Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Justinian Topulli: Korrupsioni si armik kombëtar

Nuk ka zhvillim të një shoqërie pa moral, qoftë dhe material!

by te Sheshi
16/07/2024
in Opinione
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga Justinian Topulli: Korrupsioni si armik kombëtar
11
SHARES

Një shoqëri, e për rrjedhojë një shtet apo komb e bazon sigurinë, mbarëvajtjen dhe zhvillimin e tij tek lidhjet e besnikërisë që anëtarët e tij kanë me njëri-tjetrin. Kjo besnikëri ngrihet tek besimi që njerëzit kanë tek disa vlera morale, të cilat ata i besojnë dhe i zbatojnë njëlloj. Këto vlera, edhe pse janë shpirtërore dhe jo materiale, respektimi i tyre sjell të mira materiale më pas për të gjithë, madje garanton vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Besimi tek këto vlera shkatërrohet përmes korrupsionit moral. Ndërkohë, korrupsioni ekonomik është pasojë e korruptimit moral. Morali i korruptuar i njerëzve ia sjell gjithë të zezat një shoqërie dhe një kombi. Vjedhja, mashtrimi, hiletë, abuzimet dhe ryshfeti janë pjesë e pandarë e këtij morali të ulët.

Në një shoqëri me moral të korruptuar nuk gjen dot drejtësi, edhe kur në të ka njerëz të mirë dhe të drejtë, sepse mbizotërimi i së ligës krijon një klimë dhe kulturë mosbesimi, e cila nga ana e saj, vetëm se rrënjos korrupsionin moral dhe ruan status quo-në e së ligës në këtë shoqëri.

Kështu që korrupsioni duhet shpallur armik kombëtar, sepse ai degradon qeverisjen, mbarëvajtjen e shtetit dhe të institucioneve të drejtësisë. Degradimi i tyre mbjell klimën e mosbesimit tek qytetarët, të cilët ose do të vuajnë duke sharë e mallkuar gjithë politikën dhe institucionet e shtetit, ose do të përshtaten me të, duke e praktikuar korrupsionin si mjet jetese dhe zgjidhje për hallet dhe nevojat e tyre, ose do të emigrojnë jashtë vendit, ku shpresojnë të gjejnë një rend më të drejtë e më të mirë.

Dhe një shtet, të cilin nuk e duan qytetarët e tij, nuk kanë besim tek institucionet e tij, ku ryshfetin e shohin si mjetin e vetëm të zgjidhjes së problemeve, ose preferojnë më mirë ta braktisin për të shpëtuar nga ligësia e tij, është një shtet i dështuar. Dhe një shtet i dështuar përbën rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe vendit që ai qeveris.

Një njeri i korruptuar, sidomos një nëpunës i shtetit, edhe nëse shitet si patriot, ai është armik i kombit, sepse shikon vetëm përmbushjen e interesit të tij të ngushtë dhe me një akt të tillë, ai dëmton shtetin dhe kontribuon në rrënjosjen e klimës së korrupsionit dhe padrejtësisë, të cilat i vënë flakën sigurisë, rendit, zhvillimit dhe ekonomisë së një vendi.

Kështu që ata që e ushqejnë dhe mbajnë në këmbë korrupsionin, duhen shpallur armiq të kombit dhe të shtetit dhe duhen trajtuar si të tillë.

Nëse korrupsioni moral dhe ai ekonomik nuk luftohet me këtë ashpërsi dhe nëse qytetarëve nuk iu kthehet besimi tek institucionet e qeverisjes dhe drejtësisë, dhe për rrjedhojë edhe tek njëri-tjetri, atëherë ky vend nuk bëhet dhe as ka për t’u bërë ndonjëherë për së mbari. Dhe do të duhet të pranojmë me dhimbje, se fqinjët tanë dashakeqë kanë pasur të drejtë kur thoshin se, shqiptarët nuk janë të aftë të vetëqeverisen. Të korruptuarit, para se të shpien ujë në mullirin e interesit të tyre, e shpien atë më parë në mullirin e armiqve të shqiptarëve.

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
BE, gati një goditje të madhe për Orban

BE, gati një goditje të madhe për Orban

Spanja dhe Argjentina, drejt “Finalissima”-s

Spanja dhe Argjentina, drejt “Finalissima”-s

Vera, vapa dhe terrorizmi meteorologjik

Vera, vapa dhe terrorizmi meteorologjik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni