhe me 3.1% çdo vit që do të thotë 120.000 vende pune deri në vitin 2027 (10.1% e totalit të vendeve të punës). Paratë e shpenzuara nga vizitorët e huaj (ose eksportet vizitore) janë një komponent kyç i kontributit të drejtpërdrejtë në ekonomi me 219.1 miliard lekë në vitin 2016 që bëjnë 73.8 % të shpenzimeve turistike në krahasim me 26.2% të shpenzimeve të bëra nga udhëtarët vendas.

Nga të dhënat e analizuara më lartë, duket qartë rëndësia sektorit të turizmit dhe ndikimi i tij në ekonominë e vendit tone; por a do të jetë e mundur që turizmi të kthehet në motorin e zhvillimit ekonomik shqiptar? Nëse marrim për analogji Malin e Zi i cili është një shtet i vogël me më pak banorë se kryeqyteti ynë, mund të themi se industria e turizmit funksionon jo vetëm në gjithë vijën bregdetare, por edhe në vendet malore e historike me një sistem të mirëorganizuar të zinxhirit të furnizimit që nga nxjerrja e lëndëve të para, prodhimi, menaxhimi dhe shpërndarja e produkteve apo shërbimeve në tregun turistik, e deri tek motivimi dhe shpërblimi i punonjësve.

Ndryshimi midis dy vendeve duket qartë që në menaxhimin dhe trajtimin e burimeve natyrore turistike siç është rasti i liqenit të Shkodrës ku 1/3 e sipërfaqes i takon Shqipërisë dhe 2/3 Malit të Zi. Në vitin 1983, Mali i Zi e shpall pjesën e tij të liqenit Park Natyror dhe investimet nuk i “kursen” duke e kthyer liqenin në një atraksion të madh turistik. Ndërsa pjesa shqiptare e liqenit  nuk e ka fatin e simotrës malazeze, pavarësisht bukurisë së saj natyrore kujdesi për të nuk është aq sa duhet. Sipërfaqja e ujit në mjaft zona është e ndotur sidomos nga mbetjet plastike të cilat dëmtojnë jo vetëm faunën e liqenit, por edhe zhvillimin e turizmit në këtë vend.

Ndryshe nga vendet ku turizmi ka një rol primar në zhvillimin ekonomik, në vendin tonë akoma nuk janë siguruar gjërat bazë si infrastruktura rrugore, pastrimi, uji apo kanalizimet e ujërave të zeza ( rasti më i keq në Ksamil me incidentin e ujrave të zeza të shkarkuara në det). Kapacitetet akomoduese janë shumë të vogla në raport me pritshmërinë në rritje të numrit të turistëve, mungojnë resortet turistike të cilat janë investime bazë për të zhvilluar turizmin. Gjithashtu, mungesa e paketave të plota turistike si dhe cilësia e shërbimit nuk shkojnë në raport të drejtë me çmimin dhe japin një marketing negativ për Shqipërinë në funksion të zhvillimit të turizmit. Monumentet kulturore dhe natyrore keqmenaxhohen dhe paratë e mbledhura nga biletat e shitura me të cilat mund të bëhen investime të mira për të përmirësuar gjendjen e tyre, nuk dihet se ku shkojnë.

Çfarë duhet bërë për të përmirësuar situatën?

Turizmi është një sektor me të ardhme ekonomike jo vetëm për biznesin që operon në këtë fushë por, për gjithë faktorët që përfshihen në të, prandaj duhet të punohet në drejtim të rritjes së shërbimeve cilësore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe kthimit të tij në një industri të mirëfilltë në Shqipëri. Rritja e njësive akomoduese/resorteve; motivim, shpërblim dhe  trajnim i menaxherëve dhe punonjësve të hoteleri-turizëm/bizneseve të ndryshme (të cilët edhe sot paguhen me pagë minimale që mjafton sa për të siguruar minimumin jetik dhe jo për një jetesë normale) si dhe kulinaria janë faktorë që do të sjellin produktin që kërkon pushuesi. Kryesore është siguria e nevojshme në vijën bregdetare duke shtuar kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare pasi eksperienca e këtij viti është jashtëzakonisht e hidhur me numër të lartë të vdekjeve të cilat mund të evitoheshin në rast se do të kishte roje bregdetare.

Përmirësimi i infrastrukturës që të çon në zonat turistike, ruajtja e monumenteve të natyrës dhe monumenteve kulturore dhe pastrimi sistematik i tyre janë një domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit. Nevojitet kontroll më i lartë nga ana e institucioneve shtetërore për shërbimet e ofruara nga bizneset e ndryshme si nga ana e cilësisë po ashtu edhe nga ana e çmimeve stratosferike për të cilat rrallë herë lëshohet kupon tatimor dhe konsumatori është totalisht i pambrojtur.

Bashkëpunimi i sektorit publik dhe atij privat në investime kapitale, fushata marketingu dhe programe të formimit profesional dhe informues për të gjithë qytetarët, duke synuar ndërgjegjësimin e tyre mbi rëndësinë dhe të mirat e përfituara nga zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm ku çdo formë aktiviteti turistik respekton natyrën dhe kontribuon në punësim e si rrjedhojë në të ardhurat e disponueshme të qytetarëve që do të thotë më shumë mirëqenie për të gjithë! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Këto janë pjesët e trupit që plaken më shpejt

Këto janë pjesët e trupit që plaken më shpejt

A do të bëhet Kosova me institucione të reja më 3 gusht? Ja ç’mendojnë analistët kosovarë

A do të bëhet Kosova me institucione të reja më 3 gusht? Ja ç’mendojnë analistët kosovarë

Futini këmbët në qumësht e sodë buke, rezultatet janë mahnitëse

Futini këmbët në qumësht e sodë buke, rezultatet janë mahnitëse

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni