Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ornela MEMUSHI: Ndikimi i internetit në biznes

by Te Sheshi
23/05/2017
in Opinione
Reading Time: 7 mins read
A A
Nga Ornela MEMUSHI: Ndikimi i internetit në biznes
26
SHARES

Interneti është një nga zbulimet më të mëdha që ndryshoi përgjithmonë jetën e njerëzve. Numri i individëve që kanë qasje në internet vazhdon të rritet nga viti në vit. Ndikimi i tij në shumë aspekte të jetës së përditshme mund të ndihet drejtpërdrejt ose tërthorazi që nga komunikimi e deri në shpërndarjen e informacionit për çështje të ndryshme. Gjithashtu, interneti ka dëshmuar ndikimin e tij të rëndësishëm në botën e biznesit. Interneti, së bashku me World Wide Web, ka treguar vlerën e tij për sipërmarrësit si një mjet efektiv shitjesh dhe marketingu. Fleksibiliteti i pandarë i internetit, arritjet e tij të gjera dhe mungesa e kufijve të tij mund të përdoren plotësisht nga bizneset në produktet apo shërbimet e marketingut për konsumatorët. Interneti ka ndryshuar mënyrën se si funksionojnë bizneset dhe mënyrën se si individët kryejnë transaksionet e tyre.

Interneti ka krijuar një funksion të tërë biznesi, që zakonisht quhet e-biznes ose e-commerce. E-biznes përfaqëson përdorimin e internetit dhe teknologjisë së biznesit në operacionet e një kompanie. Shumica e kompanive në mjedisin e biznesit kanë zbatuar disa forma të teknologjisë së internetit ose të biznesit në veprimtaritë e tyre të biznesit. Një tipar i rëndësishëm i e-biznes është aftësia për të komunikuar dhe për të transferuar informacion nëpërmjet internetit. Shumë kompani përdorin serverat e-mail që lejojnë menaxherët dhe punonjësit të dërgojnë mesazhe të brendshme ose informacione përmes mediumeve të komunikimit me e-mail. Kompanitë gjithashtu kanë zhvilluar faqet e internetit të biznesit që i lejojnë konsumatorët të rishikojnë informacionin rreth kompanisë dhe produkteve të saj para se të bëjnë blerje. Këto faqe ofrojnë edhe për konsumatorët një mjet për të komunikuar me kompaninë.

Interneti ka lejuar kompanitë të gjejnë mënyra për uljen e kostove operacionale dhe kursimin e kapitalit në prodhimin e mallrave ose shërbimeve. Kompanitë shpesh zbatojnë softuer të biznesit për të gjurmuar operacione të ndryshme të biznesit dhe për të rishikuar efikasitetin dhe efektivitetin e secilit departament. Këto paketa softuerike të biznesit i ndihmojnë menaxherët të rishikojnë informacionin në një format në kohë reale dhe të marrin vendime më të mira ose më të informuara në lidhje me efikasitetin e operacioneve. Gjithashtu, kompanitë mund të rrisin zinxhirin e tyre të furnizimit duke komunikuar informacion me shpërndarësit, depot dhe shitësit që merren me produktet e kompanisë.

Në kompanitë e mëdha dhe bizneset e konsoliduara mirë, teknologjia dhe interneti janë baza e çdo procesi pune, duke tranformuar mënyrën se si këto kompani kryejnë biznes. Teknologjia i lejon bizneset të automatizojnë operacionet manuale dhe të përpunojnë informacione shumë më shpejt. Ndërkohë që teknologjia e biznesit shpesh përdoret përmes kompjuterave personalë, sistemeve të magazinimit të serverave dhe sistemeve të shitjes me pakicë ose regjistrave të cash-it, ndërsa interneti ka krijuar forma të reja të komunikimit dhe metoda të tjera të biznesit që përdorin kompanitë gjatë përpunimit të informacionit financiar dhe biznesit.

Statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Shqipëri për vitin 2015 (të publikuara nga INSTAT në 20 maj 2017), shprehin se:

  • 99,9 % të ndërmarrjeve aktive e zënë NVM
  • 81,3 % e të punësuarve janë punësuar nga NVM
  • 77,6 % të shitjeve neto realizohen nga NVM
  • 66,5 % të investimeve kryhen nga NVM
  • 66,3 % të vlerës së shtuar realizohet nga NVM

Rritja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është elementi kryesor i zhvillimit ekonomik të një vendi. NVM-të janë burimi kryesor i vendeve të reja të punës, shtylla kryesore e nxitjes së aftësive sipërmarrëse, kontribuesit kryesorë për prodhimin në tregun e brendshëm, duke përdorur kryesisht burimet vendase. Siç vihet re nga të dhënat e e mësipërme, ekonomia e vendit tonë është e orientuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por problematikat më të theksuara në zhvillimin e tyre janë mungesa e përdorimit të teknologjisë dhe internetit, mungesa dhe mosvlerësimi i kapitalit human të specializuar, si dhe kultura e pakët e shqiptarëve në shërbim të klientit.

Tashmë ka ardhur koha që NVM-të shqiptare, të cilat kryesisht janë biznese familjare por edhe të tjera, të mendojnë në mënyrë afatgjatë ecurinë e tyre në tregjet ku operojnë, dhe përdorimi i teknologjisë dhe internetit janë çelësi për të hedhur hapa të sigurt në maksimizimin e fitimeve të tyre. Interneti i ka lejuar bizneset e reja që të rrisin popullaritetin dhe të ardhurat, duke arritur një popullsi potenciale të konsumatorëve që nuk mund ta arrijnë kurrë në shitjet tradicionale. Interneti është një mjet i fuqishëm që mund ta bëjë biznesin më produktiv dhe fitimprurës, sepse kur interneti dhe e-mail përdoren në mënyrë efektive ndihmojnë në modernizimin e aktiviteteve të biznesit, në motivimin e punonjësve, në komunikimin në mënyrë më efikase me klientët dhe përthithjen e klientëve të rinj, duke ndihmuar kështu në uljen e shpenzimeve të biznesit. Ndër përfitimet kryesore nga përdorimi i internetit për NVM-të shqiptare dhe jo vetëm, mund të përmendim:

Shkëmbimi i informacionit

Mënyra se si bizneset e vogla dhe të mesme shkëmbejnë informacione ka ndryshuar në mënyrë drastike, pasi interneti është bërë popullor. Këto biznese nuk kanë pasur burime financiare të mjaftueshme për të organizuar takime të mëdha me furnizuesit apo zhvilluesit e projekteve që do të kërkonin shpenzimet e udhëtimit ajror dhe të akomodimit. Tashmë, nëpërmjet postës elektronike, webfaqeve të videokonferencës dhe shkëmbimit të dokumenteve në internet, bizneset e vogla dhe të mesme mund të bashkëpunojnë me furnitorët, me zhvilluesit e projekteve për bizneset  dhe shitësit në mbarë botën pa kosto dhe me një shkëmbim të plotë të informacionit të nevojshëm.

Zhvillim i produktit

Bizneset përdorin internetin për të hulumtuar ide të reja të produkteve, metoda të reja për krijimin e produkteve dhe informacion për çmimet. Një biznes gjithashtu mund të hulumtojë konkurrencën për të parë se cilat produkte dhe shërbime ofrohen. Gjithashtu, nëse një kompani kërkon të zgjerohet në një vend të caktuar, interneti mund të përdoret për të hulumtuar popullsinë, nevojat e saj, dhe cilat produkte dhe shërbime do të shesin më mirë në atë zonë.

Marketing

Një nga efektet më të rëndësishme që interneti ka në tregjet globale për biznesin e vogël dhe të mesëm është aftësia që këto biznese të arrijnë një audiencë ndërkombëtare për një kosto shumë të ulët. Faqet e internetit të rrjeteve sociale u mundësojnë bizneseve që të bashkëveprojnë me miliona klientë të mundshëm në mbarë botën pa asnjë kosto.

Monitorimi

Interneti u jep pronarëve e bizneseve të vogla dhe të mesme mundësinë e menaxhimit të biznesit pa qenë prezent në zyrë, por duke qenë në kontakt në kohë reale me punonjësit, furnitorët e klientët  nëpërmjet një funksioni chat në internet, dhe të shkëmbejnë dokumente të rëndësishme me këdo nga çdo vend në botë.

Shpenzimet e reduktuara të postës

Përdorimi i postës elektronike për biznesin mund të zvogëlojë ose eliminojë nevojën për postën tradicionale dhe të gjitha shpenzimet që lidhen me atë metodë të kontaktit.

Një dyqan që asnjëherë nuk mbyllet

World Wide Web vepron 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Bizneset që shesin prodhime të gatshme përfitojnë më shumë nga ky avantazh. Duke krijuar një dyqan interneti, këto sipërmarrës kanë aftësinë për të mbajtur një dyqan virtual me pakicë ose shumicë që nuk mbyllet kurrë, në shërbim të klientëve nga e gjithë bota.

Kosto efektive

Ndoshta përparësia më e madhe e përdorimit të internetit për biznesin është efektiviteti i kostos së saj. Hapja dhe mbajtja e një dyqani në internet kushton një pjesë të buxhetit të kërkuar për hapjen e një dyqani fizik. Reklamimi në internet është më pak i shtrenjtë se në mediat tradicionale, dhe i lejon pronarët e bizneseve të arrijnë segmentin e klientëve të synuar. Interneti gjithashtu lejon që biznesi të kryhet pa udhëtime të shtrenjta.

Me gjithë përfitimet e përdorimit të internetit në biznes, ekziston edhe ana tjetër e medaljes, një sërë disavantazhesh që pengojnë ecurinë e biznesit të tillë, si:

Mungesa e ekspertizës kompjuterike

Një pronar biznesi duhet të ketë më shumë se një njohuri bazë të internetit për të bërë biznes në internet. Aftësitë e nevojshme përfshijnë njohjen se si të krijohet një faqe interneti për qëllime biznesi dhe si marketohet biznesi në internet. Nëse nuk posedohen këto aftësi, atëherë lind nevoja e kontratimit të një kompanie marketingu për të realizuar shërbimet e nevojshme, e cila ka një kosto të konsiderueshme, sidomos për bizneset e vogla dhe të mesme, burimet financiare të të cilave janë të kufizuara.

Mungesa e besimit nga klientët

Biznesi nëpërmjet internetit nuk të jep mundësinë e krijimit të kontaktit të drejtpërdrejtë me klientin, dhe konsumatorët shpeshherë nuk kanë besim në blerjen e produkteve online.

Privatësia dhe shqetësimet e sigurisë

Çështjet e sigurisë janë problemi kryesor i biznesit nëpërmjet internetit. Mundësia që hakerat të hyjnë në sistemin e biznesit dhe të vjedhin informacion privat të klientëve ekziston gjithmonë.

Çështjet me të drejtat e autorit

Për shkak të natyrës së kudogjendur të internetit, çështje të tilla si shkelja e të drejtës së autorit janë të vështira për t’u kontrolluar. Interneti përdoret nga një numër i madh vendesh të ndryshme, kështu që zhvillimi i një sërë ligjesh të njëjta për të drejtën e autorit është praktikisht i pamundur. Nëse keni zhvilluar një biznes të suksesshëm në internet, ekziston një shans i mirë që dikush do të përpiqet ta kopjojë dhe të tërheqë biznesin nga ju. Paaftësia për të mbrojtur idetë tuaja është një disavantazh për të bërë biznes në internet.

Megjithatë, një faqe interneti është një dritare ekspozimi e ofertës së produktit të kompanisë në World Wide Web me kosto minimale, dhe një mjet i përsosur për të fituar klientët nga e gjithë bota. /tesheshi.com/

 

 

 

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në Mançester

22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në Mançester

Një çmim për Antonio Conte-n: trajneri i vitit në Premier League

Një çmim për Antonio Conte-n: trajneri i vitit në Premier League

Disa mënyra si të lani frutat që t’u hiqni pesticidet

Disa mënyra si të lani frutat që t’u hiqni pesticidet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.