Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Marwan Bishara / JETA DHE VDEKJA NE AMERIKE

by te Sheshi
25/02/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Marwan Bishara / JETA DHE VDEKJA NE AMERIKE

Aspektet shqetësuese të vrasjes së tre muslimanëve të rinj amerikanë në Chapel Hill

Unë di pak për Craig Hicks-in, por di mjaftueshëm mbi gjendjen e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe muslimanëve për të kuptuar pse miliona njerëz (së paku dy milionë shkruajtën në Twitter) besojnë se vrasja prej tij e tre studentëve muslimanë amerikanë është një krim për shkak të urrejtjes.

Ndryshe, siç na është thënë, një grindje për hapësirën e parkimit është me të tëra gjasat arsyeja kryesore për vrasjen e pakuptimtë. A vërtet një hapësirë parkimi?

Duket se parkimi, ashtu si urrejtja, janë dy prej motiveve kryesore të akteve të dhunshme në SHBA. Të dhënat policore tregojnë një listë të gjatë të dhunës për parkimin; nganjëherë me fëmijët, bashkëshortet e prindërit duke parë.

Dhe kjo është arsyeja pse prokurorët lokalë të Karolinës së Veriut pretendojnë se ka një shkak të mundshëm për ta akuzuar Hicks-in për vrasjen e trefishtë për jo më shumë se për një vend parkimi  të mallkuar.

Atëherë, çfarë është, urrejtje apo parkim? Në rregull, kjo varet nga motivi i vrasësit, nga motivi i tij kryesor. Dhe është e vështirë ta thuash me siguri derisa të mbarojë hetimi, më së paku zyrtarisht.

Krim për shkak të urrejtjes?

E tëra kjo më çon të bëj një pyetje shqetësuese, një pyetje provokuese. Pse është aq e rëndësishme për të dashurit e Deah-s, Yusor-it dhe Razan-ës t’u kërkojnë presidentit Obama dhe të tjerëve ta trajtojnë vrasjen e Capell Hill-it si krim për shkak të urrejtjes?

Por, përpara kësaj, një vështrim i shpejtë në banalitetin e krimit dhe urrejtjes në Amerikë. Vendi i lirisë është në të njëjtën kohë vendi i dhunës. Vitin që lamë pas pati në SHBA mbi një milionë akte dhune, duke përfshirë mbi 14.000 vrasje. Kjo shënon një rënie disi në përqindje nga vitet e shkuara. Karolina e Veriut renditet e teta mes pesëdhjetë e një shteteve amerikane për sa ka të bëjë me vrasjet.

Këto akte u kryen, mes të tjerash, nga shtatë milionë amerikanë, mbi dy milionë prej të cilëve janë në burg, dhe mbi katër milionë janë në ndjekje të lirë apo të liruar me kusht. Në të vërtetë, SHBA-të zënë vendin e dytë në botë për popullsinë në burg për 100.000 banorë, pas Sejshelleve.

Armët janë mjetet e parapëlqyera të vrasësve. E prapëseprapë, e drejta për të blerë, mbajtur dhe përdorur armë nga njerëz të tillë si Hicks-i dhe të tjerë të panumërt është e pacenueshme. Ajo është ruajtur si e shenjtë në amendamentin e dytë të kushtetutës amerikane, “nuk mund të shkelet e drejta e qytetarëve për të mbajtur armë”.

Për të ardhur keq, shumica e amerikanëve vazhdojnë ta mbështesin të drejtën për të mbajtur armë apo u kundërvihen ligjeve që e cenojnë atë të drejtë, me gjithë përhapjen e armëve. Shoqata Kombëtare e Armëve është mbrojtësja e vetëshpallur e amendamentit të dytë dhe e industrisë së armëve të vogla. Ka një moto qesharake: Armët nuk vrasin njerëz, njerëzit vrasin njerëz!

Dhe kështu bëjnë makinat, fatkeqësisht! Nga ndotja te aksidentet, dhe nga vjedhja e makinës te parkimi i makinës po ashtu. Eshtë e sigurt se gjithçka do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, duke patur parasysh se amerikanët i mbajnë fort makinat dhe armët.

Racizëm dhe diskriminim

Nëse amendamenti i dytë garanton të drejtën për të mbajtur armë, amendamenti i parë i kushtetutës amerikane garanton të drejtën e lirisë fetare.

Por Obama, i cili më në fund i denoncoi vrasjet e Chapel Hill-it si “brutale dhe mizore”, nuk e përmendi si shkak urrejtjen fetare. Në vend të kësaj, ai nënvizoi rëndësinë e njëjësisë së “familjes amerikane”. Edhe pse e dhunshme!

Obama u mburr vetëm pak javë më parë se muslimanët e Amerikës ndjehen amerikanë, ndryshe sivëllezërve të tyre në ca pjesë të Europës.

Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë, por nuk e hedh poshtë faktin se gjuha e urrejtjes, krimi për shkak të urrejtjes dhe diskriminimi i arabëve dhe muslimanëve vazhdon me të njëjtin intensitet në Amerikë, dhe madje ka qenë në rritje që përpara 11 shtatorit.

E tëra kjo është pjesë e një ksenofobie dhe e një racizmi më të madh që vazhdon të njollosë të shumëdëgjuarën “mënyrë amerikane” të jetës, siç e kemi parë së fundi në Ferguson, në Misuri dhe në Nju Jork; ashtu siç njollos “ëndrrën amerikane” për aq shumë emigrantë dhe pasardhës të tyre.

Kështu, ndërsa ligji e ndalon çdo formë diskriminimi të bazuar në racën, fenë apo kombësinë, diskriminimi është i kudogjendur në Amerikë. E njëjta SHBA e ndërlikuar mrekullisht që zgjedh një president të zi! Dy herë!

E gjitha na kthen te pyetja hapëse: a është vrasja e trefishtë në Chapel Hill e amerikanëve muslimanë një krim për shkak të urrejtjes, apo një krim tjetër i pakuptimtë?

Provokim

Sido që të jetë, dyshoj se konkluzioni përfundimtar i prokurorit ka për t’i ndryshuar mendimet e shumë njerëzve që tashmë e kanë mbledhur mendjen.

Por a do të parapëlqenin ata që tanimë e kanë mbledhur mendjen mbi krimin e Hicks-it të dilte se kishin të drejtë për motivet e tij të urryera, apo se e kishin patur gabim, domethënë, se Hicks-i është person rastësisht dhe idiotësisht kriminel? Që Hicks-i i vrau tre të rinjtë muslimanë ngaqë është një ateist fanatik dhe ata ishin krenarisht muslimanë, apo që ai do të kishte bërë të njëjtën gjë kundër, të themi, hebrenjve fetarë? Që ai i qëlloi viktimat ngase ishin arabë muslimanë, apo ngase ishin jo të bardhë, dhe a do të kishte bërë të njëjtën gjë ndaj, të themi, amerikanëve japonezë ose meksikanë?

A synon pretendimi i paravendosur për krim urrejtjeje, mbase në mënyrë të pavetëdijshme, t’i portretizojë muslimanët si viktima të njëjta të Perëndimit, ta neutralizojë gjuhën e urrejtjes kundër muslimanëve dhe Islamit në Perëndim, dhe t’i barazojë krimet e tmerrshme të kryera nga ca muslimanë?

Shpresoj që jo!

Ai nuk kërkon që vrasja e tmerrshme e tre shpirtrave të pafajshëm të tregojë se muslimanët janë në të vërtetë viktimat e para fare të terrorizmit.

Banalitet i paarsyeshëm

Sepse faktet flasin me zë më të lartë se Fox News-i.

Vendi më i madh musliman në botë, Indonezia, ka një të pestën e përqindjes së vrasjeve të vendit më të madh kristian, SHBA-ve, dhe vende si Brazili, Meksika e Venezuela e kanë shumëfish më të lartë përqindjen e vrasjeve se Turqia, Egjipti dhe Irani.

Kësisoj, nëse është një krim për shkak të urrejtjes, atëherë duhet bërë gjithçka për ta parandaluar të njëjtën gjë. Po qe se nuk është, përsëri duhet bërë gjithçka për t’i parandaluar krimet e urrejtjes dhe vrasjen e muslimanëve në vende të ndryshme.

E gjitha kjo më lë me më shqetësuesen e të gjitha pyetjeve: pse të dashurit e viktimave janë aq të patundur në argumentimin se vrasja e Deah-s, Yusor-it dhe Razan-ës është krim për shkak të urrejtjes dhe duan medoemos që Obama ta trajtojë atë si të tillë?

Ata ose e dinë se është ashtu, ose është e padurueshme që tre studentë të rinj, mirëbërës dhe punëtorë vdiqën për një grindje të pakuptimtë për parkimin. Eshtë e paarsyeshme në banalitetin e saj!

Në çdo rast, ndërsa familja e ngushtë dhe më e madhe e Deah-s, Yusor-it dhe Razan-ës lufton me vdekjen e tyre, duhet të jetë e qartë se nuk ka arsye të mira dhe të këqija për vrasje. Ajo është thjesht e dënueshme!

Autori është analist politik i Al Jazeera-s.                                     Përktheu: Bujar M. Hoxha

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Sërish çaktivizim tritoli, në vend të shpërthimeve – rasti më i fundit sot në Fushë-Krujë

Sërish çaktivizim tritoli, në vend të shpërthimeve – rasti më i fundit sot në Fushë-Krujë

Rikandidimi për Tiranën, Basha refuzon t`i përgjigjet interesimit gazetaresk

Rikandidimi për Tiranën, Basha refuzon t`i përgjigjet interesimit gazetaresk

Isa Mustafa gjuan me “pambuk” ndërkombëtarët: Nuk duam të eksperimentohet me fatin tonë! – dhe kërkon liberalizimin e vizave

Isa Mustafa gjuan me “pambuk” ndërkombëtarët: Nuk duam të eksperimentohet me fatin tonë! – dhe kërkon liberalizimin e vizave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni