Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Lulzim A. BEQIRI: Sektori privat, ky shkelës i të drejtave të punëtorëve në Kosovë

by Te Sheshi
29/08/2019
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Lulzim A. BEQIRI: Sektori privat, ky shkelës i të drejtave të punëtorëve në Kosovë

Në vitin 2016, çmimin Nobel për ekonomi e fituan ekonomistët Oliver Hart dhe Bengt Holmström. Ata u vlerësuan për “teorinë e kontratës”. Teoria e tyre trajton kërkesat dhe nevojat e palëve, individëve ose organizatave që nënshkruajnë një kontratë. Ajo është një kornizë gjithëpërfshirëse për analizimin e aspekteve të ndryshme të kontratës si pagesat e drejtuesve të kompanive në bazë të performancës së tyre, përcaktimi i ekskluzivitetit apo bashkëpaguesit në sigurime shoqërore, por gjithashtu edhe në privatizimin e sektorit publik. Teoria e Kontratave merr në shqyrtim, për shembull, nëse menaxherët duhet të marrin bonuse apo aksione, apo nëse mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë duhet të marrin pagë fikse apo bazuar mbi kriterin e performancës.

Pra, fituesit e Çmimit Nobel i kanë kushtuar rëndësi të madhe motivimit të punëtorëve. Shumë shtete demokratike kanë filluar të implementojnë rekomandimet e këtyre fituesve të çmimit më prestigjiozë në botë. Pra, kompanitë perëndimore si orar punë e llogarisin edhe kohën e udhëtimit të punëtorit nga shtëpia për në punë, thjesht një motiv i madh për punëtorin. Mirëpo Republika e Kosovës është shumë larg të qenurit implementuese e rekomandimeve nga dyshja Hart dhe Holmström.

Sektori privat në Kosovë është lënë në mëshirë të fatit. Asnjë qeveri nuk i ka kushtuar rendësi këtij sektori i cili sipas statistikave punëson rreth 300 mijë qytetarë..Gjithashtu edhe sindikatat e punëtorëve janë tejet të politizuara, dhe paramendoni as edhe një protestë nuk është mbajtur deri më tani për të kërkuar drejtësi për punëtorët.

Sektori privat, shkelës i të drejtave të punëtorëve në Kosovë

Të punësuarit në sektorin privat në Kosovë flasin për shkelje të mëdha të të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Orari i stërzgjatur i punës, punësimi pa kontratë pune, pagesa jo e rregullt, janë disa nga shkeljet me të cilat përballen këta punëtorë. Edhe nga hulumtimet e bëra nga disa organizata joqeveritare në Kosovë, janë evidentuar shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat. Nga Qendra për Politika dhe Avokim në Kosovë, e cila ka bërë një hulumtim të zbatimit të Ligjit të punës dhe Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, thonë se nga hulumtimi del se ky ligj respektohet fare pak nga punëdhënësit në sektorin privat.

Të dhënat nga terreni tregojnë se 38.46% e të intervistuarve nga sektori i shërbimeve, tregtisë dhe hotelerisë, punojnë pa kontratë pune, ndërsa në sektorin e ndërtimit 59.76% janë deklaruar të mos kenë kontratë pune. 81 për qind e të punësuarve në sektorin e ndërtimit janë deklaruar se brenda një jave punojnë nga 50-60 orë pune, ndërsa vetëm 9.82 për qind janë kompensuar me para për orët shtesë të punës, thuhet në hulumtim. Sa i përket pushimit vjetor, 73.17 për qind e punëtorëve të ndërtimtarisë janë deklaruar së nuk u paguhet pushimi vjetor. Të drejtat e punëtorëve në Kosovë nuk po respektohen aspak. Madje shkelësi më i madh i këtyre të drejtave  mbetet sektori privat.

Të drejtat e punëtorëve dhe papunësia kanë përcjellë në vazhdimësi historinë ekonomike dhe nuk ka shtet që nuk është përballur me këto sfida shumë herë të patejkalueshme. Edhe Kosova është përballur dhe vazhdon të përballet me problemin e të drejtave të punëtorëve dhe papunësinë e lartë si në nivel rajonal dhe më gjerë. Përmes këtij hulumtimi jemi munduar të cekim problemet që  i përcjellin të punësuarit në Kosovë, ku përmes metodës se anketimit kemi arritur të pyesim  310 punëtorë që punojnë në sektor të ndryshëm të punës dhe rajone të ndryshme.

Nga përgjigjet që kemi marrë në pyetjen se “sa ju detyrojnë eprorët tuaj të punoni jashtë orarit?”, nga 310 të anketuarit, 180 janë përgjigjur me “Po” ose 58.06%, ndërsa me “Jo” janë përgjigjur 130 ose 41.94%.

Poashtu sipas këtij hulumtimi pronarët abuzojnë edhe me ditët e punës gjatë javës. Nga 310 të anketuarit vetëm 75 prej tyre ose 24.19% kanë deklaruar që punojnë 5 ditë në javë, ndërsa 6 ditë në javë 110 nga 310 të anketuarit, si dhe 7 ditë në javë 125 ose 40.32%. Respektimi i pushimit brenda orarit që është obligim ligjor, 30 minuta pushim  201 ose 64.84%,  për 1 orë janë deklaruar 90 ose 29.03% sidhe nuk kemi fare pushim 19 ose 6.23%.

Puna jashtë përgjegjësive dhe detyrimeve ende nuk ka të ndalur, 225 prej të anketuarve janë përgjigjur me “Po”, ndërsa 85 veta ose 27.42% janë paraqitur me “Jo”. Ende i punësuari në Kosovë merr pagë që nuk i plotëson kërkesat elementare që janë të garantuara edhe me pakte ndërkombëtare, nga 310 të anketuarit 200 janë deklaruar që nuk i plotëson paga e tyre kërkesat familjare.

Sipas raporteve relevante ndërkombëtare dhe vendore, poashtu raportimet e mediave elektronike dhe të shkruara si dhe ankesave të punëtorëve, tregojnë që të drejtat e punëtorëve në Kosovë janë larg standardeve të kërkuara nga Organizata Botërore e të Drejtave të Punëtorëve.

Gjatë hulumtimit në terren kemi hasur se mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve sidomos në sektorin privat është shumë i theksuar, duke filluar nga mosrespektimi i kontratës së punës, puna jashtë orarit pa kompensim, mosrespektimi i pauzës brenda orarit të punës, mosrespektimi i pushimit vjetor, paga jo të mira edhe përkundër punës së kërkuar nga punëdhënësi.

Duke u bazuar që për këto 18 vite nuk ka të ndalur ky trend i abuzimit me fuqinë punëtore në Republikën e Kosovës,  mendoj se është koha e fundit kur shteti duhet urgjentisht të veprojë duke krijuar e një mekanizëm të inteligjencës për çështje ekonomike me theks të veçantë të drejtat e punëtorëve në vend të punës, me fuqi vepruese dhe ekzekutuese të plotë përmes ligjit që do t’i raportojë Kuvendit, rritja e kapaciteteve të inspektoratit të punës si në numër të inspektorëve dhe kapacitete teknike dhe rritja e bashkëpunimit Gjykatë Ekonomike, Inspektorati i Punës dhe Policia e Kosovës.

Për çdo vit ka vdekje në vendin e punës, ku mesatarisht çdo vit vdesin rreth 10 punëtorë në vendin e punës. Gjithashtu ka edhe lëndime serioze që sipas mediave janë rreth 500 qytetarë që lëndohen brenda një viti kalendarik. Pra sektori privat duhet të jetë top prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Janë qindra qytetarë që janë drejtuar drejt ambasadave perëndimore për një jetë më të mirë dhe kushte më të mira pune, e sipas trendit aktual Kosova pritet që brenda një periudhe 5-vjeçare të jetë pa punëtorë, sidomos sektori i ndërtimit. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Nju Jorku kthen policët muslimanë të përjashtuar për mjekër

Nju Jorku kthen policët muslimanë të përjashtuar për mjekër

1 Tetori komunist kinez, çfarë pritet të ndodhë në Pekin?

1 Tetori komunist kinez, çfarë pritet të ndodhë në Pekin?

MARRËVESHJA/ Shuhet ëndrra e Salvinit për kryeministër, Conte sërish në krye të qeverisë

MARRËVESHJA/ Shuhet ëndrra e Salvinit për kryeministër, Conte sërish në krye të qeverisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni