Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Mentor TAHIRI: Ultimatumi amerikan, “dialogu i brendshëm”, dhe kundër-ofensiva diplomatike serbe

by te Sheshi
23/11/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Mentor TAHIRI: Ultimatumi amerikan, “dialogu i brendshëm”, dhe kundër-ofensiva diplomatike serbe

Në skenën e sotme politike të Serbisë ose ka një lloj “lufte” të fshehtë sa i përket qëndrimeve mbi Kosovën, ose kjo mund të jetë taktikë e qëllimshme e koordinuar, që aspak nuk përjashtohet bazuar në traditën politike të Ballkanit. Përderisa Presidenti serb Vuçiqi, autoriteti më i madh në skenën politike serbe, tenton të lidhet çdoherë e më shumë me perëndimin, ka edhe rryma madje edhe brenda qeverisë së Serbisë të cilat tentojnë një lloj neutraliteti politik serb ndërmjet perëndimit dhe Rusisë, respektivisht neutralitet ushtarak ndërmjet NATO-s dhe kësaj te fundit. Sot, eksponenti kryesor me peshë relevante i rrymave të tilla është shefi i diplomacisë serbe Daçiq. Qëndrimet lidhur me pavarësinë e Kosovës nuk mund të ikin nga ky kontekst .

Presidenti Vuçiq, pas takimit me ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit Hoyt Yee, haptazi pranoi se para Serbisë është vënë një ultimatum kohor lidhur me Kosovën. Më vonë, zyrtarë nga qeveria serbe pranuan se bëhet fjalë për muajin Janar 2019 si afat i vënë nga amerikanët, ku nga Serbia pritet të reflektojë përfundimisht sa i përket Kosovës, respektivisht të pajtohet me realitetin e ri të krijuar.

Në shërbim të kësaj, që tani në skenën politike serbe po paraqiten mendime të cilat po e përgatisin opinionin serb për një ndryshim qëndrimesh mbi shtetësinë e Kosovës. Mund të thuhet se funksionalisht ka filluar një “dialog i brendshëm” ku plasohen qëndrime të cilat pranojnë që Serbia të pranojë me marrëveshje, një ulëse në OKB për Kosovën. Pavarësisht se në mesin e inteligjencës serbe kishte edhe në të kaluarën mendime të ndryshme të cilat rrëzonin “tabutë” lidhur me Kosovën, për propozimin e fundit konkret nga profesori universitar Vladan Kutleshiq, u deklarua edhe presidenti serb. Kjo përgjithësisht mund të shihet edhe si një moment i parë i reflektimit karshi ultimatumit amerikan.

Gjithsesi bëhet fjalë për një kompromis të fshehur kur thuhet se dy shtetet do të mbesnin në njëfarë forme të lidhura përmes një unioni doganor, që nënkupton një treg ekonomik. Sipas propozimit të Kutleshiq, i cili lehtë mund të bëhet platformë me të cilën Serbia synon të dalë para amerikanëve në ndërkohë, edhe Kosova ashtu sikurse Serbia do të fitonin ato që de-facto nuk i kanë. Kosova do të fitonte sovranitetin e plotë në veri dhe do të bëhej shtet me kapacitete të plota ndërkombëtare, kurse Serbia do të fitonte një derë të fundit të lidhjes institucionale me Kosovën.

Në anën tjetër, deklaratat e Ministrit të jashtëm serb Daçiq, janë krejtësisht kundërthënëse. Kreu i SPS qartazi po bën përpjekje që të përfitojë nga “patriotizmi” i proklamuar në një kohë kur në Beograd qëndrimet për të pranuar pavarësinë e Kosovës, po vijnë në shprehje seriozisht. Përkundër faktit se Daçiq vjen nga një parti sot faktor dytësor në skenën politike serbe, megjithatë veprimet e tij nga pozita e shefit të diplomacisë serbe janë shqetësuese. Nga cilësia e shefit të diplomacisë serbe, po bën një fushatë diplomatike të lidhur me Rusinë. Këtu edhe kanë burimin revokimet e pretenduara të njohjes së shtetësisë së Kosovës nga Sao Tome, Surinami dhe Guinea Bissau, që është një presion mbi Kosovën dhe po i rikujton Qeverisë së Kosovës, brishtësinë e subjektivitetit ndërkombëtar.

Duket se diplomacia serbe me kujdes po godet aty ku vendosmëria e qeverive karshi njohjes së Kosovës nuk është stabile. Në rastin e Guinea Bissaut, Serbia ka trajtuar ndryshimet politike në këtë vend, ajo ka vlerësuar qartë se forcimi i pushtetit nga partia marksiste atje, lehtë mund të ndryshoj qasjen karshi njohjes së Kosovës. Në këtë ofensivë diplomatike, Serbia ka ndihmën e drejtpërdrejtë të Rusisë. Të kujtojmë se edhe te deklarata surinameze për revokimin e njohjes së Kosovës, kyç ishte akordimi me Rusinë.

Revokimi surinamez i njohjes së Kosovës, në mënyrë të qëllimshme është realizuar bashkë me revokimin e njohjes së Saharës Perëndimore. Surinami në Amerikën Jugore, është përzgjedhur dhe joshur me kujdes që të veprojë kështu. Kjo është një goditje e cila nuk i bën lajka vetëm Serbisë, por edhe shteteve që janë të implikuara në çështjen e Saharës Perëndimore, si MarokU, Algjeria apo edhe Mauritania. Pra bëhet fjalë përgjithësisht për regjionin e Afrikës Perëndimore si një cak aktual, regjion ky ku përket edhe Guinea Bissau. Afrika Perëndimore, përfshirë këtu edhe shtetet që akoma nuk kanë njohur Kosovën, është aktualisht “fronti kryesor” i diplomacisë serbe. Bëhet fjalë për një potencial të madh gjeo-strategjik, kur dihet se në Afrikën Perëndimore ka gati 20 shtete anëtare të OKB-së. Po minohet rrugëtimi i Kosovës për të rrumbullakuar subjektivitetin ndërkombëtarë, duke sabotuar numrat në të cilat Kosova më parë ka llogaritur.

Pavarësisht se si veprimi i revokimit të njohjes mund të interpretohet nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare, një është evidente, bazuar në qëndrimet e tanishme të qeverisë surinameze, e tani edhe asaj të Guinea Bissau, më nuk mund të llogaritet në votën e tyre gjatë aplikimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Për një periudhë relativisht shumë të shkurtër kohore, Kosova ka të humbura tre vota dhe kjo nuk duhet nënçmuar aspak. Në sistemin politik ndërkombëtar, numrat janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Se kjo është një çështje e ndjeshme, u pa në vitin 2015 me rastin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO, kur ishte çështja e numrave ajo që na mundi.

Natyrisht e gjithë përpjekja diplomatike serbe që të zvogëlojë numrin e shteteve që kanë njohur Kosovën, pritet tëzmbrapset me reflektimin karshi ultimatumit amerikan, por mund të jetë si argument drejt kërkimit të një kompromisi, sikurse ai për një lidhje institucionale ndërmjet dy shteteve. Bazë për kompromis në politikë, përfshirë  politikën ndërkombëtare, merret gjendja faktike. Pavarësisht se skena e sotme politike në Kosovë është e “zënë” me debate të brendshme, një mosreflektim karshi asaj në na pret në skenën ndërkombëtare, do të jetë i pafalshëm. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Emocionuese, fëmija pa këmbë dhe pa duar ecën për herë të parë

Emocionuese, fëmija pa këmbë dhe pa duar ecën për herë të parë

Vetëvendosësit në këmbë: Vendimi për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren i papranueshëm, të reagojnë ndërkombëtarët

Vetëvendosësit në këmbë: Vendimi për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren i papranueshëm, të reagojnë ndërkombëtarët

Renditja e re e FIFA-s: Shqipëria parakalon dy shtete pjesmarrëse në Botëror, avancon dhe Kosova

Renditja e re e FIFA-s: Shqipëria parakalon dy shtete pjesmarrëse në Botëror, avancon dhe Kosova

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni