Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Natalie NOUGAYREDE*: Historia dhe plagët e saj nuk janë shëruar në Europë

by te Sheshi
15/10/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Natalie NOUGAYREDE*: Muslimanët europianë nuk janë të sapombërritur, e nuk janë të gjithë njëlloj

Historia është kthyer në Europë. Referendumi katalanas dhe zgjedhjet gjermane ilustrojnë këtë ngjarje spektakolare. Shkalla e votimit për të djathtën ekstreme në atë që dikur ishte Gjermania Lindore dhe marshimi i dukshëm i Katalonjës drejt pavarësisë mund të duken sikur kanë ndodhur në planete të ndara – për të qenë të drejtë, ato janë nxitur nga besime të ndryshme politike – mirëpo të dyja kanë pasur në rrënjë frustime që zjenin prej kohësh. Qytetarët që ndjehen të fyer i janë drejtuar kutive të votimit, dhe në disa raste edhe kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar. Në të dyja situatat ka pasur një sfond të qartë historik, me kujtimet e anktheve më të këqija të shekullit të 20-të që kanë luajtur role të rëndësishme: në Katalonjë, lufta kundër fashizmit dhe Frankos ndërsa në lindjen e Gjermanisë, përvojat e nazizmit dhe komunizmit sovjetik.

Në Leipcig dhe në qytetin e vogël afër tij, Grimma, më treguan sesi qytetarët ndjenin se vetëvlerësimi i tyre ishte marrë nëpër këmbë. Ribashkimi gjerman nuk ka sjellë për ta një ndjesi të përbashkët komuniteti. Më shumë se kjo, krahasohet me kolonizimin: “perëndimorët” morrën gjithçka – administratat rajonale, gjykatat, arsimin dhe ekonominë. Gjithçka për jetën në shtetin komunist – mënyra e veshjes, ajo që hanin, ajo që mësonin në shkolla, si rregullonin shtëpitë apo çfarë shihnin në televizor – u shndërrua në objekt talljeje dhe komentesh qesharake. Dhe nuk ka të bëjë me faktin që jeta nuk është më e mirë: jeta është më e mirë. Ka liri. Dhe standardet e jetesës janë përmirësuar pafund. Por, shumë gjermano-lindorë ndjejnë se identiteti i tyre është mohuar në një farë mënyre, sikur atyre t’u ishte kërkuar që ta harronin atë.

Duke folur me miq katalanas këto ditë, kamë dëgjuar shqetësime të ngjashme: “Ne kemi qenë duke pritur për një shenjë që zëri ynë të mund të dëgjohej, por ndërsa vitet kalonin, asgjë nuk ndryshonte”… “Ndryshimet tona kulturore nuk njihen ashtu si duhet”: këto janë ndjesitë më të zakonshme madje edhe nga njerëz që nuk janë fare entuziastë për ndarjen nga Spanja.

Identiteti nuk ka të bëjë vetëm me pushtetin, të drejtat apo institucionet. Ish gjermano-lindorët nuk kërkojnë ndarje, apo status special. Katalonja është thellësishte e ndarë nga çështja e pavarësisë. Problemi me identitetin nuk mund të zjejë në kazanin e faktorëve thjesht ekonomikë – rrogat, të ardhurat, vendet e punës, klasat sociale. Eshtë e vërtetë se rajonet që mbulojnë Gjermaninë Lindore kanë papunësi më të lartë (7.1 për qind) sesa ato perëndimore (5.1 për qind), por problemet e reflektuara në votimin për të djathtën ekstreme shkojnë shumë përtej rrethanave materiale. Ekonomia e Katalonjës ka lulëzuar në vitet e fundit – kjo nuk i shmangu protestat.

Që nga ribashkimi i Gjermanive, në vitin 1990, ka kaluar një brez; ndërsa Spanja u bashkua me klubin europian në vitin 1986. Është e vështirë të ekzagjerosh përfitimet e marra. Çdokush që viziton Laipcigun, me fasadat e tij të restauruara aq bukur dhe arkitekturën e mrekullueshme moderne të universitetit, do ta ketë të vështirë të dallojë gjurmë të zbehtësisë dhe varfërisë që dikur karakterizonte Europën Lindore.

Transformimi i Katalonjës po ashtu, ka qenë mahnitës. Kam kaluar shumë verëra në Pirenej, duke kapërcyer rregullisht në Spanjë nga Franca. Dhe përgjatë viteve kam parë përmirësimin e rrugëve, ndërtimin e hoteleve dhe përhapjen e prosperitetit – një rajon që dridhej nga dobësia e lënë prej viteve të Frankos. Në vitin 1992, Barcelona Olympics festoi këtë sukses.

Megjithatë, këto arritje nuk përkthehen domosdoshmërisht në mendjet e njerëzve. Projekti europian është ndërtuar mbi idenë se lidhjet ekonomike dhe përmirësimet sociale do të bashkojnë njerëzit dhe do t’i ndihmojnë ata të tejkalojnë traumat e historisë. Në vitet e fundit, është folur shumë për atë që nacionalizmi, populizmi dhe ndjesitë anti-rrymë janë përgjigje për globalizimin dhe pabarazinë. Më pak është thënë për një përbërës shumë më specific europian: hijen që derdhet nga traumat e luftës dhe totalitarizmit, dhe vështirësinë – ende këmbëngulëse – për t’u përballur me këtë trashëgimi.

Eshtë kjo histori që i dallon konvulsionet populiste të Europës kontinentale nga forcat që sollën Brexit apo Trump. Britania dhe Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjetuar kurrë jetën nën fashizmin, apo në ndonjë version pas Perdes së Hekurt. Përgjatë Europës, populizmi dhe ekstremizmi, qoftë i majtë apo i djathtë, i ka rrënjët në betejat dhe referencat politike të shekullit të 20-të. Nacionalizmi katalonas, mendoj, është i ndryshëm nga nacionalizmi skocez pikërisht në këtë mënyrë: janë mjaft të lehta për t’u gjetur kujtime të shtypjes, shumë të gjalla brenda familjeve – histori jete dhe vdekjeje në vendin e secilit.

Kur turmat në Barcelonë nisin të këndojnë këngë të vjetra të rezistencës ndaj regjimit të Frankos, historia është kthyer pas. Është po e kthyer në kohë kur 22.5 për qind e votuesve në ish-Gjermaninë Lindore hedhin votën e tyre për një parti –Alternativën për Gjermaninë – platforma e së cilës ngrihet në refuzimin e çdo gjëje mbi të cilën është ndërtuar demokracia perëndimore e vendit.

Zgjedhjet gjermane të muajit të shkuar ishin një demostrim i qartë se Muri ka mbijetuar në mendjet e njerëzve. Gjermania dhe Spanja sot e gjejnë veten në përballje me fantazmat e së shkuarës – që kanë të bëjnë jo vetëm me problemet e lidhura me kohezionin social dhe integrimin, apo sesi duhet ruajtur rendi kushtetues. Po, politikanët e shfrytëzojnë polarizimin. Por është e duhur që të shihet sesi përgjatë një brezi pasi demokracia u vendos në vendet që përjetuan më të keqen e shekullit të 20-të, kaq shumë qytetarë ndjejnë se shumë gjëra kanë mbetur të paadresuara.

Isaiah Berlin shkruante dikur se nacionalizmi ushqehet me ndjesinë e krenarisë së lënduar dhe poshtërimit. Ndërsa Europa përpiqet të ndajë gjërat e veta dhe të përgatitet për të ardhmen – do të bënte mirë t’u kushtonte vëmendje më të madhe edhe atyre plagëve të lëna nga historia. Ne mendonim se ato ishin shëruar – por në të vërtetë kjo nuk ka ndodhur.

*Natalie Nougayrède është kolumniste e “The Guardian” ku edhe është botuar artikulli i mësipërm.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Rama vs Basha: Nëse do të votohej në facebook kush prej tyre do të fitonte?

Berisha mbush 73 vjeç: Lavdi Zotit, paçi bekimin e Tij

Meta niset me mision në Alpe… (video)

Meta niset me mision në Alpe… (video)

Sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, i dyshuari do të qëndrojë 48 orë i ndaluar…

Sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, i dyshuari do të qëndrojë 48 orë i ndaluar…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni