Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI: Fenomeni Trump, edhe një dëshmi më shumë për ndryshimin e sistemit elektoral presidencial në SHBA

by Te Sheshi
09/03/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI: Fenomeni Trump, edhe një dëshmi më shumë për ndryshimin e sistemit elektoral presidencial në SHBA

I.

Tani të gjithë e njohim kandidatin republikan për president në SHBA, miliarderin Donald Trump. Ai me qëndrimet e tij kontraverse ka bërë që shumë politikanë në SHBA, madje edhe liderë të tjerë botërorë, ta kritikojnë gjuhën e tij të urrejtjes, që nuk e shmang gati në çdo tubim elektoral.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ishte i prerë në kritikën ndaj kandidatit republikan Donald Trump kur deklaroi: “Nëse ne i lejojmë politikanët të kenë sukses duke i frikësuar njerëzit, kjo nuk na bën më të sigurt. Përkundrazi, do të na bëjë më të dobët.”

Por pikërisht kandidati Trump me gjuhën e tij të urrejtjes, frikës dhe intolerancës, po arrin majat në politikë. Ai tani është ndër kandidatët më favoritë për të marrë nominimin si kandidat presidencial i republikanëve në Konventën Kombëtare gjatë kësaj vere. Edhe pse nuk besoj se republikanët do t’ia japin një mundësi të tillë, sistemi elektoral presidencial që funksionon sot në SHBA mund të bëjë që kjo të ndodhë. Por që të arrijë në Shtëpinë e Bardhë as më shkon mendja. Nuk besoj se amerikanët do ta lejojnë një president të tillë, për të cilin gjenerali Michael Hayden tha para ca ditëve se disa propozime të kandidatit Trump për politikën e jashtme janë të dënueshme nga ligjet ndërkombëtare dhe, si rezultat, as ushtria amerikane nuk do t’i zbatojë ato urdhra. Ai madje e shprehu shqetësimin e tij në një intervistë, kur tha: “Do të jem shumë i shqetësuar nëse ‘presidenti Trump’ do të qeverisë me gjuhën dhe premtimet elektorale të kandidatit Trump.”

II.

Atëherë, si mundet një kandidat i tillë të arrijë të fitoj nominimin për president? Përgjigjja është te sistemi elektoral presidencial i SHBA-ve.

Në artikullin tim të kaluar potencova se si kandidatët presidencialë kalojnë nëpër disa etapa për të fituar; fillimisht nominimin nga partia, e pastaj për të qenë kandidatë potencialë për president në ditën e zgjedhjeve. Ky sistem bazohet në sistemin e tërthortë të zgjedhjeve, dhe për këtë arsye fushata zgjedhore fillon shumë herët, derisa të afrohet dita e zgjedhjeve.

Neni i dytë i kushtetutës së SHBA-së ka përcaktuar zgjedhjen e presidentit. Saktësisht, paragrafi i parë i këtij neni qe përcaktues për formimin e “Kolegjit Elektoral”, që është specifikë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Por paqartësitë në kushtetutë rreth zgjedhjeve presidenciale bënë që ajo të sfidohet qysh në vitet e para të republikës së re. Vetëm pak vite më vonë bëhet e qartë se metoda e kolegjit elektoral të zgjedhjes së presidentit nuk ishte e formuluar mirë. Edhe pse kjo metodë ishte e pëlqyer nga shumica e etërve themelues, ajo doli se kishte mangësi, paqartësi, dhe në disa raste dykuptueshmëri të tekstit. Megjithatë, duke mos kërkuar ndryshimin e metodës së tërthortë të zgjedhjes së presidentit, filluan modifikimet e këtij sistemi, por ende duke e ruajtur bazën e tij, sistemin e tërthortë të zgjedhjeve.

Kështu, më 1804 u ratifikua amendamenti i 12-të, i cili bëri ndryshimin e parë në sistemin elektoral presidencial. Por ai ishte shumë sipërfaqësor, dhe thuajse mbeti edhe i fundit ndryshim. Prej atëherë e deri sot Kongresit i janë bërë qindra propozime, prej më të ndryshmëve. Duke filluar prej propozimeve të reformimit të këtij sistemi, e deri tek anulimi i tërësishëm i tij dhe zëvendësimi me ndonjë sistem tjetër.

Propozimet për ndryshimin e sistemit indirekt të zgjedhjeve presidenciale, respektivisht të kolegjit elektoral, i kanë tejkaluar të gjitha propozimet për ndryshime në çështjet e tjera. Më shumë se 500 amendamente për kushtetutën rreth kolegjit elektoral i janë propozuar Kongresit në 200 vitet e kaluara. Prej vitit 1947 deri më 1968 janë propozuar 265 amendamente, dhe më shumë se 60 amendamente vetëm gjatë vitit 1969. Në vitin 1966 dhe 1967, nënkomisioni për amendamente kushtetuese ka pasur dëgjim për 18 ditë rreth reformimit të metodës së zgjedhjeve presidenciale. Raporti i botuar i dëshmisë është 948 faqe i gjatë, por asnjë rekomandim i komisionit juridik nuk i është dhënë Senatit si rezultat i atij dëgjimi.

Juristët mendojnë se sistemi elektoral i zgjedhjeve presidenciale është sot edhe më i komplikuar sesa në vitet e para të republikës. Kjo mund të vërehet teksa komplikimet fillojnë prej nenit të dytë, amendamentit të 12-të, dhe një sërë amendamenteve të tjera të mëvonshme, ligjeve federale dhe atyre shtetërore, rregullave partiake dhe traditave, të cilat e kanë stërngarkuar sistemin elektoral, për çka sot mbi 80% e popullit amerikan janë për ndryshimin e këtij sistemi.

Sipas një artikulli në faqen elektronike  fairvote.org, kam gjetur dhe numëruar emrat e mbi 570 kongresmenëve të cilët e kanë përkrahur ndryshimin e sistemit elektoral presidencial. Njëherësh edhe disa prej presidentëve të SHBA-ve i kanë përkrahur ndryshimet, madje kanë dhënë idetë e tyre, si Herry Truman, i cili ka qenë përkrahës i planit qarkor, John Kennedy për atë automatic, Lyndon Johnson po ashtu për planin automatic, Richard Nixon për planin proporcional, Gerald Ford për zgjedhje direkte, Jimmy Carter për zgjedhje direkte, si dhe George H. W. Bush (i vjetri) po ashtu për zgjedhje direkte.

III.

Shqetësimi i gjithë këtyre presidentëve dhe kongresmenëve vjen si rezultat i anomalive në sistemin e ndërlikuar elektoral, i cili mund të prodhojë një precedent të paparë, apo, siç thuhet shpesh, një president dështak.

Ndërsa profesori i Universitetit të Yale-it në SHBA, Akhil Reed Amar, i cili ka qenë shumë i zëshëm për ndryshimin e sistemit elektoral presidencial, gjatë dëshmisë së tij më 1997, para nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, që shqyrtonte çështjen e reformimit të Kolegjit Elektoral, tha: “Vetura me airbag të dëmtuar do të dukej se shkon shumë mirë deri sa nuk do të ndodhte ndonjë aksident…. Nëse ‘ne populli’ dëshirojmë ta amendojmë kushtetutën pasi një ‘president dështak’ bëhet fakt, dhe jam i prirur të mendoj se do të duhej, atëherë pse duhet që të presim derisa të ndodhë ky aksident i pashmangshëm?!” /tesheshi.com/

* Autori është magjistër i shkencave juridike, e njëherësh autor i librit, “Zgjedhjet Presidenciale në SHBA – në rrugën e kontinuitetit apo ndryshimit të këtij sistemi elektoral”.

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
8 arsye pse duhet të konsumoni çaj xhenxhefili

8 arsye pse duhet të konsumoni çaj xhenxhefili

Ministri rus i Sporteve: të tjerë sportistë mund të rezultojnë pozitivë për përdorim të meldoniumit

Ministri rus i Sporteve: të tjerë sportistë mund të rezultojnë pozitivë për përdorim të meldoniumit

Analiza: plani “një hyn, një del” – një përgjigje sempliste e BE për krizën e refugjatëve

Analiza: plani “një hyn, një del” – një përgjigje sempliste e BE për krizën e refugjatëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni