Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Kiplingu tek Xhejms Bond: për të kuptuar Britaninë, lexoni romanet e saj të spiunazhit

by te Sheshi
12/09/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Kiplingu tek Xhejms Bond: për të kuptuar Britaninë, lexoni romanet e saj të spiunazhit

Natyra e mjedisit, agonitë e bjerrjes perandorake, rrjeta e ndërlikuar e patriotizmit: romanet e spiunazhit eksplorojnë atë që e bën Britaninë britanike…

Pak vende e kanë dominuar më shumë ndonjë industri sesa Britania ka dominuar industrinë e sajimit të spiunëve. Britania shpiku romanet me spiunazh, me Rudyard Kipling kur ai krijoi Lojën e Madhe në librin “Kim” dhe me historitë aventureske të John Buchan. Vendi e konsolidoi kryesimin me historitë Ashenden të Somerset Maugham dhe shpikjen nga Graham Green të “Greenland”. Më pas, vendi prodhoi dy spiunët më të famshëm të botës: Xhejms Bond, të adhuruarin e grave dhe George Smiley, një brinar cerebral për të cilin së fundmi ka dalë edhe një libër i ri.

Çfarë e ka garantuar këtë sukses? Një arsye është dera rrotulluese që funksionon midis rretheve sekrete dhe mjedisit letrar. Disa nga luanët e letërsisë britanike kanë punuar si spiunë. Maugham u dërgua në Zvicër për të spiunuar për llogari të Britanisë me mbulimin sikur po ushtronte karrierën e tij si shkrimtar. Greene punoi për shërbimet sekrete. Të dy si Ian Fleming, krijuesi i Xhejms Bond dhe John le Carré, krijuesi i Smiley e nxirrnin jetesën si spiunë. Dama Stella Rimington, shefja e MI15 në vitet 1992-96, nisi të shkruante romane me spiunë kur doli në pension. Duket sikur shërbimet sekrete janë më shumë shkolla kreative për të shkruarit sesa degë të sigurisë shtetërore.

Një tjetër arsye është se realiteti britanik ka qenë shumë shpesh më i çuditshëm sesa trillimi. Historia e “Spiunët e Kembrixhit” për Kim Philby, Anthony Blunt, Guy Burgess dhe të tjerë, duket aq imagjinare por nuk është. Njëri ishte urith sovjetik në krye të MI16 (madje ka punuar edhe për revistën “The Economist” në Bejrut), tjetri madje kujdesej për pikturat e mbretëreshës, si mbulim, ndërsa u largua me nxitim kur u zbulua drejt Bashkimit Sovjetik, karaktere më të mëdha këta sesa realiteti.

Ka po ashtu një arsye më të thellë për suksesin e Britanisë. Romanet me spiunë janë forma klasike e trillimit për britanikët ashtu sikundër janë historitë Western për amerikanët. Romancierët më të mirë të librave me spiunë janë kaq të mirë pikërisht për shkak se ata përdorin zhanrin për të eksploruar atë që e bën Britaninë, Britani: fiksimi me sekretet, natyra e mjedisit, agonitë e rënies perandorake dhe thurrja e komplikuar e patriotizmit.

Britania është një rrjetëzim me institucione të fshehta, sidomos në shkollat publike dhe kolegjet e Oksfordit të cilat kanë madje edhe gjuhën e tyre private. Në Eton, për shembull, ku u arsimua Fleming dhe ku dha mësim disa kohë le Carré, djemtë vishen me xhaketa me bisht dhe i quajnë mësuesit e tyre “sqepa” dhe semestrat “gjysma”.

Walter Bagehot argumentonte se Britania e thurr dykuptueshmërinë apo dyanësinë në një mjeshtri shtetërore. Kushtetuta mbështetet mbi një dallim midis degës “efikase” që qeveris pas kuintave dhe një dege “dinjitare” që jep shfaqjen për popullin.

Britanikët e kanë të zakonshme të mbajnë maska për të fshehur veten e tyre të vërtetë. Ata veshin kostume të ndryshme për rolet e ndryshme të teatrit të shtetit në Bagehot, dhe mbajnë hundën përpjetë për të fshehur emocionet.

Le Carré (emri i vërtetë i të cilit ishte David Cornwell) mësoi sesi të veshë maskën e një njeriu të patrembur në shkollë për shkak se ai ishte kaq në siklet nga babai i tij, që ishte një mashtrues profesionist. Greene mësoi artin e spiunazhit mjeshtëror kur, si nxënës në shkollën Berkhamsted, ai ishte informues i të atit, drejtorit të shkollës.

Mjedisi britanik nuk është vetëm një makineri perfekte për prodhimin e sekreteve dhe gënjeshtrave. Në të prodhohen gjithashtu edhe rebelë dhe njerëz të papërputhshëm, të cilët lulëzojnë në botën e sekreteve. Llojet e mjedisit duket se vijnë në dy variacione: konformistët e butë të cilët bëjnë gjithçka sipas rregullave dhe rebelët të cilët thyejnë çdo rregull, që por gjithsesi tolerohen për shkak se janë anëtarë të klubit. Lloji i parë dërgohet në zyrën e Jashtme dhe i dyti në M16.

Romanet më të mira me spiunë janë si pasqyra që shtrembërojnë realitetet në mjedise të vërteta: duke ekzagjeruar këtë apo atë tipar të njeriut të brendshëm të mjedisit, ato u mundësojnë lexuesve të kuptojnë formën ideale.

Tema tjetër e madhe në romanet spiuneske britanike, është rënia gjeopolitike. Si mundet që njerëz që “u trajnuan për perandorinë, u trajnuan për të sunduar mbi dallgët”, siç e përshkruan një nga personazhet e le Carré, të jetojnë në një botë në të cilën dallgët sundohen nga fuqi të tjera dhe  burrat e shtetit reduktohen në furnizimin me energji të sistemit të mirëqënies sociale.

“Ju nuk keni humbur vetëm një perandori të madhe”, i thotë Xhejms Bondit, Tiger Tanaka, një spiun japonez, “ju u dukët gati plot ankth derisa ta hidhnit atë me të dyja duart”.

Le Carré njëherë e përshkroi Britaninë si një vend ku “socializmi i dështuar po zëvendësohet me kapitalizëm të dështuar”. Cirku, si i quante ai selinë e shërbimeve sekrete, është një manifestim fizik i bjerrjes: në ngërç, me frikën e ujit që ngrihet, vetëm pak hapa të nxituar larg kolapsit”.

Askush nuk e bën më mirë

Përse duhet të mbetesh besnik ndaj një vendi që ka krijuar një lëmsh të tillë gjërash dhe një mjedis të mbytur në hipokrizi?

Tradhtarët e le Carré (si spiunët e Kembrixhit që e frymëzuan atë) tradhëtojnë vendin e tyre jo për para, por për shkak se e kanë transferuar patriotizmin e tyre tek Bashkimi Sovjetik. Por, çfarë i bën romanet spiuneske britanike kaq të mira është se ato luajnë me zhgënjimin vetëm që në fund ta refuzojnë atë. Me gjithë të metat, thonë ato, Britania është më e mira e bandës së keqe. Bondi është po ashtu i përfshirë nga vendi i vet saqë ai mburret se “ushqimi britanik është më i miri në botë”. Me gjithë europianizmin e tij në romanin e ri, Smiley është model i xhentëlmenit britanik.

Dhe spiunazhi është një mënyrë që Britania të pretendojë madhështinë e saj, duke shkëlqyer në formën më të sofistikuar të politikës së jashtme. Amerikanët kanë para dhe fuqi, por britanikët kanë tru për ta shpenzuar me mençuri dhe për të ndalur amerikanët nga dalja në krye.

Felix Leiter, homologu amerikan i Xhejm Bondit në CIA, pranon se Bondi po luan në një “ligë më të madhe” sesa luan ai. Smiley është më i butë sesa “kushërinjtë e tij” në Amerikë. Sekreti në zemër të romaneve britanike me spiunazh është se Britania është shumë më mirë sesa duket.

Shkrimtarët duken në agoni sa i takon bjerrjes dhe hipokrizisë , por kjo vetëm për të dalë në përfundimin se britanikët janë më të zgjuar dhe më të civilizuar se gjithë të tjerët. Një iluzion i rehatshëm mbështjellë me përrallën e një zhgënjimi: nuk mund të jetë me britanike se kaq.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
E bija me Mahatma Ghandhi-t, mesazh nobelistes së Myanmari-t: të shkon ta ndalosh dhunën, jo ta nxisësh atë!

E bija me Mahatma Ghandhi-t, mesazh nobelistes së Myanmari-t: të shkon ta ndalosh dhunën, jo ta nxisësh atë!

Amnnesty International: Mbi 20 mijë të mbijetuarve nga dhuna në Bosnje ju mohohet drejtësia

Amnnesty International: Mbi 20 mijë të mbijetuarve nga dhuna në Bosnje ju mohohet drejtësia

ERTV transmeton akuzat e Lulzim Bashës: Rama prioritet pati Serbinë, Ruçi përjetësisht nuk shkon dot në SHBA (video)

ERTV transmeton akuzat e Lulzim Bashës: Rama prioritet pati Serbinë, Ruçi përjetësisht nuk shkon dot në SHBA (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni