Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Nick THORPE*: Rumania, tërheqje strategjike apo dorëzim i qeverisë?

by te Sheshi
06/02/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Nick THORPE*: Rumania, tërheqje strategjike apo dorëzim i qeverisë?

Mjaftoi një takim urgjent i qeverisë rumune të dielën që të shfuqizohej dekreti i nxjerrë prej asaj vetë për korrupsionin. Përse duhet që një qeveri e cila gëzon shumicë të rehatshme në parlament të sillet në këtë mënyrë?

Për të gjetur një përgjigje, që do të shpjegonte edhe protestat popullore në Rumani, që nuk kanë përfunduar edhe pas veprimeve të fundit të qeverisë, pyeta Calin Tariceanu, presidentin e Senatit dhe liderin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve, partia më e vogël e koalicionit qeverisës. Ish-ministri Tariceanu pranon se veprimet e qeverisë dhe mënyra sesi janë komunikuar kanë qenë të plogëta, por ai këmbëgul se ato kanë pasur qëllime të mira.

Ai e mohon perceptimin, shumë të përhapur në Rumani dhe jashtë saj, që konflikti është një betejë midis zyrtarëve të korruptuar dhe një shoqërie që lufton kundër korrupsionit.

“Ndjej keqardhje ta them këtë, por gjyqësori në Rumani nuk është i pavarur dhe kjo është një çështje e qartë që duhet adresuar në të ardhmen”. Ai përshkruan një panoramë prokurorësh, sidomos ata nga Drejtoria e Anti-korrupsionit që kanë humbur kontrollin dhe po bashkëpunojnë me shërbimet sekrete.

Prokurorët punojnë krah për krah me gjykatësit, hedh ai dyshime, dhe nëpërkëmbin liritë civile të qytetarëve rumunë në një mënyrë të atillë që nuk është parë që nga koha e komunizmit.

“Agjencia dhe shërbimet sekrete perceptohen tani si institucione që nuk respektojnë kornizën ligjore, janë edhe vetë të korruptuar dhe po përdoren si mjete të rëndësishme në luftën politike në Rumani”, tha ish-ministri për BBC-në.

Argumentimi i tij është diametralisht i kundërt me atë të Laura Kovesi-t, shefes së Agjencisë kundër-korrupsionit që këmbëngul se gjyqësori është i pavarur dhe se drejtoria që ajo kryeson procedon njëlloj figura të qeverisë dhe të opozitës.

Agjencia do të gjymtohej nëse dekreti do të hynte në fuqi.

Një arsye e zemërimit në rrugët e Rumanisë gjatë ditëve të fundit është shpejtësia me të cilën qeveria paraqiti dekretin, pa asnjë shans për debat.

Qeveria do ta korrigjojë të gjithë këtë, thotë nga ana e tij, Tariceanu. Debati do të jetë i përmasave të gjera dhe do të ftohen të marrin pjesë edhe grupet e shoqërisë civile që kanë qenë aktive në protesta.

Shumë nga ata që janë pjesë e protestave në rrugë thonë se dekreti ishte “qepur” për të nxjerrë nga “grepi” disa nga anëtarët aktualë dhe të dikurshëm të qeverive – më i rëndësishmi lideri i social-demokratëve në qeverisje, Liviu Dragnea.

Ai e ka një dënim për manipulim votash dhe përballet me akuza të reja për korrupsion.

Protestat janë më të mëdhatë që nga fundi i regjimit komunist. “Nëse askush nuk mbrohet nga dekreti, përse duhet ta tërhiqnim pas”, i tha Calin Tariceanu, liderit social-demokrat Dragnea. “Kjo mënyrë është për t’u treguar njerëzve se jemi të hapur, të sinqertë dhe shumë të ndershëm. Ne nuk kemi arsye për të mbrojtur ndokënd”

Pas këtij debati, lideri social-demokrat, 54-vjeçari Dragnea ra dakord të tërhiqte dekretin.

Të dielën në mbrëmje, turma të mëdha u mblodhën sërish në Bukuresht, për të festuar fitoren e tyre dhe për të paralajmëruar qeverinë të mos nxisë amendamente të tilla të ngjashme në të ardhmen.

Qeveria kërkon të bindë mbështetësit e vet se bëhet fjalë për një tërheqje strategjike dhe jo një dorëzim.

Në të njëjtën kohë, duhet të bindë publikun dhe Komisionin Europian, se ka një problem real me balancimin e pushteteve midis institucioneve shtetërore në Rumani; dhe se prokurorëve, gjykatësve dhe shërbimeve sekrete duhet t’u vihet freri.

*Nick Thorpe është korrespondent i BBC-së në Europën Qendrore, por edhe i disa kanaleve simotra BBC World News dhe BBC News Channel. Ai jeton në Budapest dhe ka një përvojë 25-vjeçare në raportimin e lajmeve nga ky rajon.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Çdo mëngjes, kjo eksperte për gërsheta shndërron flokët e vajzës së saj në një kryevepër

Çdo mëngjes, kjo eksperte për gërsheta shndërron flokët e vajzës së saj në një kryevepër

Teoritë konspirative: përse kaq shumë amerikanë besojnë se Islami është ideologji politike e jo besim

Teoritë konspirative: përse kaq shumë amerikanë besojnë se Islami është ideologji politike e jo besim

Mënyra të thjeshta si mund ta kontrollosh ankthin

Mënyra të thjeshta si mund ta kontrollosh ankthin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni