Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Masuma RAHIM*: Nuk është vetëm therrja hallall ku Britania duhet të jetë më humane

by te Sheshi
31/10/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Masuma RAHIM*: Nuk është vetëm therrja hallall ku Britania duhet të jetë më humane

Pas një debati të gjatë dhe të nxehtë, këshilltarët në Lankashir votuan pro ndalimit të furnizimit me mish që vjen nga kafshë që nuk janë trullosur më parë, në shkollat shtetërore. Vendimi ka rezultuar kontravers në lidhje me statusin e kosherit apo mishit hallall, që ka përjashtime ligjore për të mos u kufizuar me trullosjen e kafshëve, ndërsa një këshilltar laburist e përshkroi ndalimin si një mesazh pa respekt për fëmijët e familjeve muslimane.

Si muslimane që ha vetëm mish hallall, duhet të them se jam tërësisht në anën e Geoff Driver, këshilltarit konservator që apeloi për ndalimin. Të vrasësh një kafshë duke i prerë fytin mund të jetë një metodë efektive për t’i kulluar gjakun në mënyrë që të shmanget transmetimi i sëmundjeve – por ta bësh këtë pa e trullosur më parë është pafundësisht mizore.

Ashtu si edhe mund të pritet, një sasi e madhe literature demonstron se kafshët ndjejnë dhimbje në momentin e therrjes dhe provat sugjerojnë se mund të kalojnë deri në 14 sekonda që delja të mos ndjejë më asgjë pas prerjes së arterieve karotide. Për bagëtinë e trashë, mund të duhen deri në 85 sekonda. T’ia bësh këtë një kafshe që është tërësisht e ndërgjegjshme, është mizori që të lë pa fjalë. Ky ndalim nuk është tregues i islamofobisë dhe as mungesë respekti ndaj atyre të besimit musliman (apo hebre). Ka për synim të përmirësojë standartet e mirëqënies së kafshëve, që janë tronditëse si në Britani ashtu edhe në vende të tjera.

Ka ndryshime në opinionin akademik në lidhje me lejimin e trullosjes së kafshëve në therrjen hallall, por fakti është që në Britani, rreth 85 për qind e mishit hallall vjen nga kafshë që trullosen përpara se të therren. Kafshët në Danimarkë apo Zelandën e Re duhet të trullosen përpara se të therren pa asnjë përjashtim për mishin hallall apo kosher – dhe ky mish është gjerësisht i përhapur në supermarketet britanike. Nuk ka prova që muslimanët i shmangen prodhimit të këtyre vendeve: në të vërtetë, të blesh mish hallall nga supermarketet është shumë më e leverdisshme sesa të bësh një udhëtim të veçantë drejt kasapit lokal të mishit hallall.

Kur’ani kërkon vetëm që kafsha të jetë gjallë në kohën që i pritet fyti: nuk ka asnjë referencë për trullosjen. Shumë akademikë me ndikim nuk shohin asnjë problem me trullosjen, me sigurinë që procesi nuk sjell ngordhjen e kafshës. Kuptimi i metodës hallall është t’u japë mundësi kafshëve për standarde më të larta të të qënit dhe të minimizojë dhimbjen e tyre. Hallalli nuk i referohet vetëm mënyrës sesi therret kafsha, por kërkon që të trajtohet me kujdes dhe t’i jepet një cilësi e mirë jete. Është e pamundur të përputhësh këto kritere ndërsa i pret fytin duke qenë ende e ndërgjegjshme.

Por, kjo është vetëm maja e ajsbergut. Në Britaninë e Madhe, ne u kushtojmë vëmendje të parëndësishme kushteve në të cilat mbahen kafshët në ferma, dhe është e dukshme se ndërsa çështjet për kërkesat sheriatike që mishi të konsiderohet hallall diskutohen shpesh, shumë më pak njerëz ngrenë shqetësimin për trajtimin e kafshëve të fermave përpara se ato të hyjnë në therrtore.

Kjo nuk është unike vetëm për gjënë  e gjallë që therret në përputhje me mësimet islame, sigurisht: është e ditur që metodat tona industriale të mbajtjes së kafshëve janë të këqija për to, të këqija për mjedisin dhe për ata si ne që hanë mish.

Ekzistojnë rreth 800 mega-ferma në Britani, disa prej të cilave mbajnë deri në një milion pula apo 20 mijë derra. Kushtet e mungesës së hapësirës u shkaktojnë këtyre kafshëve stres dhe irritim: pretendohet se kjo ka çuar edhe në kanibalizëm. Rezistenca ndaj antibiotikëve po bëhet gjithnjë e më shumë e zakonshme. Shumë kafshë gjymtohen, ose duke u prerë bishtat apo duke u prerë sqepat për të mos lënduar njëra-tjetrën. Në të vërtetë, pavarësisht se e paligjshme, 81 për qind të derrkucëve në Britani iu pritet bishti  – dhe nëse janë më pak se një javësh, kjo bëhet pa anestezik. Nuk është e pazakontë që ata të vriten me gaz – një mënyrë shumë e pakëndshme për të vdekur.

Dukshëm, nuk është vetëm therrja hallall që ka nevojë të bëhet më humane.

Fakti është që ne kemi krijuar një sistem ku kërkesa për mish jo të kushtueshëm po përkeqëson kushtet për kafshët. Dhe problem është thelbësor. Cilësia e jetës dhe e prodhimeve që hamë – vjen me kosto dhe e vërteta është se ne nuk mundemi edhe më t’i mbajmë keq kafshët dhe t’i shesim lirë. Duhet të jetë një qasje më etike dhe miqësore ndaj mjedisit.

Kështu, ndërsa mirëpres ndalimin ndaj mishit të prodhuar nga kafshë të patrullosura më parë, që thuhet se është hallall, mendoj se nuk mjafton. Ne kemi nevojë të rishikojmë legjislacionin për rritjen e kafshëve dhe metodat e therrjes në gjithë spektrin. Kjo nuk është një problem musliman, po hebre. Kjo ka lidhje me formulimin e metodave të ndjeshme e të bazuara mbi fakte për të reduktuar vuajtjen e kafshëve dhe dëmin që iu bëhet miliona prej tyre çdo vit e që duhej të ishte bërë me kohë.

*Masuma Rahim është psikologe klinike. Artikulli u botua në të përditshmen londineze “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Disa ushqime me veti të mira ushqyese dhe kurative

Disa ushqime me veti të mira ushqyese dhe kurative

Ditë e qetë në politikën shqiptare, por Basha shpërthen në mbrëmje: Rama, krim, drogë e varfëri…

Ditë e qetë në politikën shqiptare, por Basha shpërthen në mbrëmje: Rama, krim, drogë e varfëri...

Do shkriheni së qeshuri, nxënësi jep një përgjigje humoristike në provim

Do shkriheni së qeshuri, nxënësi jep një përgjigje humoristike në provim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni