Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Milazim Krasniqi: Libri si armik i injorancës!

Por shtrohet pyetja: Çfarë duhet lexuar, gjithçka apo shumëçka?!

by te Sheshi
24/04/2024
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Milazim Krasniqi: Libri si armik i injorancës!

Thënia se “libri është miku më i mirë i njeriut”, nuk flet domosdoshmërisht për përmbajtjen e librit po për një ndërgjegjësim të njeriut për paditurinë e vet. Karl Poperi thotë se “ne të gjithë jemi të barabartë përsa i përket paditurisë sonë të pafundme”. Libri na ndihmon që të ndërgjegjësohemi për këtë fakt, prandaj është miku ynë i mirë. Këtu nuk e kam fjalën për librin si produkt tipografik, sepse historia e transformimeve tipografike, që nga rrasat e argjilës në të cilën u shkruan librat sumere, babilonase, hitite e fenikase, nga papiruset ku u shkruan libra egjiptase, hebreje, greke e romake, nga pergamena ku u shkruan libra bizantine, europiane e arabe, nga letra ku u shkruan libra kineze, arabe, europiane e gjithëfare, është jashtë vlerës që ka mbetur konstante në natyrën ndërgjegjësuese të librit. Libri këtu vështrohet si vlerë e vetë natyrës dhe e misionit të njeriut, si pasqyrë ku sublimohet njohja e tij për veten e për botën, në të cilën ai ka mandatin e veçantë të kuptimdhënies.

Libri është ndërgjegjësim për ta sistemuar përvojën, për ta freskuar kujtesën, për ta sfiduar të panjohurën, për ta korrigjuar veten. Librat sumere e babilonase, të zbuluara pas shtatë mijë vitesh, vërtetojnë natyrën unike të njeriut që nga fillesa, të njeriut të paditurisë së pafundme, por i cili kur ndjehet i pafuqishëm, i drejtohet instancës hyjnore, përmes shkrimit, përmes librit. Paçka se këta lloj librash, janë klithma e njeriut në përpjekjet e kota të tij për të gjetur ngushëllimin dhe shpëtimin. Pse ata popuj të lashtë dhe gjuhët e tyre që i dhanë një kuptim botës me anën e shkrimit, librit, nuk mbijetuan, ndërsa mbijetuan e u zhvilluan me dinamikë marramendëse popuj të pailuminuar e gjuhë të pashkruara?

Po të shohim në rrethimin tonë, fjala vjen, duket si e pabesueshme që mbijetoi shqipja, ndërsa vdiq latinishtja. Në fakt, kjo përvojë dëshmon se ekziston një mekanizëm suprem që i lëvizë fatet e popujve, të shoqërive, të gjuhëve, të kulturave e të qytetërimeve. Këtë të vërtetë na e kujtojnë librat e shenjtë. Ata janë udhëzime si arrihet përkryerja e njeriut, si gjendet ngushëllimi dhe si arrihet shpëtimi. E bukura e gjithë kësaj është se edhe mësimet më të larta e më të dobishme, Zoti i ka emërtuar si libra. Kështu, libri rezulton të jetë forma ideale e komunikimit të njeriut me natyrën e vet por edhe me Krijuesin e vet. Por, jo të gjithë librat mbrujnë në vete atë formë ideale të komunikimit. Në ditët tona të lirisë ekstreme të shprehjes dhe të hiperproduksionit që e karakterizon industrinë e librit, kur nuk është e mundshme që të lexohen të gjithë librat që botohen, është e nevojshme të aftësohemi të përzgjedhim libra të mirë e të dobishëm, që do të na ndihmonin të orientohemi më mirë në jetën tonë. Pra, kërkohet aftësim i njeriut që të dijë të zgjedhë ndërmjet librit që është armik i barbarisë dhe librit që mund të jetë mik i barbarëve.

Pikërisht këtu shfaqet roli i rëndësishëm i shtëpive botuese, të cilat seleksionojnë, sistemojnë dhe prodhojnë librin. Pluraliteti i zgjedhjes së tyre është legjitim në kontekstin e tregut të lirë dhe lirisë së shprehjes, por ai prodhon konfuzion. Fjala që thotë se “gjithçka që fluturon nuk hahet”, vlen edhe për këtë fushë, pra gjithçka që ofrohet për botim, nuk do të thotë që ka edhe vlerë. Por, varet se kush e definon vlerën. Nëse e definojnë ata që vetë janë të mbrujtur me vlera morale, intelektuale e njerëzore, gjasat janë më të mëdha që oferta të jetë më e dobishme. Përzgjedhja e tyre e librave që ofrohen në treg ndjek rregullin që t’i shërbehet të vërtetës, duke e ndihmuar njeriun të aftësohet e të merr vendime të drejta në jetën e tij, ose së paku duke e kufizuar paditurinë e tij. Meqë librat janë vlerë e vetë natyrës dhe e misionit të njeriut, sikundër u tha më herët, përzgjedhja e duhur e tyre e rritë shansin për atë natyrë njerëzore që të jetë më e lartë, më fisnike.

Marrë nga faqja në FB e autorit

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
“Srebrenica”, Vuçiç i mundur!

“Srebrenica”, Vuçiç i mundur!

Kush e ka hartuar këtë projekligj edhe me shkujdesje gjuhësore!

Kush e ka hartuar këtë projekligj edhe me shkujdesje gjuhësore!

Ç’duan këto deve në qendër të Athinës?!

Ç’duan këto deve në qendër të Athinës?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni