Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Jürgen TODENHÖFER: Vajtojmë viktimat e Parisit: shkaku janë luftërat tona, jo Islami

by te Sheshi
22/11/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Jürgen TODENHÖFER: Vajtojmë viktimat e Parisit: shkaku janë luftërat tona, jo Islami

Të dashur miq, kush ka zemër është sot me mendim dhe shpirt tek viktimat e Parisit, dhe vuan e qan me familjet e tyre. Vdekja është vdekje, paçka kë merr. Sot unë jam francez!

Për terrorizmin nuk mund të jepet falje, por ka arsye. Nuk është Islami arsyeja e terrorit ISIS, por luftërat e Perëndimit. Mbi të gjitha, lufta e Irakut e George Bush-it, i cili që nga tetori i vitit 2003 drejtonte themelimin e ISIS-it.

Ne nuk duhet të harrojmë që Perëndimi ka vrarë me qindra vite në Lindjen e Mesme. Miliona myslimanë, gra dhe fëmijë, i ka përndjekur dhe i ka vrarë. Pjesës më të madhe në Perëndim kjo nuk i ka interesuar kurrë. Ishin thjesht myslimanë që vdiqën atje! Amerikanët, rusët e francezët vrasin akoma dhe sot, çdo ditë, civilë të panumërt në Siri. A vuajmë ne për ta?

Perëndimi ka bërë luftë në Lindjen e Mesme. Sot lufta kthehet mbrapsht drejt Europës. Dhe ne nuk e dimë që është pikërisht dhuna jonë e cila na gjuan mbrapsht si një bumerang. Sartri e ka thënë këtë pothuajse para një shekulli. Vetëm atëherë kur ne ta kuptojmë vërtet rolin e Perëndimit do ta thyejmë spiralen e pambarueshme të dhunës dhe kundërdhunës.

Franca nuk është Gjermania. Posaçërisht regjimi francez ka në Lindjen e Mesme një të shkuar të errët, si fuqi koloniale dhe si agresor militant. Gjermania jo. Kur bëhej fjalë për të ndërhyrë në botën militante myslimane, ishte Franca gjithnjë e para. Francezët kanë vrarë një milion algjerianë. Në Kanalin e Suezit, në Libi, në Mali dhe në shumë vende të tjera, kanë qëlluar me trupat e tyre në mënyrë brutale.

Politika e tyre e integrimit racor ka dështuar. Kullotat e qyteteve franceze janë një vatër e krimit dhe terrorizmit. ISIS-i e ka të lehtë për të gjetur aleatë në Francë. Ky nuk është aspak faji i francezëve të thjeshtë, e aspak i viktimave të pafajshme të Parisit, por shumë i atyre burrave si Sarkozi. Unë e dua Francën dhe atje kam studiuar. Fëmijët e mi kanë nënshtetësi franceze, por politikën e jashtme të Francës unë e refuzoj.

Gjermania nuk duhet të pësojë të njëjtin fat tragjik si Franca. Kur ne ta drejtojmë udhëheqjen tonë për zgjidhje të zgjuara dhe të drejta në Lindjen e Mesme, kur ajo të ndalojë së çuari armë në terrenet e luftës, kur ajo dhe ne të tërë ta trajtojmë më në fund botën myslimane, si dhe bashkështetasit tanë myslimanë, ashtu siç ne vetë duam të trajtohemi, fjala magjike në luftë kundër terrorizmit quhet integrim i drejtë.

Mbi pesë milionë myslimanë gjermanë e refuzojnë ISIS-in. ISIS-i i sheh myslimanët demokratikë nga Gjermania si armiq lufte. Këtë ma kanë thënë gjithnjë në “Shtetin Islamik”. Nga nëntë mijë gjermanë selefitë, janë maksimumi tre mijë të gatshëm për luftë, e, me këtë, mbështetës potencialë të ISIS-it.

Unë u apeloj sot të gjithë selefitëve kundër dhunës, e 99,9% të myslimanëve të Gjermanisë: Ju lutem, ndihmoni që ne në Gjermani të mos marrim asnjë sjellje franceze apo angleze. Në dhjetëvjeçarët e fundit asnjë islamik nuk është vrarë nga një gjerman i vetëm në Gjermani. Ndihmoni që kjo të qëndrojë po kështu. ISIS-i nuk është rrezik vetëm për jomyslimanët. Ai është një rrezik i madh edhe për Islamin. Ju nuk duhet të shihni pa fakte. Gjermania është gjithashtu atdheu juaj. Ndihmoni të ruajmë paqen në rrugët tona!

Tek gjermanët jomyslimanë unë apeloj: Mos i merrni bashkështetasit tanë myslimanë dhe miq si pjesë e shumicës së kolektivit. Ata mund të bëjnë saktësisht aq pak për terrorizmin pervers ISIS sa ç’mund të bëni dhe ju për terrorizmin pervers të gjermanëve të krahut të djathtë, të cilët i dogjën refugjatët dhe që prej ribashkimit kanë vrarë në mënyrë kafshërore 180 njerëz.

Por atentatorëve të Parisit ju them: ju jeni blasfemues! Eshtë një fyerje e madhe ndaj Zotit kur gjatë vrasjes së të pafajshmëve thërrisni Allah!  Kush ua jep të drejtën ta ngatërroni Zotin me fantazitë tuaja të dhunës?

Kur’anin njeriu duhet ta lexojë me zemër, e jo me kallashnikov. Atëherë gjen udhëzime të mrekullueshme të Zotit. Prej atyre duhet ta kishit lidhur jetën tuaj.

Kur’ani thotë:

Ju duhet të besoni dhe të kryeni vepra të mira. (25:70)

Dhe bëni mirë, se me të vërtetë Zoti i do ata të cilët bëjnë vepra të mira. (2:195)

Zoti i ndalon ato gjëra të cilat janë të dëmshme, të neveritshme dhe të dhunshme. (16:90)

Luftojeni të keqen me të mirë. (13:22)

Mos përhapni të keqen në tokë. (2:60)

Shpërndani paqe mes njerëzve. (2:224)

Kush fal, qëndron në mënyrë të sigurt me Zotin. (42:40)

Mos e vritni veten tuaj. (4:29) [ndalesa ndaj vetëvrasjes]

Kush vret një njeri, është njëlloj sikur të kishte vrarë gjithë njerëzimin. (5:32)

Zoti e ndalon rreptësisht vrasjen e të pafajshmëve. Me vrasjet tuaja barbare nuk do të shkoni asnjëherë në parajsë, por, padyshim, afër George W. Bush-it, duke u djegur në ferr. Ju jeni shpirtra të humbur. Për këtë botë dhe për tjetrën!

Përktheu nga gjermanishtja: Mikaela Avdia – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Avioni ndryshe nga të tjerët: nga Londra në New York për 3 orë

Avioni ndryshe nga të tjerët: nga Londra në New York për 3 orë

Fushë Kruja nën ujë (video)

Fushë Kruja nën ujë (video)

Më 28 nëntor në Prishtinë, duhet të jetë festë apo protestë?

Më 28 nëntor në Prishtinë, duhet të jetë festë apo protestë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni