Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Michael H FUCHS*: Marrëdhëniet izraelito-amerikane përballen me stuhi në horizont

by te Sheshi
19/05/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Michael H FUCHS*: Marrëdhëniet izraelito-amerikane përballen me stuhi në horizont

Imazhet e ndara në ekran të zyrtarëve izraelitë dhe amerikë që buzëqeshnin në ceremoninë e hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, ndërsa izraelitët vrisnin banorët e Gazës vetëm pak kilometra më tutje, reflektuan një indiferencë tronditëse të liderëve në SHBA dhe në Izrael ndaj pasojave të pushtimit të territoreve palestineze. Dhe, pavarësisht elozheve që kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner i bënë fuqisë së lidhjeve midis dy vendeve, ato imazhe nxorrën në pah një kalbësirë që po bren marrëdhënien SHBA-Izrael.

Që përpara dhunës në Gaza dhe hapjes së ambasadës, gjatë një udhëtimi në Izrael, një javë më herët, dualiteti i marrëdhënies amerikano-izraelite ishte i qartë.

Ndërsa qëndroja në lartësitë Golan në kufirin me Sirinë, ishte e lehtë të shihje vlerën e partneritetit. Vetëm një ditë më herët, sistemi i mbrojtjes raketore “Kupola e Hekurt” kishte shpëtuar Izraelin nga raketat e lëshuara prej bazave iraniane në Siri.

Vetëm pak ditë më parë, ndërsa qëndroja në një vendbanim izraelit në qytetin palestinez të Hebronit, ishte e vështirë të kuptoje sesi mund të ndihmojnë Shtetet e Bashkuara forcat e Mbrojtjes Izraelite që mbrojnë izraelitët që kryejnë akte të paligjshme duke marrë tokën palestineze – në disa raste edhe me veprime që dënohen madje edhe në vetë gjykatat izraelite.
Këto dy përvoja ishin emblematike për dy versione gjerësisht të ndryshme të marrëdhënies amerikano-izraelite që përpiqet – në përpjekje që po vështirësohen – për të bashkëjetuar.

Një version i marrëdhënies SHBA-Izrael është i gjithi plot dritë dielli e ylbere: lidhje të thella politike dhe ushtarake midis qeverive, tregti e zgjeruar, lidhje special midis dy popujve, dhe mbështetja e Amerikës për drejtësinë historike të garantimit të një atdheu demokratik për popullin hebre.

Versioni tjetër i marrëdhënies është ai i një polarizimi në thellim në të dyja vendet: qeveria djathtiste e Izraelit që rehatohet me republikanët amerikane dhe merr politika ekstreme, ndërkohë që pikëpamjet amerikane për Izraelin janë thellësisht të ndara përgjatë linjave partiake.

Izraeli dëshiron të gjykohet për demokracinë e vet dhe ekonominë në lulëzim, për të cilat vërtet meriton kredite. Por askush nuk mund të injorojë pushtimin ushtarak të Izraelit në Bregun Perëndimor dhe bllokadën në Gaza ku jetojnë të përzier pothuajse 5 milionë palestinezë. Vendbanimet e mbështetura nga qeveria në Bregun Perëndimor po zgjerohen, duke marrë ngadalë tokën palestineze në atë që duket një aneksim zvarritës.

Në Amerikë, konsideratat për konfliktin izraelito-palestinez janë më të ndara sesa kanë qenë ndonjëherë që prej vitit 1978, sipas një studimi që tregon se 79 për qind e republikanëve thonë se kanë më shumë simpati për Izraelin sesa për palestinezët, ndërsa vetëm 27 për qind e demokratëve simpatizojnë më shumë izraelitët. Një tjetër studim tregoi se, ndrësa një shumicë e mirë e demokratëve e shohin Izraelin si një aset strategjik, 55 për qind e tyre e shohin atë si një barrë strategjike, dhe 60 për qind e demokratëve besojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin sanksione apo të ndërmarrin veprime serioze në reagim të vendstrehimeve izraelite.

Lufta politike në Shtetet e Bashkuara në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin ilustron ndasitë e palëve. Në vitin 2015, demokratët ngritën zërin kur republikanët ftuan kryeministrin izraelit të fliste në Kongres kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin, nxitur të arrihej nga një president demokrat. Kjo lidhje në rritje midis Izraelit dhe partive të djathta amerikane u përforcua nga paraqitja më e fundit e Netanjahut që shfaqi atë që supozohet të tregojë ambicjet e mëparshme bërthamore të Iranit, e që vetëm pak ditë më pas, u bë referencë për Donald Trump si justifikim për shkeljen e marrëveshjes.

E njëjta gjë ndodh edhe për konfliktin izraelito-palestinez. Trump po mbështet qeverinë e Netanjahut me pothuajse asnjë fjalë kritike për aktivitetin izraelit në lidhje me palestinezët. Lëvizja e ambasadës është një pikë në këtë rast – Shtetet e Bashkuara nuk fitojnë asgjë, ndërsa e bëjnë të pamundur për palestinezët që ta shohin këtë administratë si një ndërmjetës neutral për bisedime paqeje, dhe ndaljen e dhunës.

Izraeli ka shqetësime të vërteta për sigurinë dhe intifada e dytë la shenja të thella në psikikën izraelite. Për izraelitët që kujtojnë sesi hamendësonin çdo ditë nëse do t’u vriteshin fëmijët nga ndonjë kamikaze rrugës për në shkollë, pushtimi lejon izraelitët të mbajnë larg palestinezët, larg shtëpive dhe mendjes së tyre. Kjo nuk është një pjesë e vogël e arsyes përse partitë e djathta që premtojnë siguri, kanë drejtuar Izraelin për pothuajse dy dekada tashmë.

Por, Izraeli nuk mund të mbetet demokratik në terma afatgjatë ndërsa vazhdon të qeverisë miliona palestinezë që nuk u dëgjohet fjala në qeverisje. Ndërsa isha në vendbanimin në Hebron, pranë një ushtari të ri izraelit që ruante të ardhurit izraelitë, ishte e qartë që ndërsa Izraeli është i aftë të zgjidhë problemet afat-shkurtra – le të themi, të mbrojë të vendosurit në vendbanime – nuk është aspak i mirë në gjetjen e zgjidhjeve afat-gjata, si parandalim që vendi të shndërrohet në një pushtues të pafundëm.

Nuk ka zgjidhje të dukshme perfekte. Por nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk punojnë së bashku për të përballur trendet afat-gjata, marrëdhënia mes tyre nuk do të njihet më, me një segment në Amerikë që mbështet Izraelin që ka humbur shumë nga pretendimi për të qenë demokratik. Dhe kjo do të jetë shkatërruese për të dyja vendet.

*Michael H Fuchs është opinionist për “The Guardian”, edicioni amerikan. Ai po ashtu punon në qendrën për Progresin amerikan dhe ka qenë asistent i sekretarit të Shtetit për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Krismat e alltisë në odën e Fatmir Limajt, aktakuzë ndaj Sami Lushtakut e të tjerëve

Krismat e alltisë në odën e Fatmir Limajt, aktakuzë ndaj Sami Lushtakut e të tjerëve

Makina Tesla tërheq zvarrë avionin

Makina Tesla tërheq zvarrë avionin

Formohet qeveria e re katalanase: kabineti me dy të burgosur e dy të mërguar

Formohet qeveria e re katalanase: kabineti me dy të burgosur e dy të mërguar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

23/05/2025
Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

23/05/2025
SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

23/05/2025
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni