Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Mesila DODA: Post factum

by te Sheshi
26/09/2015
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Mesila DODA: Post factum

U bë një kohë jo fort e shkurtër që jam shprehur pak në publik, dhe më së pari dua t’u kërkoj ndjesë miqve të mi të medias, pasi gjatë kësaj periudhe kanë marrë refuzime të shumta për biseda dhe intervista. Koha për njerëzit e politikës është e pazakontë, rend me shpejtësi krejt tjetër, kthehet jo rrallë në makth, ndaj mundohemi ta shfrytëzojmë sa më shumë e më mirë për të thënë ato që mendojmë e ato që s’mendojmë, e na ndodh rrallë të bartim me dëshirë mëkatin e heshtjes. Kjo e fundit është bërë thuajse një gjendje e dytë për mua këto kohë, e padetyruar nga askush, por si një kërkesë e unit tim për të reflektuar thellë e për të folur me një zë, përfundimisht e në çastin e duhur. Kjo sepse gjithçka thashë në më shumë se dy vite qëlluan të ishin të vërteta të hidhura e të papranueshme për shumëkënd, e për pasojë edhe të dënueshme me të vetmin stil që njohim, atë të armikut, i cili fillimisht duhet shpërfillur, më pas përçmuar, e më pas akoma me trajtesën: “Ta vëmë në kamaren e turpit, e aty t’i qasim çakejtë që lehin, pështyjnë, e godasin”… (mjafton që këtyre të fundit t’u dalë cullufja përtej gardhit, ku mund ta rrokë vështrimi i shefit). Rrugë e njohur edhe për shumë zëra të tjerë përpara meje, edhe më të fortë se unë, por, tekefundit, ç‘rëndësi ka! Si në këtë kohë, dhe në atë kohë, të jesh individ i lirë, aq i lirë sa të mos njësohesh me mendimin, dashurinë, përzgjedhjen, urrejtjen dhe deduktimet njerëzore e politike të grupit që ti i përket është profani aq e madhe, sa ty të vetëpërjashton nga ky grupim.

E nisa këtë përsiatje me një qasje krejt të brendshme e personale, sepse kjo është ecja që unë kam kryer gjatë kësaj kohe në një terren të brendshëm e reflektiv, brenda të cilit isha në të drejtë dhe brenda çdo logjike normale njerëzore në deklarimet e mia publike, të cilat kanë patur vetëm një qëllim, rikthimin e komunikimit publik të Partisë Demokratike në vërtetësi, larg klisheve e gënjeshtrave që recituesit e mirë a të këqinj nuk arrijnë t’i fshehin, drejtimin në një bosht ideologjik e të sinqertë të një të djathte të re e moderne, të bazuar në mbrojtjen e kapitalit, pronës, dekomunistizimit e kujtesës historike, ruajtjes dhe mbrojtjes së posaçme të strukturës së familjes shqiptare, gruas e fëmijës, dhe, mbi të gjitha, një qasje tjetër agresive e të papranueshme ndaj korrupsionit, jo thjesht si një fenomen bashkëshoqërues, por si një akt i rëndë antikombëtar, që do e lërë gjithherë vendin tonë mes kombeve të pazhvilluara e të varfra dhe do vazhdojë ta thellojë hendekun që sot bëjmë sikur nuk e shohim, mes një kaste që drejton dhe një populli që pëson.

Për fat të keq, asnjë nga mesazhet e mia të kësaj kohe nuk u pranua apo nuk u çmua nga drejtimi i ri i PD-së. Ka ndodhur shpesh që qëndrimi i mbajtur prej meje për çështje të rëndësishme, si armët kimike, heqja e mandateve të grave si pikënisje e procesit të denoncimit të depërtimit të krimit në parlament, kërkesa publike për ruajtjen e mandateve të grave parlamentare dhe dekriminalizimi me çdo kusht i Kuvendit, refuzimi i bojkotit si një praktikë jo e mirë për vendet që kërkojnë rrugën europiane të progresit dhe integrimit, çuarja përpara e procesit për hapjen e dosjeve edhe kur kundërshtari dëshiron një proces gjysmak e diskriminues, në mënyrë që ti të japësh platformën dhe këndvështrimin tënd për një çështje jetike për të djathtën dhe antikomunizmin shqiptar, është anatemuar, është goditur publikisht, e më pas është gëlltitur në heshtje! Por qysh kur unë votova në përputhje me ndërgjegjen time njerëzore e politike për heqjen e një imuniteti erdhi radhazi edhe përjashtimi im nga fushata e Tiranës, përjashtimi nga struktura parlamentare, me urdhër personal të kryetarit të grupit.

Tashmë kjo ka pak rëndësi, sepse po vazhdoj të flas për një optikë e histori personale, e cila nuk ngre peshë në krahasim me impaktin publik që krijohet, kur ndërthurja dhe pasojat e qëndrimeve kokëforta, hipokrite, joprofesionale e jopolitike, patën një pasojë të rëndë, të paperceptueshme për këdo që jeton në këtë vend. Unë nuk jam e kënaqur, nuk jam aspak e lumtur, jo për humbjen, por për thyerjen e madhe që ndodhi në zgjedhjet e fundit vendore. Fati e desh që të mos jem pjesë e kësaj humbjeje dhe bjerrjeje ku çoi marrëzia e arbitraritetit, por nuk kam asnjë dyshim se prania ime nuk do mund të sillte rezultat tjetër për mikun tim, dr. Halim Kosovën, i cili bashkë me shumë kandidatë të tjerë mori padrejtësisht frytet e një punë jo të mirë të bërë për dy vjet rresht nga drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike. Kjo është arsyeja pse kam heshtur përgjatë kësaj kohe, e bindur se më së fundi do kish një reagim serioz, të vërtetë, normal e rirregullues për jetën politike dhe qasjen publike të PD-së. Me sa duket, pritshmëria ime ishte edhe kësaj here krejt e pavend. Analiza e humbjefitores nuk shkandulliti kënd! Kur them këtë, nuk prisja as kokëprerje e as armiqësi si ato që lindën e u përplasën pa mëshirë para dy vitesh, por më së paku prisja një komunikim normal njerëzor, së pari mes vedit dhe më pas me publikun, për të fuqizuar një forcë që duket e drobitur nga një konfuzion i brendshëm, pa mendim politik, pa vizion e kod besimi mes pjesëve të saj.

E gjetur në këtë udhëkryq, ku mungon çdo lloj komunikimi e bashkëpunimi reciprok, e përjashtuar de facto nga veprimtaria politike e deputetit, më duhet të lajmëroj veprimet e mia më të fundit, të shkëputjes së marrëdhënieve formale me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pas këtij komunikimi aspak të lehtë për mua, më duhet t’i siguroj të gjithë votuesit se çdo propozim që Partia Demokratike do sjellë në Kuvend e që do jetë në funksion të reformave dhe shtetit ligjor, në përkrahje të shtresave në nevojë dhe shtresave tradicionale të djathta, do përkrahet e votohet pa asnjë mëdyshje nga unë. Votimi im, ashtu si deri më sot, do vazhdojë të jetë vetëm në përputhje me ndërgjegjen time qytetare, politike e njerëzore, dhe nuk do ndikohet në asnjë rast nga vendime partiake, arbitrare, a të ndikuara nga interesa. Pozicioni im do vazhdojë të jetë në zhvillimin e rritjen e së djathtës moderne, monopolin e së cilës nuk e ka kush, dhe të mundësojë krijimin e një politike që sheh nga paqja, kohezioni social, nga rritja dhe progresi i vlerave njerëzore dhe ekonomike, nga fuqizimi i gruas dhe kombit, si dy krahë që rriten së bashku.

Për ta përmbyllur këtë shpjegim të mbramë, tekefundit besoj se unë e bëra betejën time për sjelljen e një fryme të re komunikimi mes njerëzve politikë të së djathtës, dhe me sa duket të gjitha tezat e mia politike, e që mund të sillnin bazat e një të djathte të rikonceptuar moderne, ku individi të ishte qendra e jo fundi, u konsideruan tema armiqësore. Bashkimi i ri i interesave dhe i karrierave të reja, që i lidh pak apo aspak afeksioni për të djathtën historike dhe Lëvizjen e Dhjetorit, ka arritur ta zëvëndësojë ideologjinë, respektin dhe kujdesin për t’u ruajtur nga çdo formë diktature, me klientelizmin e njohjeve të ngushta, larg përzgjedhjes dhe kriterit politik të veprimit. Dhe gjithë ky mishmash pëlqimesh pa meritë, urrejtjesh pa shkak, fyerjesh e zhbërjesh personalitetesh pa asnjë arsye, do sillnin dhe do vazhdojnë të sjellin një pështjellim nga i cili mund të marrë e po merr fuqi vetëm qeverisja, e cila në kushtet e një opozite tjetër nuk do mundej kurrsesi të ecte kaq gjatë, me një bilanc kaq negativ në shpinë!

Tekembramja, unë nuk do vazhdoj më të merrem me argumentet pro dhe kundër asaj që ndodhi apo ka për të ndodhur në PD më vonë. Largohem me keqardhje nga një parti që e krijuam bashkë me studentë dhe pedagogë 25 vjet më parë, por që sot e shoh të rithemeluar larg kontekstit, boshtit dhe qëllimit politik, për të cilin u krijua. Tash është klientelizmi mbret i situatës së re, dhe shpresoj fort që njerëzit politikë të cilët ende po rezistojnë edhe pak të arrijnë t’i kthjellojnë individët përgjegjës për dëmin e madh që po shkaktojnë. Shpresoj që edhe ky largim do t’u shërbejë vendimmarrësve partiakë për të patur një qasje tjetër ndaj figurave të vërteta politike, burra e gra të mençura, që i shoh shpesh kur fyhen, anashkalohen, mallkohen e sulmohen me dhe pa intriga, për të vetmen arsye: sepse ende nuk e kanë pranuar kodin e heshtjes dhe pajtimin me disfatën e radhës.

Nëse jo, do duhet të shihemi jo shumë shpejt, kur ta kuptoni që zgjerimi dhe pranimi i tjetrit si i ndryshëm me ty është fuqi, dhe kur të vendosni që të tërë ata të cilët s’i deshët e që qëndruan si njerëz me dinjitet përballë do duhet të krijojnë së bashku me ju, e si të barabartë, edhe më shumë se ju, rithemelimin e së djathtës, që e dërrmuat JU! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
El Clasico: ndeshja e parë ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës luhet më 21 nëntor

El Clasico: ndeshja e parë ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës luhet më 21 nëntor

DOSSIER/ Kur Kosova votonte 24 vite më parë për pavarësinë (Foto)

DOSSIER/ Kur Kosova votonte 24 vite më parë për pavarësinë (Foto)

VIDEO/5 vjeçarja kap me kallamin e kukullës peshkun gjysmë metri, më pas gëzim e lumturi

VIDEO/5 vjeçarja kap me kallamin e kukullës peshkun gjysmë metri, më pas gëzim e lumturi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.