Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Leutrim SAHITI*: Ja pse nuk ka komb kosovar

by Te Sheshi
03/11/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Leutrim SAHITI*: Ja pse nuk ka komb kosovar

Në literaturën shkencore dhe në praktikën shtetërore njihen dy forma të krijimit të kombit: kombi etnik dhe kombi qytetar.

Kombi etnik është kur pjesëtarët e atij kombi kanë një ndjenjë të përkatësisë së përbashkët dhe identifikohen me karakteristika të përbashkëta, si prejardhja e përbashkët, raca, kultura, gjuha ose feja, siç është kombi shqiptar. Kombi etnik është ai komb ku përkatësia e tij nuk definohet me anë të shtetit, dhe është plotësisht e natyrshme që pjesëtarët e të njëjtit komb të gjenden në shtete të ndryshme.

Kombi qytetar është një grup njerëzish që lidhen kryesisht nga nënshtetësia e përbashkët, vullneti për të jetuar bashkë, pavarësisht nga besnikëritë e tyre kulturore, etnike, etj. Kombet qytetare pranojnë më lehtë popullata të ndryshme në gjirin e kombit në saje të identitetit politik. Sidoqoftë, këto vende gjithashtu kanë një ndjenjë të zhvilluar të identitetit etnik dhe kulturor. Për më tepër, qëndrimi karshi imigrantëve dhe qytetarëve të natyralizuar tregon se ata nuk janë aq të barabartë me të zotët e shtëpisë. Këtë e ilustron natyralizimi i kushtëzuar me provimet e shtetësisë (që provojnë njohjen e kulturës dhe gjuhës së shtetit përkatës), me betimin dhe parakushte të tjera (qëndrimi i pandërprerë për një periudhë të caktuar në shtet, puna vullnetare, etj.), si dhe me ndalimin e disa zakoneve të pakicave.

Sipas Dominique Schnapper-it, kombi përcaktohet nga dëshira që nëpërmjet qytetarisë të dalë përmbi përkatësitë e veçanta, biologjike, historike, ekonomike, fetare ose kulturore, si dhe ta përkufizojë qytetarin si një individ abstrakt, pa i bërë ndonjë shquarje ose cilësime të veçanta; një nga vetitë thelbësore të shtetit modern është laiciteti, që simbolizon faktin themelor se lidhja shoqërore tani më nuk është fetare, por kombëtare, pra, politike.

Tani, meqë e kemi të qartë ekzistencën e dy llojeve të kombeve, mund të analizojmë nëse ekziston kombi kosovar apo jo. Është fakt që ka tendenca për krijimin  e kombit kosovar; është tendencë e bashkësisë ndërkombëtare, që përmes trajtimit të barabartë dhe të diskriminimit pozitiv që u bëhet komuniteteve pakicë në Kosovë, tentohet që qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnive të tyre, ta pranojnë shtetin e Kosovës si krijesë të tyre dhe të mos kërkojnë ndarjen apo bashkimin me ndonjë shtet tjetër. Krijimi i identitetit të ri kosovar do të thotë  pamundësim i shqiptarëve të Kosovës për bashkim  me pjesën tjetër të shtetit shqiptar dhe i komunitetit serb për bashkim të komunave serbe në veri me Serbinë, pra, është masë preventive për ruajtjen e stabilitetit  në rajon.

Domethënë, politika e bashkësisë ndërkombëtare është që tani kombi të identifikohet me shtetin, dhe secili qytetar, pa marrë parasysh etninë e tij, do të jetë pjesë e kombit të atij shteti, në mënyrë që t’i ndalojë pretendimet e popujve të ndryshëm etnikisht që jetojnë brenda një shteti të mendojnë për pavarësim nga shteti ku ata jetojnë apo për bashkim me pjesën tjetër të kombit.

Së pari, ekzistenca e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, nuk pengon që qytetarët e këtyre dy shteteve të jenë pjesë e një kombi, atij shqiptar. Së dyti, për t’u krijuar një komb qytetar kosovar nevojitet që të gjitha komunitetet në Kosovë ta ndiejnë veten si kosovarë dhe ta pranojnë njeri-tjetrin si pjesë të atij kombi, t’i tejkalojnë veçantitë e tyre dhe të krijojnë vlera të përbashkëta kulturore e politike, pastaj kjo ide duhet të burojë nga brenda, pra, të jetë vullnet i popullsisë që jeton në Kosovë.

Dhe nga  analizimi i kushteve që nevojiten për krijimin e kombit kosovar vijmë në përfundimin që kombi kosovar nuk ekziston dhe është vështirë i realizueshëm, i panevojshëm, por jo edhe i pamundur në të ardhmen relativisht të largët. /tesheshi.com/

*Leutrim Sahiti, sociolog dhe politolog, drejtor i Institutit për Hulumtime dhe  Studime Sociologjike- Sociometri

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Kanabisi: Nishani përcakton 11 nëntorin për mbedhjen e K.S. Kombëtare; por si do sillen Rama e Tahiri?

Kanabisi: Nishani përcakton 11 nëntorin për mbedhjen e K.S. Kombëtare; por si do sillen Rama e Tahiri?

Pyetja “magjike” që mund të bëni në fund të një interviste pune

Pyetja “magjike” që mund të bëni në fund të një interviste pune

Shpikjet e El Xhezariut: me të lënë pa mend! Ja çfarë i la botës…

Shpikjet e El Xhezariut: me të lënë pa mend! Ja çfarë i la botës...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni