Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Kim MEHMETI: Sipërfaqja katrore e primitivizmit politik (viti 2009)

by te Sheshi
22/04/2015
in Retro
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Kim MEHMETI: Sipërfaqja katrore e primitivizmit politik (viti 2009)

Te ne është krijuar një bindje perverze se politika është shtrat i cili u ofron komoditet të gjithëve, edhe të paftyrëve edhe bardëve, edhe të ndershmëve edhe  atyre të cilët duke kërkuar moralin e vet të humbur i shpallin të pamoralshëm të tjerët. Se politika është kamxhik për t’i goditur të gjithë ata që nuk mendojnë si ti dhe se është stoli e cila budallain e bënë të mençur dhe demonin bard.  Pra, harrohet se politika shpeshehrë është pëlhurë e bardhë mbi të cilën, si në asnjë  tjetër, dallohen njollat e vetëdijes dhe pjekurisë individuale dhe grupore dhe se ajo mund të bëhet qefin i paturpësisë dhe vulë ku portretohet primitivizmi politik i të gjithë aktorëve.  Më në fund, aktorët polotik te ne thuajse kanë harruar se politikë është pasqyr ku shihet fytyra e vërtetë e atyre që luajnë rolet kryesore në të dhe e atyre në emër të të cilëve protagonistët zhvillojnë lojën. Dhe ajo pasqyrë, si gjitha të tjerat, gjithmonë qëndron përprara protagonistëve, i sheh fytyrat edhe atëherë kur personazhet nuk e shohin atë.

Bindja e cila ka marrë përmasa të gjëra, se politika është kurvë e cila bie në shtrat me të pasurin për shkak të pasurisë dhe me injorantin për shkak se ai është më i dëgjueshëm se i mençuri, është rezultat i mënyrës së veprimit të partive tona shqiptare të papërgjegjshme. Të  cilat nuk mbajnë llogari si të mbrojnë dinjitetin dhe nderin e antarsisë së vet, simpatizantëve, një grupi njerëzish dhe bile tërë një kolektivitet. Nga partitë e tilla, që në të vërtetë janë “sekta” që manipulojnë me popullin e lodhur në pritje të frymojë lirshëm dhe pa hallet që ia sjellë përditshmëria me skamje dhe paperspektivë, mund të pritet vetëm kjo grindje apsurde mes “shtabeve zgjedhore” të dy kandidatëve për postin e presidentit të Republikës që paraprakisht dihet se asnjëri dhe kurrë nuk do ta fitojë (të atillë siç janë, fat për shqiptarët që nuk kanë gjasa të fitojnë, se do të na çonin të grihemi mes veti).  Dhe partitë e tilla mendojnë se propozimi i kandidatit për kryetar shteti është çështje çajtoresh, punë  e kapriceve  klaneske, veprim  që nuk ka dimenzionin e prezentimit të një grupi dhe një kolektiviteti.  Shkurt dhe shqip, partitë të këtilla siç i kemi ne, meritojnë dhe vlejnë aq sa edhe grindjet mes “shtabeve zgjedhore” të dy kandidatëve shqiptarë për kryetar shteti dhe grindja dypalëshe paraqet tërë “konceptin” dhe “strategjinë” e tyre politike dhe kombëtare. Me çka e keqja më e madhe nuk është porteti i tyre partiak por ajo se me veprimin e vet ata masin me saktësi sipërfaqen e paskajshme të primitivizmit tonë kolektiv politik. Për shkak se vet guximi i kondidatëve presidencila dhe “shtabeve zgjedhore” të komunikojnë kështu siç komuikojnë, shpjegon se PPD-ja dhe PDSH-ja që moti këtë popull e konsiderojnë si një kope të dëgjueshme e cila vetëm pret dikush t’i tregoj se ku e ka grazhdin.

Ofendimet që u thanë gjat ditëve të fundit në formë “letrash nga lexuesit”, reagimesh të “shtabeve zgjedhore” dhe deklaratat publike të kandidatëve për kryetar shteti janë kufiri që ndan politikën nga barbarizmi dhe njeriun me ambicje të shëndosha nga ai me ambicje perverze. Dhe pa fije turpi, publikisht, çka nuk i thanë njëri tjetrit, me çka aq i përbuzën dhe i ofenduan zgjedhësit e rëndomtë sa që ka ardhur puna njeriut t’i vijë turp të përkrah cilindo qoftë prej tyre. Sepse, kur një kryesi politike lejon “shtabi zgjedhorë”, për shkak të mllefeve poltike, të ofendojë kolektivitete të tëra “magjupësh” dhe “nëna boshnjake” ( në rrethana kur Romëve ua vjodhëm edhe muzikën dhe nënat nuk ua zgjedhim ne baballarëve), çdo shpjegim është i tepërt. Në rrethana kur kandidati për kryetar shteti, publikisht, e mat me kut dhe kilometra moralin e një të reje e cila është bija (mburrja) e ndonjë prindi, motra (krenaria) e ndonjë vëllau, dashnorja (ardhmëria) e ndonjë të riu, aty zgjedhësit vetëm mund ta mbulojnë kokën me kutijat për votim nga turpi që i ka mbuluar. Aty ku “përgjegjësi i shtabit zgjedhor”, lehtë dhe pa fije turpi shpallë “alet partiak” një të re duke mos treguar as kujdes elementar si ndaj njeriut i cili përpos partisë është personalitet konkret, me të afërm, miq dhe mikesha, duhet të heshtësh dhe eventyualisht të shtosh pyetjen: vallë ku u gjetën gjithë ata pisa burra në një vend! Apo, vallë  si do ta mbronin nderin e qytetarëve të Maqedonisë këta kandidatët tanë shqiptarë për kryetar shteti kur nuk janë në gjendje të mbrojnë as dinjitetin e vet, të familjeve të veta dhe të bashkëpartiakëve. Dhe si do të silleshin dhe çka do të trillonin për ndonjë të tretë, pa mbështetjen e “shtabeve zgjedhore” i cili eventualisht do të dilte në rrugën e tyre karieriste!

Mund të mos na pëlqej, mund fytyra jonë të na duket më e bukura, por ai që ka sy të shoh anësh, nuk do ta ketë vështirë të vërejë se një primitivizëm i këtillë politik nuk është parë askund në këto hapsira. Dhe se ai primitivizëm pik së pari zbulon fytyrën e vërtetë të qarqeve që vendosin në PDSH dhe PDP si dhe injorancën e atyre që mendojnë se ky popull as kupton dhe as merr vesht çka është duke ndodhur rreth tij. Ambijenti parazgjedhor në kampin politik shqiptarë shpjegon diçka edhe më shumë se kaq: në rrethana kur kandidatët nuk kanë si dikur Kosovën që të manipulojnë me ndjenjat kombëtare, kanë mbetur në çeltirë dhe nuk u ka mbet asgjë tjetër përpos  të vërsulen edhe mbi  atë që është më intimen njerëzore e cila në asnjë mjedis me kultur elementare nuk ka qenë dhe nuk mund të jet komponent e betejës politike. Kjo edhe duhet pritur nga kandidat dhe “shtabe zgjedhore” të cilëve nëse ua nxjerrë kravatën dhe amblemin partiak nuk u mbetet as shkronja “V” e asaj që quhet vlerë personale e cila të garnaton të qëndrosh në këmbë dhe të ecësh drejt nëpë rrugët jetës.

Related Posts

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab
Retro

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab

19/10/2021
Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin
Retro

Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin

09/11/2021
Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek
Retro

Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek

09/10/2021
Next Post
Kosova, sa e vështirë të bësh biznes!  – vetëm më 2014 u mbyllën  1 mijë e 663 të tilla

Kosova, sa e vështirë të bësh biznes! - vetëm më 2014 u mbyllën 1 mijë e 663 të tilla

Japoni, një mini-dron radioaktiv mbërrin mbi çatinë e zyrës së Kryeministrit

Japoni, një mini-dron radioaktiv mbërrin mbi çatinë e zyrës së Kryeministrit

Kushtoi mbi 22 milion dollarë dhe u shit për 3 minuta

Kushtoi mbi 22 milion dollarë dhe u shit për 3 minuta

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni