Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Klodiana SMAJLAJ: Ne, nënat e sotme, pse jemi po aq heroina sa të djeshmet

by te Sheshi
23/10/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Klodiana SMAJLAJ: Ne, nënat e sotme, pse jemi po aq heroina sa të djeshmet
20
SHARES

Sa herë që flitet për rritje të fëmijëve, në vesh më kumbojnë fjalët që ngrejnë lart heroizmin e nënave e të gjysheve tona. Një heroizëm aq i ekzagjeruar ndonjëherë, saqë kur i krahason bëmat e tua me të tyret, të duket vetja një nënë koti. Në këtë post nuk kam ndërmend ta hedh poshtë heroizmin e tyre, veçse dua ta them me të madhe se ne, nënat e sotme, jemi edhe më heroina se nënat e gjyshet tona.

Është e vërtetë se nënat tona kanë pasur shqetësim të vetëm të na mbushnin barkun, në një kohë kur bukë kishte pak e fëmijë shumë, por të shkretat nëna të sotme janë në strapacim të përditshëm për t’u servirur fëmijëve të tyre ushqime me sa më pak toksina e sa më shumë bio. Janë në strapacim të përditshëm për t’u krijuar atyre sa më shumë variacion gatimesh në shtëpi, në mënyrë që ata të mos tundohen nga helmet e mbështjella si ushqime që shiten nëpër dyqane.

Është e vërtetë se nënat e gjyshet tona mundoheshin shumë duke i larë me dorë rrobat, por fati i tyre i madh qe se të gjithë fëmijët visheshin njëlloj. Atë që kishte njëri, e kishin të gjithë. Nënat e sotme vuajnë një presion të vazhdueshëm, që fëmijët u bëjnë në trajtë kërkesash. “O ma, shokët e mi kanë atlete firmato, unë vesh atlete 20 mijë lekshe!”, “O ma, shoqet e mia blejnë fustane ke Myslym Shyri, e unë vesh këto t’falmet”. Një presion pa fund që të artikulohet në forma të ndryshme çdo ditë. E në fund të ditës, aq shumë t’i kanë përsëritur të njëjtat gjëra, saqë ti përfundon duke ndjerë keqardhje se nuk po ua plotëson dot të gjitha ashtu siç duan, ndonëse brenda vetes tënde e di se po bën maksimumin.

Është e vërtetë se nënat tona patën shumë fëmijë dhe kishin lodhje të madhe fizike duke u shërbyer, por ato nuk e njihnin lodhjen mendore. Ose e njihnin krejt pak. Nuk e dinin se çfarë ishte stresi, depresioni, bulizmi, bipolariteti. Nuk e kishin frikën e fundmuajit, të faturave, të qerasë, të kredisë, të heqjes nga puna. Asnjërën nga këto. Nënat e sotme, përveç lodhjes fizike me turne, vuajnë mbi kurriz një lodhje tejet të madhe mendore. I lodh edhe lodhja mendore e fëmijëve. Duke qenë se i ka zënë mamllëku në epokën e internetit, ato janë të detyruara ndonjëherë, që të lexojnë me qindra faqe tekstesh psikologjike për t’u ardhur në ndihmë atyre. Ja p.sh se ç’mund të heqë një nënë e adoleshentit të sotëm: adoleshenti i ngjan një mine me sahat, që ti ke frikë se do të shpërthejë nga çasti në çast. Ata që kanë vetë adoleshentë në shtëpi, e dinë se për çfarë po flas. Me fëmijën tënd adoleshent zihesh duke ngrënë bakllava. Le që ai zihet edhe me mizat që i fluturojnë vërdallë, se me krijesat me dy këmbë po e po. Kur e ke ndërmend t’i qasesh për t’i folur për diçka, e studion një herë me kujdes nga larg, sheh se si e ka hënën, pastaj avash avaaash, i afrohesh me terezi. Me terezi ëëë, dhe gjithmonë duke mos e hequr nga skenari mundësinë e shpërthimit. Adoleshenti i sotëm, duke qenë se është i bombarduar nga informacioni, e ka hobi’ që të vetëdiagnostikohet çdo ditë me nga një gjë të re. Një ditë të thotë se është i stresuar, një ditë tjetër se ka rënë në depresion e pas dy ditësh se ka bipolaritet. Pasi ia ke shpjeguar me qetësi se kjo është thjesht një fazë delikate që shoqërohet me luhatje emocionale e psikologjike, e që do të kalojë, të dy bini rehat për ca orë. Të nesërmen, kur kujton se ai e ka harruar tashmë e se ujërat janë qetësuar, ai të vjen e të konfirmon me siguri të plotë, se jo vetëm që ka bipolaritet, por që na e paska edhe të tipit B. E ti sërish, si nënë, si një qenie me një dashuri e durim të pamatë, ia nis argumentimit nga e para. Ti e rinis sërish luftën nga e para me mijëra djajtë që i vërtiten fëmijës tënd nga brenda e nga jashtë. Është një luftë që ngjan e pambarimtë e ku ty të duket se je e vetme. Por jo! Sa herë që e gjen veten në situata të tilla, dije se me dhjetëra nëna rreth teje e me miliona të tjera në botë, po jetojnë të njëjtën gjë. Po vuajnë të njëjtën gjë. Po përpiqen për të njëjtën gjë.

Nënat tona ishin vërtet heroina se na rritën në fukarallëk. Por përtej kësaj, ato e patën shoqërinë në krah për edukimin e brumosjen tonë me vlera. Ndërsa nënat e sotme, vërtet mund t’i rrisin fëmijët në bollëk, por e kanë krejt botën kundër kur bëhet fjalë për rrënjosje vlerash te ta. E megjithatë, ato nuk dorëzohen, por përpiqen që t’i udhëzojnë të shtrenjtët e tyre në atë rrugë që është më e mira për ta. Dhe për mua, ky, pikërisht ky, është heroizmi i vërtetë! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Mourinho: jo largim nga Manchester United, mendoj vetëm për të

Mourinho: jo largim nga Manchester United, mendoj vetëm për të

Megaprojekti: kinezët hapin urën më të madhe në botë (video)

Megaprojekti: kinezët hapin urën më të madhe në botë (video)

“Toyota”: Basha akuzon dhe dy emra të tjerë nga mazhoranca, shpallet qafir

“Toyota”: Basha akuzon dhe dy emra të tjerë nga mazhoranca, shpallet qafir

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni