Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Mentor TAHIRI: Mbi komunizmin si rrugëtim utopik (ndërmet filozofisë dhe pseudopatriotizmit)

by te Sheshi
01/11/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Mentor TAHIRI: Mbi komunizmin si rrugëtim utopik (ndërmet filozofisë dhe pseudopatriotizmit)

Të gjitha ideologjitë gjejnë një taban të përsosur për lindjen e tyre në kriza. Këto kriza mund të jenë jo thjeshtë politike apo ekonomike, por gjithashtu mund të jenë kriza të boshllëkut të vlerave të përgjithshme të një shoqërie. Ideologjia e komunizmit lindi si kritikë ndaj industrializmit të hovshëm në botën perëndimore, si dhe u paraqit si një gërshetim jo vetëm i mendimeve filozofike të gjysmës së shekullit 19-të, por gjithashtu edhe të filozofëve si Platoni dhe Thomas More, gjithnjë duke i interpretuar mendimet e këtyre filozofëve sipas një procesi selektiv në përputhje me nevojat e ideologjisë së re. Në kuadër të filtrave të këtij procesi selektiv hyri edhe “Utopia” e More.

Qysh me botimin e “Manifestit të Partisë Komuniste” me 1848 nga Karl Marx dhe Friedrich Engels, filluan të veprojnë edhe celulat e para komuniste, kurse 70 vite pas “Manifestit”, Rusia do të jetë shteti i parë ku komunistët do të marrin pushtetin dhe do të vendosin diktaturën njëpartiake.

Por ajo që duhet thënë nga këndvështrimi politologjik, është se komunizmi që nga atëherë nuk arriti të shtrihet si një rend shoqëror, por këtë e arriti vetëm socializmi si një fazë kalimtare e ideologjisë së konceptuar nga Marx dhe Engels. Komunizmi gjithashtu morri edhe forma të tjera; ai në njëfarë mënyre u rusizua apo u sllavizua, duke u bërë kështu edhe bartës i politikave pansllaviste. Mu për këtë në pjesën më të madhe të Evropës, rrëzimi i komunizmit u kuptua edhe si çlirimi i vendit nga Bashkimi Sovjetik.

Komunizmi, që nga fillimi apriori ka përjashtuar funksionimin politik në kudër të një shoqërie pluraliste. Por ky trajtim mohues ndaj pluralizmit kishte dalë që moti nga binaret e politikes dhe nuk kishte të bënte vetëm me të. Ai manifestohej kundër çdo mendimi ndryshe, kurse nuk kishte asnjë tolerancë karshi ushtrimit të religjionit si në rastin e Kinës apo edhe të Shqipërisë e cila madje zyrtarisht e ndaloi fenë. Komunizmi luftonte edhe liritë artistike dhe kushtimisht ta quajmë kishte “specialitet” të tij terrorin ndaj shkrimtarëve.

Me këto elemente si dhe me ngritjen e kultit të individit, pushtetet komuniste jo vetëm që u bënë represive, por ushtruan terror ndaj popullsisë siç mund të thuhet në rastin Evropës Lindore, apo edhe deri te gjenocidi për të cilin mund të thuhet në rastin e pushtetit të Kmerëve të kuq në Kamboxha.

Në relacion me komunizmin, bota shqiptare përjetoi mbase tragjedinë më moderne historike, duke u përfshirë në të pa vendosur për këtë vetë shqiptarët andej apo këndej kufiri. Vetë Partia Komuniste Shqiptare (më vonë Partia e Punës) funksionalisht i bëri ditët e saj të para si një degë e Partisë Komuniste Jugosllave.

Jugosllavët kështu importuan një ideologji e cila për gjysmë shekulli do të shndërrohet në diktaturën e cila do t’u zë frymën shqiptarëve. Madje ky komunizëm do të pretendojë se është kombëtar, por kjo do të ndodhë vetëm pasi nomenklaturës së diktaturës në Shqipëri nuk i mbetet më asnjë derë hapur, duke prishur për motive të “pastërtisë ideologjike” një nga një të gjitha aleancat me pjesën tjetër të botës komuniste.

Paradoksale, por viset shqiptare të cilat u përfshinë në kuadër të Shtetit të pavarur Shqiptar, do të njohin një nga format më të egra të ushtrimit të dhunës dhe terrorit shtetëror në emër të komunizmit. Rasti i Shqipërisë është shumë eklatant në këtë drejtim, ngase duke qenë i izoluar nga bota, pushteti komunist që po ndjehej i rrezikuar, u kaplua nga një lloj paranoje e cila merrte përpara jo vetëm çdo njeri që mendonte ndryshe, por edhe në mënyrë preventive segmente të tëra të shoqërisë, gjë që shfaqet me internime të familjeve të tëra.

Në krijimin e këtij ambienti mjaft të ashpër për njeriun, fatale ishte kultivimi i kultit të Stalinit. Për shumë familje shqiptare kampet e internimit ishin ekuivalenti i gulagëve sovjetikë nëpër Siberi. Intelektualët më të mirë shqiptarë të kohës, takonin njëri-tjetrin nëpër burgje dhe atje shfrytëzoheshin sipas modelit më herët të aplikuar të Stalinit, si robër pune. Të jesh komunist u bë njësi matëse për patriotizmin, andaj, ai që nuk ishte komunist, ishte më pak shqiptar dhe njeri. Stalinizmi shqiptar u bë kështu veç tjerash edhe sinonim i një lloj skllavërie të legalizuar dhe të mbrojtur me ligjet e pushtetit të asaj kohe. Pasojat janë evidente edhe sot. Duke mos njohur një “Nuremberg”, komunizmi shqiptar jo që u dënua ndonjëherë, por qarqe që i ngrejnë dolli Enver Hoxhës, sot kanë dalë nga gjysmë-ilegaliteti politik dhe ndjehen plotësisht të rehabilituar. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Gert Wilders, përplasje me një turk në parlamentin hollandez: i tregohet lidhja me Izraelin

Gert Wilders, përplasje me një turk në parlamentin hollandez: i tregohet lidhja me Izraelin

Prefektët: ç’përfaqëson modeli “Qazim Mulleti”, ç’version ndoqi Enver Hoxha dhe si përkthehet emërimi i 12 gjeneralëve nga Edi Rama

Prefektët: ç’përfaqëson modeli “Qazim Mulleti”, ç'version ndoqi Enver Hoxha dhe si përkthehet emërimi i 12 gjeneralëve nga Edi Rama

Gazetari i njohur arab: Sot duan prej nesh që te jemi balerinë, e kur ju duhet, do të kërkojnë që të bëhemi muxhahidë

Gazetari i njohur arab: Sot duan prej nesh që te jemi balerinë, e kur ju duhet, do të kërkojnë që të bëhemi muxhahidë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni