Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Nuridin AHMETI: Logos-A dhe Kosova

by Te Sheshi
15/02/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Nuridin AHMETI: Logos-A dhe Kosova

“Mënyra më e veçantë për ta festuar 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, për mendimin tim, është ajo e shtëpisë botuese LOGOS-A nga Shkupi, e cila këto ditë ka filluar një aktivitet  me moton “100 mijë libra për 100 vjetorin e pavarësisë”.

Kështu do të shprehej albanologu N. Berisha nga Kosova në një artikull të tij, të botuar në një të përditshme në Kosovë më 2012, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, duke shprehur kënaqësinë e tij për mënyrën e festimit të kësaj feste nga ShB “Logos-A”.

Por dashamirët e librit shqip në hapësirën shqiptare këto ditë janë përballur me një lajm jo të mirë. Pikërisht kjo shtëpi botuese, pra, “Logos-A”, me qendër në Shkup, ndër më të njohurat dhe më frytdhënëset në rajon dhe jo vetëm, po sulmohet me veprime tinëzare nga pushtetarët e atjeshëm, qëllimi i të cilëve, pa fije dyshimi, është vendosja e drynit një institucioni që për dekada e ka ushqyer lexuesin shqiptar me literaturë të mirëfilltë. “Ne jetojmë për libra,” – thoshte shkrimtari e dijetari i njohur Umberto Eco. Individualisht ndoshta edhe sot mund të gjesh njerëz të tillë që jetojnë për libra, edhe pse të rrallë, por kolektivisht dhe si ndërmarrje është e vështirë të gjendet njerëz me kaq zell, posaçërisht në hapësirën shqiptare, kundruall zhvillimit teknologjik dhe mosinteresimit adekuat institucional. Logos-A dhe stafi i saj katërcipërisht e kanë dëshmuar se jetojnë me librin dhe për librin. Andaj, një sulm me tendencë të ulët nga pushteti, me qëllime që ndoshta mëtojnë deri edhe mbylljen definitive të kësaj ndërmarrjeje, do duhej ta shqetësonin çdo njeri me ndërgjegje në hapësirën shqiptare.

Këto ditë ka pasur reagime nga më të ndryshmet nga individë, publicistë, studiues, studentë, etj. Mirëpo unë në këto pak rreshta do ta vë në dijeni lexuesin e ri dhe do t’ua rikujtoj lexuesve më të vjetër kontributin e kësaj shtëpie botuese në raport me Kosovën, konkretisht me dashamirët e librit të këtij vendi, sepse mendojmë se faktet “janë kokëforta”, siç thonin latinët e vjetër.

Në vitet 90, kur Kosova dhe institucionet e saj kulturore e shkencore po përballeshin me regjimin e asaj kohe, punonjësit duke i larguar nga puna dhe duke u ndërprerë veprimtarinë, në mesin e këtyre institucioneve që u përballën me mbyllje ishte edhe ndërmarrja botuese e asaj kohe, “Rilindja”. Në këtë kohë, në Shkup një grup intelektualësh hapin shtëpinë e parë botuese shqiptare, “Logos-A”.

Që në fillim të punës, kjo ndërmarrje u ofroi bashkëpunim studiuesve të cilët ishin larguar nga institucionet e tyre nga pushteti i kohës. Në këtë rast do t’i përmend disa prej tyre, si prof. dr. Ruzhdi Ushakun, Agim Zogajn, Eqrem Kryeziun, Feti Mehdiun, Nuhi Rexhepin, Ismail Ahmedin, Mehdi Polisin, etj., nga Universiteti i Prishtinës, Mehmet Halimin nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Ymer Jakën nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Nexhat Ibrahimin, teolog dhe studiues, Xhevdet Pozharin, publicist dhe analist politik; këta studiues e analistë nga Kosova janë nga të parët që bashkëpunuan me këtë ndërmarrje si autorë librash, si përkthyes, etj.

Më vonë, do të kemi edhe emra të tjerë studiuesish nga Kosova të cilët punën e tyre shkrimore do t’ia besojnë kësaj ndërmarrjeje, si prof. dr. Milazim Krasniqin, Isa Memishin nga Universiteti i Prishtinës, Hysen Matoshin nga Instituti Albanologjik, Sabile Keçmezi-Bashën nga Instituti i Historisë, Sylë Ukshinin, ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, Selatin Novosollën, ish-i burgosur politik, Fahredin Shehun, shkrimtar, publicist, etj. Pjesën dërrmuese të emrave të lartpërmendur i kam takuar edhe vetë, dhe kur vjen fjala për këtë ndërmarrje dhe stafin e saj, ata flasin me admirim.

Logos-A dhe Lufta e UÇK-së

Në vitet 1998/99, në Kosovë tashmë kishte dalë në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Një pjesë e stafit të ndërmarrjes “Logos A” u angazhua në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar mbi këtë luftë të drejtë dhe jo vetëm kaq, ngase kur një pjesë e popullatës shqiptare të Kosovës, si pasojë e presionit serb, largohet nga vatrat e tyre për në Maqedoni, pothuajse stafi i tërë u mobilizua për t’u dalë në ndihmë të shpërngulurve nga Kosova. Ky staf i kësaj ndërmarrjeje, përmes organizmave të veta në Maqedoni, arriti të shpërndante mijëra pako ushqimore, veshmbathje, etj., për të shpërngulurit nga Kosova.

Shumë bëma të luftës së UÇK-së dhe peripeci të ndryshme në këto vite, shtypi amerikan i kishte vënë në dukje, duke ofruar informacione të bollshme për opinionin amerikan dhe me gjerë për atë çfarë po ndodhte në Kosovë. Përkitazi me këtë, “Logos-A” boton librin, “Lufta e Kosovës në shtypin amerikan”, të autorit Hajredin Muja, një studim serioz dhe i pari në gjuhën shqipe që prezanton të përmbledhur qëndrimet e shtypit të një superfuqie botërore dhe vendi mik të shqiptarëve. SHBA ishte ndër shtetet që kishte rol kyç në çlirimin e vendit tonë. Libri përfshin të dhënat e shtypit amerikan për Kosovën nga 28 shkurti 1998 deri më 10 qershor 1999.

Logos-A dhe 100-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë 

Derisa shteti shqiptar 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ishte përgatitur për ta shënuar në forma të ndryshme, “Logos-A” kishte lansuar formën e vet të organizimit për këtë përvjetor.  Stafi i kësaj ndërmarrjeje kishte dhuruar 100 mijë kopje librash në këtë përvjetor; 30 mijë libra ishin shpërndarë në Maqedoni, 30 mijë në Shqipëri, dhe 40 mijë në Kosovë. Domethënë, pjesa më e madhe e librave ishin shpërndarë në Kosovë. 40 mijë kopje i janë dorëzuar zyrtarisht Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ku më pas BKUK-ja ka bërë shpërndarje përmes rrjetit të saj në të gjithë Kosovën. Duke e parë këtë gjest bujar të kësaj ndërmarrjeje, studiuesi i ri, z. N. Berisha, boton artikullin me titull, “Të shënosh 100-vjetorin me libra”, ku vë në pah dashamirësinë e shtëpisë botuese dhe mes të tjerash konstaton: “Uroj që ky shembull shumë domethënës i dhurimit të librave t’i prekë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve që të festojnë dinjitetshëm, të ndihmojnë secili në mënyrën e vet në këtë organizim dhe të bashkohen për këtë 100-vjetor jubilar drejt të ardhmes evropiane.” (Gazeta Express, mars 2012).

Si përfundim mund të thuhet se “Logos-A” jo rastësisht në logo mban të shënuar “Logos-A, Shkup, Prishtinë, Tiranë”. Këtë e ka dëshmuar praktikisht, se është ndërmarrje që u ka ofruar libra të gjithë të interesuarve jo vetëm në Kosovë, por edhe në hapësirën e gjerë shqiptare. U ka ofruar bashkëpunim të gjithë atyre që kanë qenë të interesuar për të bashkëpunuar. Tentimet djallëzore të pushtetarëve maqedonas për ta ndëshkuar një ndërmarrje si kjo pa dyshim se tregon armiqësinë e tyre ndaj librit dhe kulturës shqiptare. Armiqësia ndaj librave nuk është logjikë e shoqërive përparimtare, por është logjikë e mesjetës dhe e shoqërive totalitare.

Këto që u cekën më lart janë vetëm disa nga argumentet e angazhimit të kësaj ndërmarrjeje dhe të stafit të vet për t’i shërbyer Kosovës dhe popullit të saj. Çdo tentim për t’ia ndalur punën besoj se është mision i pamundur, sepse për disa dekada veprimtari botuese janë shpërndarë me qindra botime gjithandej në vendin tonë. Jam i bindur se në çdo bibliotekë publike, dhe në pjesën dërrmuese të bibliotekave private, zënë vend botimet e kësaj ndërmarrje botuese. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Arsyeja pse në ashensor ka përherë pasqyrë

Arsyeja pse në ashensor ka përherë pasqyrë

Barça përdhe, Luis Enrique: ishte një mbrëmje katastrofike

Barça përdhe, Luis Enrique: ishte një mbrëmje katastrofike

Arsyet teknike shtyjnë me një ditë një raund të ri bisedimesh për Sirinë në Astana

Arsyet teknike shtyjnë me një ditë një raund të ri bisedimesh për Sirinë në Astana

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni