Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Lulzim RESULI*: 20 maji, dita e reflektimit ndaj jetimëve

by Te Sheshi
20/05/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Lulzim RESULI*: 20 maji, dita e reflektimit ndaj jetimëve

Jetim nuk është thjesht një fjalë apo emërtesë, por një komunitet që çdo ditë e më shumë përballet me një jetë të vështirë. Askush nga ne nuk do të dëshironte të kishte të afërm një jetim, pikërisht sepse përkujdesja për ta është një barrë e rëndë dhe amanet i madh. Kjo javë përbën ditët e sensibilizimit të shoqërisë për këtë kategori të pambrojtur, që shpreson dhe kërkon me të drejtë më shumë vëmendje e përkushtim. Vëmendje nga shteti, vëmendje nga organizatat jofitimprurëse, vëmendje nga shoqëria në tërësi. Nëse do ta preknim çdo ditë realitetin e hidhur në të cilin ata jetojnë, do ta ngrinim më shumë zërin për diskriminimin dhe harresën e kësaj kategorie, për mosrespektimin e të drejtave të këtyre fëmijëve, e për pamundësinë për t’u rritur sikurse moshatarët e tyre.

Por ç’duhet bërë më shumë, mund të pyesë ndokush, ndonëse për jetimët pakkush ka bërë diçka. Nëse shteti njeh si jetimë vetëm banuesit në shtëpitë e fëmijës, vallë si duhen emërtuar ata që pa të dy prindërit, apo edhe në mungesë të njërit prej tyre, jetojnë në gjirin e një familjeje shpesh të të afërmve të tyre, e cila nuk mundet t’u plotësojë as minimumin e kushteve për një fëmijëri normale. Vallë, a duhet të mjaftohemi duke i quajtur fëmijë socialë, me të drejta plotësisht të kufizuara në raport me instancat e përkujdesjes sociale? Hapi i parë që duhet të hedhim është garantimi pa asnjë mëdyshje apo ekuivok i statusit të jetimit për të gjithë fëmijët që rriten pa prindër. Nëse fëmijët e komuniteteve të tjera në nevojë gëzojnë mbështetje për sa i përket arsimimit, ka ardhur koha që edhe jetimët të trajtohen me përparësi në subvencionimin e teksteve shkollore. Vetëm kështu mund t’i presim rrugën braktisjes së fshehtë të shkollës dhe të luftojmë shkaqet që realisht i privojnë jetimët nga një e drejtë themelore, si ajo e arsimimit. Më shumë bursa dhe mbështetje duhet t’u jepen fëmijëve të kësaj kategorie, veçanërisht kur arritjet dhe rezultatet e tyre janë shpesh mbresëlënëse, si në arsimin e përgjithshëm edhe në atë profesional.

Ende ka një numër të madh jetimësh të dalë nga qendrat shtetërore të cilët presin dorën e shtrirë të shtetit për t’u garantuar strehën, që do t’u mundësonte krijimin e familjes dhe një jetë në kufijtë e normales. Por, deri më tani, vetëm një përqindje shumë e vogël ka mundur të përfitojë,  dhe kjo shifër është e papërfillshme nëse mbajmë parasysh kërkesat reale të këtij komuniteti. Nëse bashkia e kryeqytetit e ka të mundur të përfshijë në listat e strehimit në banesat sociale apo të subvencionojë qiratë për disa kandidatë që gëzojnë statusin e jetimit, në bashkitë e tjera kjo shifër është thuajse zero.

Kontributi i shtetit në punësimin e të vejave, të detyruara të luajnë rolin e kryefamiljareve, ka qenë kryekëput në shifra të papërfillshme gjatë 26 viteve të pluralizmit politik shqiptar. Kjo i ka detyruar këto kryefamiljare t’i sigurojnë të ardhurat në mënyra të palakmueshme, shpesh nëpërmjet punëve të rëndomta dhe të keqpaguara. Në jo pak raste fëmijët janë detyruar të braktisin shkollën për t’i ardhur familjes në ndihmë. Sot mbi 3.200 fëmijë jetimë nuk e kanë përmbushur arsimin e detyruar nëntëvjeçar, dhe kjo pa dyshim duhet të përbëjë një kambanë alarmi.

Përveç disa organizatave të cilat bashkëpunojnë duke ofruar ndihma ushqimore apo pagesa financiare të përmuajshme, për çka meritojnë mirënjohje dhe respekt, shumë pak është punuar në projekte madhore dhe serioze për integrimin e jetimëve në shoqëri. Komuniteti i jetimëve, në të gjitha rrethet e vendit, vuan mungesën e kushteve të barabarta për zhvillim, si dhe nivelin e lartë të papunësisë në raport me kategoritë e tjera sociale. Ndaj, bazuar në nevojat e kësaj kategorie sociale, për të gjithë ata që kanë përgjegjësinë, por edhe dëshirën, për të ndihmuar, detyrë parësore mbetet lobimi dhe hartimi i projekteve për ofrimin e zgjidhjeve afatgjata për problemet e këtij komuniteti.

Pa dyshim, asgjë nuk mund të ndryshojë me një të rënë të lapsit, por sot më shumë se kurrë ka ardhur dita që kur përmenden jetimët të mos flitet ende mbi të njëjtat problematika bazë, sikurse vite më parë. Ka ardhur koha që institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe shqiptarët, të bashkuar, të koordinojnë përpjekjet dhe t’i përqendrojnë energjitë për të mos e toleruar më tej ekzistencën e familjeve me fëmijë jetimë që jetojnë në varfëri ekstreme, me fëmijë që detyrohen të braktisin shkollën për të punuar, apo, më dhimbshëm akoma, për të lypur. Shërbimet sociale dhe shëndetësore duhet të konsiderohen një e drejtë e panegociueshme, e ofruar kundrejt çdo anëtari të këtij komuniteti.

Me rastin e 20 majit, Ditës Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve, le të ndërgjegjësohemi së bashku mbi nevojën për të shprehur më shumë dashuri, respekt, dhembshuri, dhe për përpjekje të sinqerta për integrimin e këtij komuniteti, ndër më të vuajturit e shoqërisë tonë. /tesheshi.com/

* President i SHJKSH-së

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Juan Mata: Mançester Junajtedi shpejt do të luftojë për tituj

Juan Mata: Mançester Junajtedi shpejt do të luftojë për tituj

Nga një personazh i animuar, Kung Fu Panda në jetën reale (foto)

Nga një personazh i animuar, Kung Fu Panda në jetën reale (foto)

Deputetët Kosovës: ja marifetet që i shfaqin të përkushtuar vetëm për…pagën!

Deputetët Kosovës: ja marifetet që i shfaqin të përkushtuar vetëm për…pagën!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni