Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Milazim Krasniqi: Jemi para “rishikimit të historisë” apo tradhëtisë kombëtare?

Paralajmërime për atë që mund të ndodhë nga politika e Vetëvendosjes

by te Sheshi
10/07/2023
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Milazim Krasniqi: Jemi para “rishikimit të historisë” apo tradhëtisë kombëtare?

Konflikti ndërmjet Albin Kurtit e Edi Ramës, shkon shumë përtej profileve të tyre psikologjike dhe madje shumë përtej ngjarjeve të fundit. Ky konflikt në instancë të fundit ka të bëjë me krizën e thellë të qëndrimit ndaj kombit shqiptar, veçmas në Kosovë. Qëndrimi ndaj kombit shqiptar në Kosovë ka hyrë në një proces haluccinant çrregullimi e deformimi.

Përveç në përvjetorë për të vdekurit, në raste të tjera pothuajse kurrë nuk mund ta dëgjosh të përdoret sintagma “kombi shqiptar”, as nga politikanët, as nga akademikët, as nga opinionistët, as nga klerikët në Kosovë. Sintagma “kombi shqiptar” është futur nën embargo.

Në këtë rast shihen edhe pasojat e presionit fillestar neokolonialist, me të cilin aspirohej që deshqiptarizimi të përdorej për pajtim me serbët.

Nga prezenca ndërkombëtare mendohej se duke krijuar një shoqëri multietnike, pa ngarkesa nacionale, mund të arihej më lehtë pajtimi. Por ndodhi që deshqiptarizimi u arrit në një masë të madhe, por jo edhe pajtimi. Vendin bosh të shqiptarizmit e zuri stalinizmi shqiptar. Kësisoj, Kosova krahas deshqiptarizimit, u ristalinizua. Ndërsa stalinizmi shqiptar e ka rritur konfliktualitetin edhe me serbët dhe me të gjithë të tjerët që ka përballë.

Duke mos e pasur asnjë ide se çka të bëjnë me veten e tyre në realitetet e reja jetësore, shqiptarët e Kosovës, të dominuar nga ideologjia dhe praktika staliniste, tashmë janë shumë nevrikë, nevrastenikë dhe paranojakë. Nuk e durojnë asnjë fjalë, asnjë këshillë, asnjë vërejtje. Madje as nga Bill Clinton-i, çlirimtari i madh i Kosovës. Lëre pastaj ta durojnë ndonjë fjalë a veprim nga Edi Rama. Tashmë sulmet edhe ndaj Bashkimit Evropian janë sublimuar në shprehjen e famshme maoiste të Donika Gërvallës se Bashkimi Evropian na qenka tigër prej letre. (Jam i bindur se as lideri kinez e as rus nuk e kanë këtë mendim për Bashkimin Evropian.)

Natyrisht këtë riindoktrinim stalinist e ka ideuar dhe pompuar në mënyrë absolute personalisht Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje!

Fillimisht, LVV e ka konsideruar prezencën ndërkombëtare në Kosovë si armiqësore. Mandej si armiqësorë i ka shikuar e trajtuar të gjithë kundërshtarët politikë në skenën politike të Kosovës. Meqë pas zgjedhjeve të vitit 2021, Kosova ka mbetur pa opozitë reale, sepse elektorati i dha Kurtit dhe LVV pushtet absolut, mujsharia staliniste albiniane tashmë ka filluar që edhe Shqipërinë ta trajtojë si armiqësore, sepse stalinizmi pa armiq nuk funksionon. Bile marrëzia anti-Shqipëri ka mbërritur deri në atë pikë sa deputet të LVV të kërkonin që shqiptarët e Kosovës ta bojkotonin bregdetin shqiptar. Me një fjalë u ka humbur tërësisht orientimi në kohë e në hapësirë.

Ky version i ri i stalinizmit, albistalinizëm, duke u konfrontuar me komunitetin euro-atlantik, me Shqipërinë dhe me opozitën, në thelb është bërë tërësisht antikombëtar. Pse? Sepse shqiptarizmi, si edhe atlantizmi, po u paraqitet si pengesë në synimin e instalimit të regjimit të terrorit, atij terrori që e patën eksperimentuar në kohën sa ishin në opozitë. Prandaj edhe sulmet ndaj Edi Ramës në fakt janë sulme për t’u distancuar nga atlantizmi dhe nga shqiptarizmi, që mishërohen me Shqipërinë. Kjo fare nuk do të thotë se Edi Rama domosdoshmërisht përfaqëson shqiptarizmin. Stalinistëve të LVV u mjafton fakti që ai përfaqëson atlantizmin, për ta shikuar si tepër armiqësor. Pra, Edi Rama po përdoret vetëm si tabelë qitjeje, për ta vrarë përtej tij shqiptarizmin dhe atlantizmin, jo pse mban çorape të kuqe.

Nëse vazhdon kjo çoroditje dhe nëse bëhet triumfuese, në Kosovë mund të ketë këto versione të çrregullimit antishqiptar: 1. Armiqësia ndaj Shqipërisë do ta zëvendësojë armiqësinë ekzistuese ndaj Serbisë, ashtu që armiqësia ndaj Shqipërisë do të bëhet virulente, aktive, ndërsa armiqësia ndaj Serbisë do të mbetet indolente, pasive. 2. Gjeneratat e reja në Kosovë mund të bëhen antishqiptarë siç janë bërë maqedonasit ndaj bullgarizmit. 3. Mund të eksperimentohet që të formohet një komb tjetër, jo domosdoshmërisht kosovar, por një komb ideologjik, si koreanoverioët.  4. Mund të kërkohet në ardhmen bashkimi me Serbinë siç po kërkojnë një masë e madhe proserbe në Malin e Zi. 5. Do t’i rikthehen nacionalizmit burimor shqiptar dhe LVV e Kurtin do ta shpallin tradhtar të kombit shqiptar.

P.S. Unë besoj se kjo e fundit ka më shumë gjasa të ndodhë, bile në të ardhmen jo fort të largët. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Ukrainasit të tronditur: Sportisti ynë më i famshëm, bashkëpunim me rusët!

Ukrainasit të tronditur: Sportisti ynë më i famshëm, bashkëpunim me rusët!

“Camp Nou” në rrënim, ku do luajë Barça sezonin e pritshëm?

“Camp Nou” në rrënim, ku do luajë Barça sezonin e pritshëm?

Gjashtë rastet që pritet “ta zhysin” Ben Ahmetajn

Gjashtë rastet që pritet “ta zhysin” Ben Ahmetajn

TË FUNDIT

  • Të fundit
A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Cila është pasuria e Mbretit Charles?

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni