Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Nidzara AHMETASEVIÇ: Sëmundja Ratko Mlladiç që po infekton Europën

by te Sheshi
24/11/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Nidzara AHMETASEVIÇ: Sëmundja Ratko Mlladiç që po infekton Europën

Ratko Mlladiç, komandanti i luftës së ushtrisë së republikës Srepska, u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje dhe Hercegovinë, midis viteve 1992-1995, si dhe për genocidin e kryer në qytetin e Srebrenicës në korrik 1995. Gjykatësi i Tribunalit Ndërkombëtar Penal të Hagës për ish-Jugosllavinë, tha se Mlladiç ishte gjetur fajtor për krimet më të tmerrshme të njerëzimit. Dhe ai do ta kalojë jetën e mbetur në burg.

Ky vendim nuk do të ndryshojë ndonjë gjë në jetët e njerëzve në Bosnje, apo të atyre që jetojnë në diasporë në gjithë botën. Por, të paktën, mund ta qetësojmë veten se ekziston një lloj drejtësie në këtë botë dhe se ata që janë përgjegjës për krime kaq të tmerrshme, herët a vonë, përfundojnë në burg.

Të paktën, kështu u ndjeva unë, ndërsa isha ulur në sallën e gjyqit dhe dëgjoja gjykatësin që lexonte vendimin. Por ka ende një pyetje që më shqetëson: çfarë mësuam nga luftërat jugosllave, nëse kemi mësuar diçka?

Ratko Mlladiç dhe presidenti i Republikës Srpska , Radovan Karaxhiç (dënuar me 40 vjet burg nga Gjykata e Hagës) e nisën fushatën e tyre të përgjakshme në vitin 1992. Nën komandën e tyre, njerëzit u vranë pa mëshirë, u përdhunuan, torturuan, u dëbuan nga shtëpitë e tyre, u dogjën të gjallë dhe u gjymtuan. E gjitha kjo ndodhi në zemër të Europës, ndërkohë që Bashkimi Europian dhe institucionet e tij po instaloheshin, festoheshin dhe vlerësoheshin si diçka që do të sillte shpresë, paqe dhe stabilitet për të gjithë.

Po lindte një Europë e re dhe popujve iu premtua se do të jetonin në unitet dhe solidaritet, nën sundimin e ligjit, në respekt të të drejtave njerëzore dhe civile. Sidoqoftë, Europa nuk u tregua e mençur apo e guximshme mjaftueshëm për të gjetur një mënyrë parandalimi, apo të paktën, të ndalonte vrasjet në zemër të saj.

Liderët europianë dhe perëndimorë hezituan në atë kohë, t’i cilësonin Mlladiç e Kaarxhiç si kriminelë lufte, apo t’u vinin emrin genocid atyre që ata po bënin. Ata nuk dëshironin të krahasonin masakrat e tyre me vrasjet masive të nazistëve, apo të quanin idetë e tyre fashiste.

Në vend të kësaj, ata u përpoqën të gjenin rrugën për të negociuar me vrasësit, ndërsa përdornin terma të sjellshëm për të përshkruar atë që po ndodhte në Bosnje, si “spastrim etnik”, “konflikt” apo “luftë civile”. Atyre iu desh një kohë e gjatë për të kuptuar se po kryheshin krime lufte. Më pas, iu deshën katër vjet për të vepruar dhe ndaluar luftën, katër vjet që patën kosto të rëndë për ne, 100 mijë jetë të humbura dhe më shumë se 2 milionë refugjatë.

Kur ata më në fund ndaluan luftën, duke i detyruar këta njerëz që i kishin duart të lyera me gjak të nënshkruanin marrëveshje paqeje, u deshën vite sërish për të gjetur mënyrën e gjykimit të tyre. Proceset ishin të gjata dhe të frikshme, dhe disa, si në rastin e Sllobodan Millosheviçit, ish-presidentit të Serbisë, nuk përfundoi kurrë: ai vdiq përpara se të merrej vendimi.

Njerëzit nga Bosnja vuajtën shumë për shkak të kësaj, dhe ne ende ndjejmë pasojat e hezitimit europian.  Por këto pasoja, unë mund t’i shoh tani kudo nëpër botë.

Duke mos reaguar në kohë për të ndaluar krimet në masë, liderët perëndimorë dërguan një mesazh tek çdokush në botë që është OK kur vret të tjerët, dhe kur promovon ide të rrezikshme ultranacionaliste. Që është OK të kryesh genocis, dhe se bota do të pretendojë se bëhet fjalë për diçka tjetër, vetëm për ndonjë konflikt të vogël rajonal midis tribuve lokale. Që është OK të jesh fashist, por thjesht mos përdor këtë emër.

Ndërsa ata gënjenin veten se këto mund të ndodhnin vetëm tek ne, në Ballkan, ata mbyllnin sytë përpara rritjes së lëvizjes së ekstremit të djathtë.

Nëse Karaxhiçi dhe Mlladiçi do të ishin ndaluar në kohë, dhe idetë e tyre do të ishin shpallur të rrezikshme, mund të kishte qenë një mesazh i qartë për të gjithë ata që mbështesin idetë ultranacionaliste dhe fashiste. Por, të gjithë e harruan mësimin që duhej të kishim mësuar në vitet 1990 në Jugosllavi-  që fashizmi është si sëmundje, përhapet lehtësisht dhe infekton të gjithë.

Dhe në vendin tim, Bosnje-Hercegovinë , duket se edhe ne nuk kemi mësuar ndonjë gjë nga 25 vjetët e fundit. Asgjë, pas gjithë dhimbjes që jetuam dhe vijojmë të jetojmë.

Ne nuk mësuam të mos u besojmë politikanëve nacionalistë. Ata ende qeverisin vendin, ndërsa mbajnë në vijueshmëri të gjalla frikërat e vjetra dhe na kujtojmë se nuk jemi asgjë tjetër përveçse viktima. Fjala “i mbijetuar” nuk na ka lëshuar ende për një jetesë të pas-luftës.

Ne nuk mësuam sesi të mos kemi besim në komunitetin ndërkombëtar, çfarëdo domethënieje të ketë ky term. Sot, pjesa më e madhe e popujve të Ballkanit e presin ende shpëtimin të vijë nga jashtë. Ne ende mendojmë se nuk jemi në gjendje ta bëjmë vetë këtë.

Ne nuk jemi ende në gjendje të ndalim së qëni viktima që shndërrohen në të mbijetuar dhe të ecim përpara me jetët tona. Apo t’ia nisim nga fillimi. Çdo gjë, vetëm të lëvizim përpara.

Pas vitesh pritjeje, një përbindësh më shumë –Ratko Mlladiç – u dënua për atë që bëri. Por, për fat të keq, nuk mund të them se punët dhe idetë e tij janë eleminuar në këtë proces. Ato as nuk janë mposhtur.

Më 28 maj 1992, unë u plagosa nga një shpërthim shrapnel në shtëpinë time në Sarajevë. Atë ditë, Mlladiç urdhëroi ushtarët e tij të përdornin të gjithë municionin e mundshëm për të qëlluar mbi qytetin tonë: “Hiqjuani trurin”, u tha ai.

Ai nuk na “hoqi vetëm trurin”, por po ashtu, ai la një krater ideologjik që i reziston kohës në zemër të Europës. Nuk ishte askush atje për ta ndaluar atë dhe për ta futur në burg shumë kohë më parë, kështu që idetë e tij u përhapën si mikrobe rezistente ndaj antibiotikut, duke u përshtatur me rrethanat dhe kohët e ndryshme.

Mund të dëgjoj Mlladiç dhe Karaxhiç në fjalët e shumë liderëve të së djathtës ekstreme në Europë dhe nëpër botë, sot. Mund t’i dëgjoj ata në fjalët e njerëzve që justifikojnë luftërat dhe krimet e luftës. Mund t’i dëgjoj ata në politikat e kufijve të mbyllur dhe “sigurinë kombëtare”.

Sidoqoftë, në kontrast me shumë të tjerë në Europën e sotme, mund t’i dëgjoj ata dhe t’i dalloj. Dhe në kontrast me shumë të tjerë, kjo gjë më shqetëson.

*Nidzara Ahmetaseviç është akademike dhe gazetare e pavarur nga Bosnje-Hercegovina, e cila është aktualisht edhe kërkuese në Aleancën për Dialog Historik dhe Llogaridhënie në universitetin e Kolumbias.  

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Risia e arrestimit më të fundit të Albin Kurtit: me kollaro dhe…bark! (foto)

Risia e arrestimit më të fundit të Albin Kurtit: me kollaro dhe…bark! (foto)

Infermierët i plotësojnë dëshirën e fundit gruas që vuan nga kanceri

Infermierët i plotësojnë dëshirën e fundit gruas që vuan nga kanceri

Fatmir Limaj fiton “betejën” ndaj Kadri Veselit: Shpallet i pafajshëm!

Fatmir Limaj fiton “betejën” ndaj Kadri Veselit: Shpallet i pafajshëm!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni