Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Josef MARTINSEN*: Katandisja e grave të përdhunuara gjatë luftës, turp për ty Kosovë!

by te Sheshi
25/07/2016
in Opinione
Reading Time: 7 mins read
A A
Nga Josef MARTINSEN*: Katandisja e grave të përdhunuara gjatë luftës, turp për ty Kosovë!
8
SHARES

Me keqardhje të madhe po  e  përjetoj një qëndrim negativ të paimagjinueshëm nga qeveria dhe parlamenti i Kosovës për të drejtat e njeriut të grave, e në veçanti për gratë e dhunuara seksualisht dhe ato të dhunuar gjatë luftës së viteve 1998-99 .

Një popull që para  shtatëmbëdhjetë vjete u shpëtua nga perëndimi dhe që mori miliarda euro / dollarë në mbështetje, në këto shtatëmbëdhjetë vjet autoritetet i kanë lënë pas dore krejtësisht  viktimat  e pafuqishme të luftës në Kosovë, ato të abuzuara seksualisht dhe gratë e përdhunuara. Udhëheqësit politikë gjatë gjithë këtyre viteve që kur Kosova u çlirua kanë dështuar për t’i ndihmuar këto gra viktima që të kenë një jetë dinjitoze. Sundimi i ligjit dhe i drejtësisë për gratë mungon në Kosovë. Perëndimorët duhet të bëjnë që Kosova të jetë përgjegjëse për mungesën e sundimit të ligjit, barazisë para ligjit dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi për gratë.

Më vjen keq që më  duhet të shkruaj këtë artikull për Kosovën dhe për faktin si ajo nuk arriti të kujdeset për viktimat e saj më të rrezikuara të luftës 1998-99.

Pasi kam ndjekur  për gjashtëmbëdhjetë vite nga afër historinë në krijim të  shtetit më të ri të Kosovës, unë ndjehem i turpëruar se si  ajo si një shtet sovran  i është shmangur përgjegjësisë që ka ndaj viktimave të dhunës seksuale të kryera gjatë luftës.

Hera e parë kur e  kam ngritur këtë çështje publikisht ishte në vitin 2010  kur e kam prezantuar librin tim të dytë “Çfarë ndodhi në Kosovë? 1998-99- një dokumentacion” në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë.  Hera e dytë ishte në vitin 2014  kur kam prezantuar trilogjinë time  për krimet e luftës, dy libra dhe një film  dokumentar.  Tani është hera e tretë që po e adresoj këtë çështje, dhe po ndihem shumë keq se si ende asgjë nuk është bërë për zgjedhjen e kësaj çështje, kompenzimin ose sigurimin e një pensioni për gratë që ishin sulmuar dhe abuzuar seksualisht gjatë luftës dhe  të cilat janë lënë anash nga shoqëria .

Gjashtëmbëdhjetë vite kanë kaluar që kur  krimet dhe abuzimet seksuale ndodhën.

Moszgjidhja e problemit të kompensimit, u ka shkaktuar këtyre viktimave  vuajtje dhe të tjera. Kosova u detyrohet të paktën një kërkim faljeje këtyre grave, por mua më duket që autoritetet më parë zgjedhin t’i shohin këto gra duke u zhdukur ose duke bërë vetëvrasje, se sa të bëjnë diçka për to.

Është turp se si asgjë nuk ka dalë nga bisedimet e autoriteteve për 16 vite. Asgjë nuk është zgjidhur  dhe asgjë nuk është premtuar.

Kush jam unë për të fajësuar të tjerët?

Unë jam Josef Martinsen. Takimi im i parë me Kosovën ishte  në korrik të vitit 1999 , duke e marrë përsipër punën si koordinator  në një program emergjent të quajtur “Heqja e trupave të njerëzve nga puset“. Unë isha i punësuar nga UNHCR( Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë) dhe NCA (Kisha Norvegjeze). Pas tetë muajsh në fushë, nga më shumë se 450 puse që dyshoheshin se kishin kufoma brenda, janë nxjerrë rreth 127 trupa, të cilët janë regjistruar dhe varrosur.

Pas punës time për UNHCR-në, kam shkruar një libër për puset, “Puset e vdekjes në Kosovë” që pasqyrojnë nismën time private lidhur me katërqind varreza masive të regjistruara dhe raportuara nga kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. UNMIK-u, dhe më vonë qeveria, nuk kanë hetuar  se si më shumë se 10,000 civilë shqiptarë, gra, fëmijë dhe burra janë vrarë qëllimisht në vitet 1998-99 dhe janë fshehur në varrezat masive në të gjithë Kosovën .

Në pranverën e vitit 1999 shumë prej këtyre varreve u hapën dhe u transportuan në Serbi në varre të reja masive për  të fshehur provat.

Bazuar në hulumtimet e mija dhe dokumentacionin që kam përpiluar për katër vite, që nga  2006-ta,  unë në vitin 2010 arrita ta botoj librin tim të dytë  të quajtur “Çka ndodhi në Kosovë 1998-99 Dokumentacion”. Së  bashku me një film dokumentar , këtyre  tri veprave i referohem dhe i quaj si  “Trilogji e Kosovës”.

Punën  time të plotë për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitet 1999-2010 dhe përfshirjen time mund ta gjeni në www.kosovotrilogy.com and www.truth-commission.com

Rasti

Rasti në fjalë ka të bëjë me mirëqenien e grave me të cilat është abuzuar seksualisht gjatë luftës së viteve 1998-99, dhe të drejtën e tyre për dinjitet dhe për një shpërblim të drejtë financiar. Këto gra të cilat qëndruan të forta gjatë luftës duke u kujdesur për familjet, fëmijët dhe shtëpitë, meritojnë nderim  nga shoqëria dhe jo  injorim.

Pas luftës, janë regjistruar rreth 20 mijë raste përdhunimi. Mjekët dhe spitalet jashtë vendit kanë bërë verifikimin e këtyre rasteve, ku më shumë se katërqind prej tyre ishin përtej të kuptuarit. Këto viktima është dashur të marrin kujdesin e duhur në çdo mënyrë të mundshme nga ana e shoqërisë, por kjo nuk ka ndodhur dhe viktimat janë ende duke vuajtur, ndërsa përfaqësuesit e tyre, d.m.th politikanët, nga pakujdesia e tyre e madhe, u sollën atyre një turp shtesë!

Shumë prej atyre, kanë lënë  atdheun e tyre dhe gjatë ikjes dorëzuan deklarata, të konfirmuar  nga mjekët, se ishin përdhunuar dhe, për shkak të qëndrimit të shoqërisë ndaj tyre, nuk panë mundësi tjetër, përveçse të largohen nga Kosova.

Natyra e luftës në Kosovë 1998-99 ishte asimetrike në të gjitha aspektet e fjalës, veçanërisht në rrethanat si në vijim:

-Ushtria, policia, milicia paramilitare dhe civile sulmuan dhe shkatërruan  popullsinë  e pa armatosur  civile shqiptare mbi një vit e gjysmë.

-Aktivitetet kriminale, të tilla si përdhunimi i grave, janë përdorur si një armë kundër shqiptarëve civilë.

-Gratë me të cilat u abuzua seksualisht mbetën papritur të braktisura nga shoqëria e pasluftës. Ato u bënë “persona të padëshiruar”, siç mund të shihet qartë nga burimet e mëposhtme:

– Historitë  e tmerrit 1998-1999 (History of horror 1998-99) nga Sanije Gashi (2010)

– Rrëfime Tronditëse (2003) nga Luljeta Selimi

– Pa Apologji (Ëithout  APOLOGJI) nga F. Ramosaj

-Dy vëllime të  dokumentacionit të Prof.Dr. Jusuf Osmanit (2016)

-“Krimet e Qeverisë serbe në Kosovë 1998 – 1999”, deklaron në faqen 67 Vol.1 se “Gruaja shqiptare ka qenë prej kohësh një objektiv i propagandës shoviniste serbe.

-Thënia  e Vasa Çubrilloviqit në vitin 1937 thotë që gruaja shqiptare  është njohur mirë: me ndershmërinë  e saj, ajo ka  penguar projektin serb për zhvendosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës me elementin serb”.

Qeveria dhe Parlamenti nuk arritën të nderojnë gratë për kontributin e tyre kur vendi u sulmua nga forcat serbe. Për gjashtëmbëdhjetë  vjet,  këtu dy instanca kanë injoruar 423 viktima të regjistruara, dhe femrat që u larguan  kanë  pritur për drejtësi dhe të drejta të barabarta. Presidenti i Kosovës, ministrat dhe deputetët e parlamentit  a e kanë  harruar vallë historinë e tyre bashkëkohore?

Njohuritë e tyre të  pamjaftueshme rreth  historisë në përgjithësi, dhe rezultatet e luftës në 1998-99 në veçanti, kanë sjellë vështirësi dhe turp për këto gra që meritojnë nder.

Kush është ngritur  në këmbë për gratë e  abuzuara seksualisht?

Përveç autorëve të librave rreth grave të dhunuara të përmendura më lart, jo shumë qëndruan në barrikada për këto viktima të abuzuara  dhe injoruara.

Kjo duhet të ketë qenë një fokus kryesor për OJQ-në, QKRMT (Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës), në  funksion për gjashtëmbëdhjetë vite. Por mua më duket se QKRMT ka shmangur vazhdimisht termin “gra të abuzuara seksualisht” nga veprimtaria e tyre, dhe është  fokusuar në termin  “torturë”, duke iu shmangur për të identifikuar saktë llojin e mizorisë që maskojnë të vërtetën.

Ashpërsia e kryerjes së abuzimit seksual ndaj njerëzve të cilët nuk mund të shmangin  situatat,  nuk  ka qenë e  reflektuar në qëndrimet e shoqërisë. Këto viktima janë më të rrezikuara nga të gjitha viktimat  e  luftës. Ato qëndruan duke mos pasur asnjë  shans kundër ushtrisë  së  armatosur  dhe paramilitare serbe. Nuk kishin askënd për t’i mbrojtur dhe nuk mund të iknin. Ato u detyruan të qëndrojnë pas në shtëpitë e  tyre për t’u kujdesur për  fëmijët, ushqimin dhe veshmbathjen, ndërsa burrat shkuan në shkurre dhe male për t’u fshehur.

Këto ngjarje nuk mund të injorohen  nga askush. Situata e rëndë për të paktën 423 raste  që janë plotësisht të dokumentuara nga mjekët dhe spitalet, duhet t’i alarmojë politikanët , studiuesit  dhe anëtarë të tjerë të vijës së frontit të shoqërisë.

E falenderoj  Prof. Dr. Jusuf Osmani që ka permendur këto viktima dhe të drejtën e tyre të qartë për barazi dhe drejtësi në punën e tij të plotë, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Por unë nuk kam asnjë dyshim se dikush brenda është armiqësor ndaj idesë së kompensimin të grave të dhunuara seksualisht. Kjo shkon gjatë gjithë rrugës deri në Parlament dhe Qeveri.

Le të jetë shumë e qartë se politikanët në Kosovë të cilët janë zgjedhur që nga viti 2000, kanë përgjegjësinë për situatën e tmerrshme të këtyre grave.

Është koha për të bërë një njoftim publik që njeh dhe shpall vështirësitë që këto gra  kanë duruar dhe për t’u dhënë atyre një kompensim të drejtë në mënyrë që ato të mund të përfshihen në shoqëri përsëri.

Përndryshe, ky është një turp i madh!

*Josef Martinsen, 76-vjeçar, i lindur në Stavanger të Norvegjisë, është i diplomuar si ushtarak ku edhe ka shërbyer për 17 vjet në pozita  të ndryshme brenda dhe jashtë vendit . 

Pas shërbimit në mbrojtje, Martinsen mori poste të ndryshme në biznes dhe në  banka private. Ai  në vitin 1989 u emërua në pozitën e ndihmësdrejtorit të divizionit në Bankën Qëndrore në Norvegji. Doli në pension të parakohshëm në vitin 1998. Në verë të vitit 1999 ai u angazhua nga NKN (NCA) dhe UNHCR për tetë muaj për të koordinuar një program emergjent të quajtur “pastrimi i puseve nga trupat e pajetë të njerëzve” në Kosovë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2010 ai ka shkruar dy libra dhe  ka inicuar  një film dokumentar në lidhje me katërqind varrezat masive që janë regjistruar nga GJND-ja (gjykata  në Hagë që u krijua në vitet ’90)  që janë raportuar  në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në nëntor të vitit 1999.

Për më shumë informacione mund të shkarkoni dy libra dhe një film pa pagesë në:

www.kosovotrilogy.com dhe www.truth-commission.com

 /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Një antibiotik natyral kundër virozave

Një antibiotik natyral kundër virozave

Pas miratimit, politika i rikthehet reformës në drejtësi: tashmë për ta komentuar

Pas miratimit, politika i rikthehet reformës në drejtësi: tashmë për ta komentuar

Prishtinë: Era e fortë rrëzon shtyllën e ndriçimit

Prishtinë: Era e fortë rrëzon shtyllën e ndriçimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni