Prej ditës së nesërme Serbia do të njohë të gjitha diplomat e Kosovës që nga niveli fillor deri tek ai i doktoratës, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ka qenë këshilltarja e ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e cila ka bërë të ditur lajmin.
Nga negociatat e fundit në Bruksel të zhvilluara para një jave lidhur me këtë çështje, është arritur që marrëveshjet e realizuara prej 5 vitesh të fillojnë së zbatuari nga një prilli 2016.
Një marrëveshje e re është arritur më 29 shtator 2015, e bazuar në atë të vitit 2011 dhe e zgjeruar për të përfshirë njohjen e të gjitha diplomave që nga shkolla fillore deri në doktorata./tesheshi.com/