Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Melsen KAFILAJ: A po e bën globalizmi botën tonë më të mirë?

by te Sheshi
02/10/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Melsen KAFILAJ: A po e bën globalizmi botën tonë më të mirë?

                                                                                                                                      “Një palë skajshmëri lindin të tjerat”

(Ciceron)

I përdorur për herë të parë si term në vitet ‘80 nga profesori i shquar i Harvard Business School-it, Ted Levi, për të emërtuar konvergjencën e tregjeve financiare, fjala “globalizëm” u bë shumë popullore dhe u aktualizua për të përshkruar mënyrën e re të zhvillimit të korporatave shumëkombëshe (MNC) dhe ekspansionin e tregut botëror. I ndihmuar edhe nga revolucioni i madh informatik dhe nga zbulimet e mëdha shkencore të kësaj periudhe, ky koncept u transformua në një zeitgeist (frymë të kohës sonë), duke marrë një kuptim të qartë ekonomik dhe komercial, të udhëhequr nga lokomotiva e MNC-ve (Multi National Corporations).

Ekspansioni i kapitalit në drejtim të vendburimeve të lëndës së parë dhe të krahut të lirë të punës solli fuqizimin e mëtejshëm të këtyre korporatave dhe një bum ekonomik në Perëndim, duke e thelluar gjithnjë e më tepër hendekun social ndërmjet Veriut dhe Jugut global. Shtimi i numrit të tyre në ditët e sotme, në më shumë se 12 mijë të tilla, dhe shtrirja e tyre hapësinore në ¾ e globit, duke i ndarë tregjet burimore me njëra-tjetrën, është treguesi më i rëndësishëm për ta ilustruar këtë fakt.

E parë dikur si një shpresë mesianike prej popujve të zhgënjyer për t’u rimërkëmbur ekonomikisht dhe për ta përmirësuar mënyrën e tyre të jetesës, sot kjo dukuri është kthyer në një episod  të shëmtuar të fateve njerëzore, duke nxitur urrejtje dhe protesta popullore anekënd botës, nën moton, “Jo interesave, pro njerëzve”. Por përse ndodh e gjithë kjo? Çfarë ka ngjarë në fakt? – lind natyrshëm pyetja.

Me sa duket, nuk jetojmë në botën më të mirë të mundshme. Globalizmi ka prodhuar një zinxhir pasojash të rënda negative, duke ia rihedhur edhe një herë hekurat në duar botës. Ai nuk po e bën botën tonë pak më të mirë nga ç’ka qenë. Ndryshe, po e kthen atë në një ferr social të pabanueshëm, nën diktatin e zerove dhe njëshave elektronikë financiarë. Duke e kthyer njeriun në një kombajnë (makinë korrëse), ai po e ftoh frymërisht atë, duke shqitur prej tij elementin e çmuar social dhe human përkundrejt prevalimit të egoizmit dhe motivit të përfitimit personal. Po kultivon perceptimin e qenieve njerëzore si mjete dhe thjesht numra, duke i dehumanizuar ato. Për më shumë, ky instinkt shushunjash po i thith botës lëngun vital, për ta kthyer atë më pas në një limon të shtrydhur në duart e perëndive financiare.

Së dyti, globalizmi ekonomik ka ndikuar fuqimisht në thellimin e pabarazive sociale. Mjaft të përmendim “shanty towns” në Indi dhe favellat e panumërta braziliane për ta demonstruar më së miri këtë fakt. Madje, në San Paulo, në një nga dhjetë qytetet ku banojnë multimiliardierët e botës, kanë ndërtuar një mur të lartë për t’i diferencuar “bijtë e Perëndisë së Parasë” nga “lebrozët” varfanjakë favellianë. Të ndërtosh mur në shekullin e atomit për ta ndarë njeriun nga njeriu! Këtë dëshiron të realizojë globalizmi i shek. XXI?!

Së treti, kjo dukuri sunduese e kohës sonë ka prishur strukturën e tregut të punës dhe ka ndikuar në uljen e pagave. Të udhëhequra nga motivi i interesit personal, shpesh korporatat i delokalizojnë teknologjitë dhe kapitalin, për të patur përfitime sa më të mëdha me kosto minimale. Ato shkojnë pikërisht atje ku biznesi i tyre favorizohet më tepër në aspektin financiar nga shteti “pritës”, ku ka krahë të lirë pune dhe ku niveli i pagave për punëtorët është më i ulët. Ky proces ka ndikuar jo vetëm në rritjen e nivelit të papunësisë në Perëndim, por edhe në uljen e nivelit të pagave. (Një faktor ndikues në këtë drejtim janë edhe turmat e panumërta të emigrantëve që po “pushtojnë” Perëndimin.) Ndërsa, për sa i përket prishjes së strukturës së tregut botëror të punës, sipas statistikave zyrtare nga WBO-ja na rezulton që shtete si Kina, India, Indonezia dhe Meksika janë dominante në të, për të treguar grushtin e rëndë të dhënë nga ky boksier i pamëshirshëm ndërkombëtar.

Së katërti, fenomeni i globalizmit ekonomik favorizon hapur neokolonializmin nga MNC-të. Nga 240 shtete dhe mikroshtete të renditura në almanakun e Oxford-it, çka vihet re në këtë botim është se prania e MNC-ve ndjehet hapur në ¾ e tyre. Ky ndikim shtrihet që nga ishujt-flamur të Paqësorit, Amerikës Latine, e deri në brendësi të Afrikës së Zezë, të cilët duhet ta quajmë më saktë, “Afrika e Artë”. Shfrytëzohen jo vetëm metalet e çmuara dhe diamantet, por edhe goma, hekuri, llamarina, pyjet, industria e peshkimit, etj. Dikur republikani kinez Sun Jat Sen kumtonte me patos: “Bota ju përket të varfërve”. Ne shtojmë: “Vetëm si ide. Gjithmonë është dikush tjetër që e posedon atë”.

Së pesti, dukuria e globalizmit duket se po e rrezikon seriozisht dita-ditës nocionin e demokracisë. Globalizimi i tregtisë dhe i financave prej alfakimëve ndërkombëtarë po ndikon fuqimisht në gërryerjen e sovranitetit të shtetit dhe në dhënien më tepër pushtet dhe influencë këtyre aktorëve të pandalshëm transnacionalë. Çfarë do të na rezervojë e ardhmja? A do të mbijetojë në vazhdim demokracia? Apo do të kemi Perandorinë e Panoptikonit dhe Numrit që profetizon Zbulesa?!

Së fundmi, lejomëni t’ju citoj ekonomistin e madh politik John Gray:

“Duke pasuruar një pjesë të saj, dhe, nga ana tjetër, duke ndezur pasionet nacionaliste dhe fetare, globalizmi e bën botën tonë më të vogël. Ai nuk e bën atë më të paqtë, ose më liberale…Ai i kthen shoqëritë përmbys, duke shkatërruar mënyra të tëra jetese.” /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
VIDEO/Një gjeni? Njihuni me djalin që luan në 90 instrumente muzikore

VIDEO/Një gjeni? Njihuni me djalin që luan në 90 instrumente muzikore

Lavrov: sulmet ajrore ruse në Siri, të njëjta me ato të koalicionit që drejtojnë amerikanët

Lavrov: sulmet ajrore ruse në Siri, të njëjta me ato të koalicionit që drejtojnë amerikanët

Front i ri: ‘Dita’ e nis ditën me Tom Doshin

Front i ri: 'Dita' e nis ditën me Tom Doshin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni